Receta Gatimi

Rezultati i sondazhit: Cfar shenje horoskopi jeni?

Votuesit
20. Ju nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • DASHI

    1 5.00%
  • DEMI

    1 5.00%
  • BINJAKET

    3 15.00%
  • GAFORRJA

    5 25.00%
  • LUANI

    1 5.00%
  • VIRGJĖRESHA

    1 5.00%
  • PESHORJA

    2 10.00%
  • AKREPI

    2 10.00%
  • SHIGJETARI

    1 5.00%
  • BRICJAPI

    0 0%
  • UJORI

    1 5.00%
  • PESHQIT

    2 10.00%

Shenjat astrologjike


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Shenjat astrologjike

    SHENJAT ASTROLOGJIKE

    DASHI

    MOTOJA: UNĖ JAM
    KARAKTERISTIKAT: Ndėrmarrės, i guximshėm, impulsiv, kokėfortė, dinamik. Ka energji tė madhe, por nuk ka vullnet tė qėndrueshėm. Ka bukurinė fizike. Bėn luftė tė pėrjetshme dhe ėshtė nė aktivitet tė vazhdueshėm. Adhurues i sportit dhe i tė gjitha aktiviteteve fizike.
    PLANETI: Marsi.
    PROFESIONI: Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitės, floktar.
    MANGĖSIA: Arrogant, i pamatur.

    DEMI

    MOTOJA: UNĖ KAM
    KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshėm, kėmbėngulės, inert. Ka njė vullnet tė jashtėzakonshėm. Adhuron shtėpinė dhe familjen. Ėshtė i dhėnė pas pėrfitimeve ekonomike. Nuk heq dorė lehtė. I do gjėrat luksoze, stolitė, rrobat e bukura. Mund tė jetė tepėr i bukur, ose i shėmtuar.
    PLANETI: Venera.
    PROFESIONI: Artist, kreator mode, lulishtar, ėmbėltor, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, skulptor, shkencėtar.
    MANGĖSIA: Posesiv, i ngutshėm.

    BINJAKĖT

    MOTOJA: UNĖ MENDOJ
    KARAKTERISTIKAT: I shpejtė, i zhdėrvjelltė, kureshtar, komunikues, i shoqėrueshėm, i aftė. Bėn disa punė njėkohėsisht. Nė fytyrė mban maskė. E do dijen vetėm pėr vete. Ka pamje rinore dhe shpirt tė ri.
    PLANETI: Merkuri.
    PROFESIONI: Jurist, ekonomist, matematikan, shkrimtar, shkencėtar, shahist, basketbollist, artist, spiker, mėsues, postier, tregtar, nėpunės, zanatēi, botues.
    MANGĖSIA: Sipėrfaqėsor dhe mosmirėnjohės.

    GAFORRJA

    MOTOJA: UNĖ NDIEJ
    KARAKTERISTIKAT: Epshor, misterioz, i pėrkushtuar. Ka imagjinatė tė bujshme. Nė aspektin amėsor ėshtė i butė. I do shtėpinė dhe familjen. Ka vullnet tė dobėt dhe ėshtė i dhėnė pas pijes. Rėndom personat e kėsaj shenje nėnat i pėrmbytim me ndjeshmėri tė tepruar. Kjo ėshtė shenja astrologjike mė emocionale. Ka imagjinatė tė fortė.
    PLANETI: Hėna.
    PROFESIONI: Fotograf, aktor, marinar, hotelier, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, shtegtar, ekonomist, mėsues, psikoterapeut.
    MANGĖSIA: Sė tepėrmi i ndjeshėm, koprrac.

    LUANI

    MOTOJA: UNĖ DUA
    KARAKTERISTIKAT: Dėshiron tė jetė nė qendėr tė vėmendjes, nė krye tė aksionit. I do jetėn, fėmijėt, pushtetin. Dėshiron tė urdhėrojė, tė shtypė. Ėshtė autoritar, shpirtgjerė dhe elegant. Bie nė komplimente. Me kalimin e viteve e humb elanin jetėsor. Nėse niset rrugės religjioze, bėhet pėrjashtues dhe dogmat.
    PLANETI: Dielli.
    PROFESIONI: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankier, argjendar.
    MANGĖSIA: Snobizmi.

