Receta Gatimi

10 Keshilla mbi krijimin e nje logo-je.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28

    Post 10 Keshilla mbi krijimin e nje logo-je.

    Ne kete tutorial do te mesoni meteper per krijimin e logove !

    -Hapi 1 : Gjeja e pare qe duhet te mendojme para se te fillojme krijimin e logos.
    -Nje Logo eshte nje ikone e ndertuar nga texti ose simboli ose te dyja keto . Ajo duhet te pasqyroje kompanine tuaj -zemren, shpirtin dhe personalitetin e saj .Logo reflekton biznesin tend ne te gjitha aspektet , ne sherbime tuaja , ne produktet tuaja .Ajo duhet te kete nje veshtrim te forte dhe te jete e balancuar.

    -Hapi 2 : Thjeshtesia
    -Thjeshtesia e nje logoje eshte me superiore sesa nje logo shume e dizajnuar ne te gjitha anet.Nese nje logo eshte e dizajnuar se tepermi dhe me nje fjale kemi perdorur shume ngjyra dhe kemi bere shkallavina ne te atehere ajo do te veshtrohet nga konsumatori me nje sy te keq dhe do te jete shume e veshtire per ty shtypyr ne nje leter sepse i humb kualiteti , d.m.th nje logo duhet te kete me se shumti 2-3 ngjyra jo shume elemente . Paramenoni pak logo e apple ose cocacola , nike etj ato jane teper te thjeshta dhe shume te bukra .

    -Hapi 3: Paharrueshmeria
    -Siq thame ne hapin e dyte thjeshtesia ben qe logo e juaja te mos harrohet nga klientet , dhe kur nje dite te shofin logon e juaj do ta perkujtojne menjeher biznesin tuaj , paramendoni pak a harrohet dot logo e nike ? pergjigja eshte jo ! sa here qe shohim ate logo ne menjehere e dime se per qka behet fjale .Shtrohet pytja : Si ta bejme nje logo qe te mos harrohet ? athere une do tj pergjigjem me nje fjali te thejshte : Mos kopjoni simbole ose elemente qe kan perdorur firma para jush , perdorni ngjyra vequese dhe te kombinuara , keshtu klientet nuk do ta harrojne kurre .

    -Hapi 4 : Me Madhesi qe ndryshohet.
    -Qfare kam dashtur te them me kete titull(madhesi qe ndryshohet)?- Ajo qfare deshta te them eshte se logo duhet punuar ne ate menyre(thjeshtesia-hapi 2) qe te mund te nryshohet madhesia per vizit karte , broshure etj(materiale te marketingut) duke mos i humbur kualiteti . Pra duhet ta beni nje logo me nje font te thjeshte(Sans-Serif) qe te mund te zmadhohet . Kurse per simbolin me siguri keni bere pytjen si ta zmadhojme ate pa i humbur kualiteti ? - Se pari ate e punoni ne nje format shume te madh (X-Large) qe nese do ta reklamoni ne ndonje broshure ate do ta merrni nga psd e juaj me ate format te madh dhe do ta transferoni ne qfaredo madhsie me te vogel qe doni.(pasi ta keni bere simbolin mos harroni ta transferoni ne madhsine per tu pershtatur me text .

    -Hapi 5: Ngjyrat
    -Nese jeni duke krijuar nje logo me shume ngjyra(stil ylberi) me mire mbarojeni qe aty , sepse ne nje logo nuk duhet perdorur shume ngjyra , siq thame edhe ne hapin 2 ajo duhet te kete me se shumti 3 ngjyra te kombinuara mes textit dhe simbolit te asaj logo-je . P.Sh marrim se kompania juaj merret me mirembajtjen e mjedisit atehere jau preferoj ngjyren gjelber sepse ajo perfaqson jeten,natyren dhe pasterti. P.sh keni bere nje forum argetues atehere jau preferoj ngjyren blu(kalter) sepse ajo perfaqson freski . Marrim pershembull lirenti dhe mendojme se kjo eshte nje logo per forum :lirenti.com
    atehere textin lirenti e bejme me te zeze nese prapavija eshte e bardhe (nese prapavija eshte e zez atehere textin lirenti e bejme te bardhe) kurse textin .com e bejme te kalter dhe keshtu logo do te kombinohet me simbolin(simboli duhet te jete me po te njejtat ngjyra-ne kete rast blu dhe bardhe).

