Ani pse koncepti Beachcomber nė panairin e sivjetmė nė Detroit tė SHBA-ve ėshtė dashur tė shėrbej vetėm si uverturė nė crossover-in e radhės Countryman, pas reagimeve tė mira tė publikut dhe medieve Mini ka vendosur qė tė fus nė prodhim.

Detaji mė i theksuar i Beachbomber janė dyert e tij, respektivisht mungesa e tyre. Nė fakt, Mini i ka paraqitur dy dyer tė lehta tė plastikės tė cilat mund tė ngjiten e largohen, ani pse tani pėr tani nuk dihet se si do tė duket zgjidhja e kėtij problemi.



Versioni serik i Beachcomber do tė duhej tė mbajė dimensionet dhe pjesėn dėrmuese tė pamjes nga koncepti, pėrfshirė edhe lartėsinė nga toka, si dhe transmetimin integral tė fuqisė nė katėr boshtet, ALL4, qė do tė duhej t’i ofronin atij kushtet shumė tė mira pėr terren. Ani pse Mini ende nuk ka konfirmuar asgjė zyrtarisht, mund tė pritet qė nėn kofanon e Beachcomber tė gjendet versioni i motorit 1.6 litėrsh me benzinė katėr-cilindėrsh me punė variabile tė ventileve, si dhe ai 1.6 litėrshi me naftė dhe 110 kuaj fuqi.