    VIRGJĖRESHA

    MOTOJA: UNĖ ANALIZOJ
    KARAKTERISTIKAT: Preciz, i ndėrgjegjshėm, pedant, racional, mosbesues. Bashkėpunėtor i shkėlqyeshėm, tek i cili gjithnjė mund tė mbėshteteni. Mė shumė beson nė arsye sesa nė intuitė. Ėshtė i dhėnė pas shėndetit, bujqėsisė, por edhe artit. Jeton nga puna e vet.
    PLANETI: Merkuri.
    PROFESIONI: Farmacist, tregtar, shkrimtar, gjuhėtar, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
    MANGĖSIA: Ėshtė vesveseli, cikėrrimtar.

    PESHORJA

    MOTOJA: UNĖ MAT
    KARAKTERISTIKAT: I kujdesshėm, i matur, harmonik, pajtohet mirė me tė tjerėt. Ėshtė estet i madh. Ka bukurinė, graciozitetin, pamjen transparente. Nė punė ėshtė diplomat, nė shtėpi nuk ėshtė taktik. E do punėn ekipore, elegancėn dhe ka shije tė mirė.
    PLANETI: Venera.
    PROFESIONI: Jurist, gjykatės, aktor, kėngėtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, mėsues.
    MANGĖSIA: Tekanjoz, harxhon shumė.

    AKREPI

    MOTOJA: UNĖ DĖSHIROJ
    KARAKTERISTIKAT: Kanė vullnet tė fortė, janė dinamikė, tė shpėrqendruar, kėmbėngulės dhe seriozė. I tėrheqin provokimet. Janė enigmatikė, misterioz dhe tė errėt. Bėjnė gjithēka pėr miqtė, por gjinisė tjetėr nuk i besojnė. Motoja e tyre ėshtė "gjithēka ose asgjė". Janė dashnorė tė mėdhenj dhe shkencėtarė.
    PLANETI: Plutoni.
    PROFESIONI: Financier, psikiatėr, detektiv, avokat, spiun, speleolog, okultist, tregtar.
    MANGĖSIA: Xheloz, hakmarrės.

    SHIGJETARI

    MOTOJA: UNĖ KUPTOJ
    KARAKTERISTIKAT: E do lirinė, ėshtė entuziast, gaztor. Ėshtė tip sportiv, ka njė energji tė jashtėzakonshme, lakmitar i madh. I do udhėtimet, filozofinė, arsimimin. E pėrcjell fati. Kryelartė, snob, por gati gjithnjė nė anėn e ligjit.
    PLANETI: Jupiteri.
    PROFESIONI: Gazetar, ambasador, jurist, filozof, shtegtar nėpėr botė, gjykatės, mjek, person religjioz, person qė pėrkatėsinė e tij e lidh me institucionet shtetėrore dhe publike.
    MANGĖSIA: I mungon guximi.

    BRICJAPI

    MOTOJA: UNĖ SHFRYTĖZOJ
    KARAKTERISTIKAT: Serioz, mendimtar, ambicioz, synon suksesin nė moshėn e shtyrė. Ėshtė kėmbėngulės, ka vullnet tė madh, i menēur, shpirtėror, i pasigurt, por materialist dhe egoist. Arrin ēdo gjė qė i pėrkushtohet. Nuk kėrkon mirėnjohje pėr vete. Kontrollon ndjenjat.
    PLANETI: Saturni.
    PROFESIONI: Murator, kopshtar, murg, eremit, polic, drejtor, menaxher, artist, kompozitor, piktor, skulptor, kontabilist.
    MANGĖSIA: I turpshėm.

    UJORI

    MOTOJA: UNĖ DI
    KARAKTERISTIKAT: Individualist, origjinal, jokonvencional, adhurues i sė vėrtetės. Ėshtė kontrovers, i pakapshėm, mendjelehtė, joshės, boem, kumarxhi. Shpik ide tė reja. Nuk e duron kontrollin.
    PLANETI: Urani.
    PROFESIONI: Fotograf, inxhinier, kompjuterist, regjisor, aktor, balerin, shpikės, hulumtues, fizikan, antikuar, gazetar, okultist, profesione tė reja.
    MANGĖSIA: Egoist kundruall tė afėrmve dhe human ndaj tė tjerėve.

