Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė edicionin e sivjetmė tė Eurovisionit, Juliana Pasha, ka siguruar kualifikimin pėr finalen e tė shtunės duke hyrė nė grupin e dhjetė vendeve qė u kualifikuan nga gjysmėfinalja e parė.

"Ėshtė momenti mė i bukur i jetės time. Ndjej se Europa u bė njė familje sot nė skenė", ka qenė komenti i kėngėtares shqiptare nė konferencėn pėr shtyp tė organizuar menjėherė pas pėrfundimit tė natės sė parė gjysmėfinale tė festivalit evropian.

Versioni anglisht i kėngės "Nuk mundem pa ty", "It's All About You", me muzikė tė Ardit Gjebresė dhe tekst tė Pirro Ēakos dhe Gjebresė, nė finalen e 29 majit do ta ketė numrin rendor 15-tė, ashtu qė televotuesit shqiptarė jashtė Shqipėrisė mund tė votojnė kėtė numėr nė finale.