Teknologjia ėshtė e dobishme pėr njerėzit nė pėrgjithėsi, por kur ndalojmė sė menduari me kokėn tonė, atėherė ajo mund tė jetė edhe e rrezikshme. Njė amerikane ka paditur Google sepse kishte goditur automobilin e saj derisa po ecte nė rrugė.



Lauren Rosenberg, amerikania e cila dėmtoi automobilin nė rrugė, ka paditur kėrkuesin Google sepse ai i kishte dhėnė “udhėzime tė rrezikshme pėr ecje”.

Gruaja po pėrcillte udhėzimet gjatė shėtitjes ndėrmjet dy adresave nė Park City nė Utah. Nė udhėzime thuhej se duhej tė ecte gjysmė ore nė rrugėn e cila nuk ka komunikacion.

Nė padinė e saj thuhet se rruga nuk ėshtė e sigurt pėr kėmbėsorėt. “Si pasojė direkte e lėshimeve tė Google dhe pėr ofrimin e kėshillave tė papėrshtatshme, paditėsja ėshtė dėrguar nė rrugė tė rrezikshme, ndėrsa u godit nga njė automobil, duke i shkaktuar lėndime serioze fizike, emocionale dhe mentale”.

Rosenberg thotė se si dėmshpėrblim asaj duhet t’i paguhen mė shumė se 100.000 dollarė, ndėrsa edhe nga Google kėrkon tė njėjtėn shumė tė parave, si dhe paratė qė i kishte humbur gjatė kohės sa nuk kishte punuar.