    PESHQIT

    MOTOJA: UNĖ BESOJ
    KARAKTERISTIKAT: Person jo i drejtpėrdrejtė, enigmatik, romantik, hipersensitiv, selektiv. Megjithėse i kupton gjėrat mė mirė se tė tjerėt, ka dėshirė tė bėjė dredhi. Ėshtė simbol i njeriut universal. Tolerant, emocional, por nė punė ėshtė lider. Jeton nė botėn e imagjinatės. Ka intuitė tė fortė. Ėshtė vizionar dhe ndėrmjetės i shkėlqyeshėm.
    PLANETI: Neptuni.
    PROFESIONI: Profesionet qė lidhen me spitalin, institucionet sociale, okultizmin, artin, posaēėrisht piktura dhe aktrimi.
    MANGĖSIA: Dyfytyrėsia.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    po pikes i ke rene mo altin ne ajo imja, po po

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    Cila shenje je me

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    Planetėt

    Dielli

    Dielli personalizon esencėn e njeriut, personalitetin e tij. Ai po ashtu pėrfaqėson unin aktiv dhe treguesin bazilar tė sjelljes sė njė individi. Dielli ėshtė baza e karakterit dhe e vullnetit, i cili shpreh potencialin e energjisė qė kemi, krijimtarinė, marrjen e njė pozicioni nė jetė dhe qė pėrgjithėsisht ofron pėrmasat e njė individi. Virtytet diellore janė: ndershmėria, kuraja, pėrbuzja e rrezikut, zemėrmadhėsia, por tė cilat shumė lehtė mund tė kalojnė nė: mashtrim, krenari, mendjemadhėsi dhe autoritarizėm. Nė tema natale, Dielli pėrfaqėson njė figurė mashkullore, edhe pse vlera e tij simbolike ėshtė e influencuar nga pozicioni i planetėve tė tjerė. Ne trupin njerėzor, Dielli ėshtė i identifikuar nė krahun e djathtė tė trupit, ose nė zemėr. Shenjė shtėpiake e tij ėshtė luani.

    Hėna

    Hėna ka njė imazh femėror dhe amėsor, pėrfaqėson unin marrės, kontaktet emotive me botėn rrethuese. Hėna korrespondon me fėmijėrinė dhe ka lidhje tė forta me prehrin amėsor dhe nga ana e karakterit pėrcakton mentalitetin fėmijėror, mungesėn e eksperiencės, pakujdesinė. Nga njė anė ėshtė element i pasigurisė e konservatorizmit, nga ana tjetėr e surprizės dhe e papėrcaktimit tė reagimit, por edhe e imagjinatės dhe e pėrshtatshmėrisė me ambientin. Nė sferėn natale Hėna pėrfaqėson gruan. Ajo ėshtė komponent i domosdoshėm pėr inteligjencėn, e cila, n.q.s. ėshtė nė pozicion tė keq, mund te krijojė nervozizėm, forma tė tjera paqėndrueshmėrie nervore. Nė trupin njerėzor, Hėna identifikohet nė zonėn e gjinjve dhe pjesėn e majtė tė trupit. Bashkimi Diell-Hėnė ka simbolizuar gjithmonė binomin mashkull–femėr, domethėnė realitet dhe ėndėrr, dritė dhe errėsirė. Shenja e saj shtėpiake ėshtė gaforrja.

    Merkuri

    Ėshtė planeti mė afėr Diellit. Nė astrologji Merkuri pėrfaqėson kontaktin me botėn e jashtme. Pra, ky planet simbolizon inteligjencėn, perceptimin intelektual tė lidhur me dinakėrinė, zotėsinė dhe llogaritjen. Po ashtu jep edhe njė vizion nė perspektivė tė gjėrave, qė lejon sensin e humorit dhe njė ndarje nga pasioni, qė favorizon sensin kritik, kundėrshtimin dhe kapacitetin e pėrshtatshmėrisė. Duke rregulluar dėgjimin dhe zėrin, Merkuri kontrollon shkėmbimin e ideve si dhe instrumentet teknike, tė cilat favorizojnė komunikacionin (shtypin, telefonin….), ushtron influencė nė fushėn e tregtisė, tė shkencės dhe tė letėrsisė. Merkuri korrespondon me adoleshencėn, me padurimin e tij dhe me gatishmėrinė e reflekseve mendore. Nė sferėn natale, Merkuri pėrfaqėson vėllezėrit, fėmijėt dhe burrin e ri. Ne aspektin fizik, ai pėrfaqėson nervat, mushkėritė, daullen e veshit dhe vetė veshėt. Shenjat e tij shtėpiake janė, binjakėt dhe virgjėresha.