    -Hapi 6: E Perjetshme
    -Ne rregull te gjithe e njofim kompanine dhe logon IBM , e dime se ajo logo eshte shume heret kur programet e dizajnimit nuk egsistonin ne ate kohe dhe qe deri me sot ajo logo eshte ende e pandryshuar , dhe sa here e veshrojme do ta pelqejme . Ju beni te njejten gje krijoni nje logo dhe mos e ndryshoni kurre , sepse nese ndryshohet here pas here klientet do ta harrojn dhe nuk do ta dine se per cilen kompani kemi te bejme .

    -Hapi 7: Unike
    -Unikshmeria eshte nje fjale qe me mire te themi te shqiptaret nuk egsiston shume , me mire te themi ralle , nrregull ajo qe dua te them se nese doni nje logo unike atehere me nje fjale nxejeni karrigen dhe punoni shume , perpiquni shume qe te krijoni nje simbol te veqante me tematike biznesin tuaj ,paraqitni idet tuaja ne fletore pik se pari pastaj perpunoi ato ne programet e grafik dizajnit , beni kombime ndermjet ngjyrave , dhe nje gje me rendesi se para se ta perfundoni logon e juaj provojeni ate ne shume menyra , dhe kur te dale me e bukura ate zgjedheni si logo perfundimtar.

    -Hapi 8 : Fonti i Logos
    - Sigurohuni qe mos te perdorni qfaredo fonti abstrakt ose shume te komplikuar me nje fjale . Une jau sygjeroj nje font te thjeshte siq eshte arial,century gothic etj... d.m.th ta perdoni nje font sans-serif , p.sh keni nje faqe me humor atehere perdorni nje font me shkronja me te crregulluara dhe do duket me bukur , po nese keni nje faqe serioze perdorne nje font te drejte dhe te bukur per sy.Ajo qe dua te them eshte qe fonti ka rendesi ne nje logo , po qe nje font i komplikum ose i transformuar ne forma te ndryshme gjeometrike , logo juaj do te dali e keqe.

    -Hapi 9 : Jo Kopjime
    -Mos kopjoni logot e e kompanive me te medha ne bote , sepse ato nuk te famshme per shkak te logove ato, ato jane te fmashme per shkak te numrit te vizitorve , pra ju beni nje logo duke ndjekur hapat me nalt . Kopjimi eshte nje gje shume e keqe , dhe po kopjuat jua garantoj qe gjitha puna do shkoj keq.

    -Hapi 10:Provo stilin vektor
    -Koheve te fundit vektoret po shumfishohen ne logo , dhe dita e dites po behen me te bukura. Ju mundohuni qe nje simbol ta beni sa me bukur , me reflektime , me nje hijezim etj , por mos harroni ato qe thashe me nalt , ngjyrat madhsia ,jokopjimi dhe unikshmerria hjane shume te rendeshime, simbole vektor ka shume qe gjenden free ne websajte te ndryshme , ju kurrsesi mos i merrni ato nese doni nej faqe serioze , por insipirohuni nga ato.

    Ky tutorial u krijua nga : Andi Berisha

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume shume te vlefshme per te krijuar nje Brand!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 11 vjecarja fitoi 20,000$ per krijimin e nje aplikacioni per Smartphone
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-09-2012, 08:20 PM
  2. Nje logo per........
    Nga 3r1k0 nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 08:38 PM
  3. 10 programet me te mira per krijimin e vidiove
    Nga argent nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-11-2010, 11:34 AM
  4. Facebook do tė mundėsojė krijimin e grupeve private
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2010, 07:11 AM