    Venera

    Venera gjithmonė ka simbolizuar dashurinė, kontaktin e ndjenjave me botėn e jashtme, domethėnė fillimin e pėrshtatshmėrisė sociale tė individit: nga njėra anė kapacitetin pėr tė dashuruar, nxehtėsinė dhe intensitetin e ndjenjave dhe tė ndjeshmėrisė, kurse nga ana tjetėr sensin e paraqitjes, transformimet artistike, shijet e sė bukurės e tė lumturisė. Nga kėtu zhvillohet tėrheqja personale, mundėsia e sukseseve nė fushėn e dashurisė, dėshira pėr qetėsi, lumturi e harmoni rreth vetes. Edhe dėshira pėr tė shkuar mirė me tė tjerėt ėshtė element i Venerės. Ne sferėn natale ajo pėrfaqėson edhe ndihmėn e fatit dhe mbrojtjen e shėndetit. Nė trupin fizik rregullon metabolizmin dhe funksionet e veshkave dhe korrespondon me ovalet. Venera ka si qėndrim tė saj kryesor peshoren, ndėrsa qėndrimin bazė nė shenjėn e demit.

    Marsi

    Marsi konsiderohet si planet sundues i shenjės sė dashit, ndėrsa pėr disa astrologė edhe i akrepit. Marsi shoqėrohet me fshehtėsi, agresion, energji, ambicie dhe mospėrmbajtje. Marsi ėshtė sundues i shtėpisė sė parė dhe asaj tė tetė. Para sė tė zbulohej planeti i Plutonit, Marsi ėshtė konsideruar si sundues i shenjės sė akrepit. Njė mori astrologėsh modernė e konsiderojnė Plutonin si sundues tė shenjės sė akrepit, por shumica sish janė tė mendimit se Marsi ėshtė bashkėsundues i kėsaj shenje. Astrologėt tradicionalė ndėrkaq i referohen Marsit si sunduesit tė vetėm tė kėsaj shenje. Nė astrologjinė kineze, Marsi sundohet nga elementi i zjarrit, qė pėrfaqėson pasionin, energjinė dhe aventurat. Edhe nė astrologjinė indiane ky planet pėrfaqėson energjinė, fshehtėsinė dhe egon.

    Jupiteri

    Jupiteri ėshtė planeti mė i madh i sistemit diellor. Influenca e tij ka njė karakter pėrmbledhės. Nė fakt, ai shpreh integrimin e lumtur nė jetė, simbolizon gėzimin pėr tė jetuar, pėrfshirjen nė shoqėri dhe shpirtin e drejtėsisė. Nga Jupiteri varen fjalėt, pėrpunimi i gjuhės, euforia dhe kėnaqėsia materiale, si dhe dėshira pėr paqe e qėndrueshmėri. Tradita e lidh Jupiterin me pasurinė dhe fatin, besimin nė vetvete dhe tėrheqjen personale, e cila e hap rrugėn drejt suksesit nė botėn e tregtisė e tė parasė, por edhe tė lumturisė personale. Nga Jupiteri, nė tė vėrtetė, vijnė cilėsitė, si: simpatia, lehtėsia e bashkėbisedimit, cilėsia e bindjes dhe dėshira pėr tė bindur. Si burim i jetės dhe i drejtėsisė, ky planet pėrfaqėson pikėn e forcės nė sferėn natale, duke bėrė ndėrmjetėsin midis individit dhe botės rrethuese. Nė pozicion negativ mund tė prezantohet si pak human dhe kokėfortė. Fizikisht Jupiteri korrespondon me gjuhėn, gojėn, e sytė dhe e rregullon qarkullimin e gjakut. Shenja shtėpiake primare e Jupiterit ėshtė shigjetari, kurse ajo bazė peshqit.

    Saturni

    Saturni pėr shumė kohė konsiderohej si mbajtės i mallkimeve. Ai njihet si ruajtje dhe pėrqendrim i tė gjitha energjive nė vetvete, domethėnė pėrfaqėson integrimin racional nė jetė, vlerėsimin e ēdo situate, duke organizuar mė mirė mbrojtjen e individit. Saturni ėshtė personifikimi i njė miqėsie tė pamundur, nuk arrin t’i mbajė raportet shoqėrore, por ka njė forcė tė madhe shpirtėrore dhe shumė vendosmėri, kurajė morale dhe inteligjencė. Negativisht, mosbesimi dhe pesimizmi e nxitin qė tė marrė masa, duke e shtyrė nė njė ambicie tė llogaritur, nė ftohtėsi dhe nė mungesė mėshire. Pėr shumė kohė Saturni ka qenė i njohur si bartės i fatit tė keq. Nė fakt edhe traditat e lidhin me tersllėkun. Materialisht Saturni pėrfaqėson pleqėrinė, kohėn e vetmisė dhe tė heqjes dorė nga shumė gjėra. Nė trup korrespondon me skeletin e njeriut, mė dhėmbėt dhe mėlēinė. Shenja shtėpiake primare e tij ėshtė bricjapi, ndėrsa ajo bazė ujori.

    Urani

    Urani ėshtė planeti i fundit qė mund tė bėjė xhiro rreth Diellit brenda harkut tė jetės sė njė njeriu. Ai e pėrshkon kėtė rrugė pėr 84 vjet. Urani ėshtė forca primare qė krijon, shkatėrron dhe detyron. Prej tij varet mbijetesa nė kushtet mė tė veēanta (si Saturni) dhe kėshtu influenca e tij ėshtė e papritur, e papėrcaktuar, duke pėrfaqėsuar njė shtytje pėr tė vepruar nė rastet urgjente. Urani pėrfaqėson ngjarjet e papritura, ndryshimet e rrufeshme tė drejtimit dhe largimin nga bindjet. Duke e parė kapacitetin e tij pėr tė arritur njė qėllim, me gatishmėri dhe me zotėsi, Urani ėshtė planeti i teknikės, nė tė gjitha mundėsitė e shprehisė, ėshtė i lidhur me zotėsinė manuale dhe me aplikimet teknike e mekanike. Nga ana anatomike korrespondon me duart. Shenja e tij shtėpiake primare ėshtė ujori, ndėrsa ajo e bazės bricjapi. Nga astrologėt modernė Urani konsiderohet si sundues i shtėpisė sė 11-tė, bashkė me Saturnin.

    Neptuni

    Para se tė zbulohej Neptuni (nė vitin 1846), Jupiteri ėshtė konsideruar si sundimtar i shenjės sė peshqve, ndėrsa sot njė mori astrologėsh modernė e konsiderojnė Jupiterin si bashkėsundimtar i kėsaj shenje, por ka edhe tė tjerė qė vlerėsojnė se Neptuni nuk sundon asnjė shenjė tė veēantė. Nė astrologjinė moderne Neptuni konsiderohet si planet qė sundon shtėpinė e 12-tė bashkė me Jupiterin. Neptuni simbolizon ujin e kripur tė detit dhe tė oqeaneve, ndėrsa nė trupin e njeriut pėrfaqėson jetėn e jashtėqitjes, lėngun amniotik dhe rregullon imunitetin. Neptunit i nevojiten 165 vjet pėr ta pėrshkuar rrugėn rreth diellit. Ky planet konsiderohet si frymėzuesi i njerėzve pėr tė udhėtuar drejt vendeve tė largėta, qoftė gjeografike, qoftė shpirtėrore, pra pėrfaqėson tė panjohurėn, fantazinė etj. Mirėpo, ky planet ka ndikim edhe nė mėnyrėn e tė menduarit tė njeriut dhe nė disa veti negative qė mund tė shkojnė deri te skizofrenia.

    Plutoni

    Roli dhe simbolika e Plutonit kanė filluar tė zbatohen vetėm nė astrologjinė moderne. I zbuluar mė 1930, ashtu sikurse planetėt e tjerė tė ngadaltė, Plutoni vepron nė njė nivel mė tė thellė. Ai rregullon forcat sekrete, tė cilat bazohen nė kėnaqėsinė dhe nė pakėnaqėsinė e njeriut ndaj vetes. Ky planet konsiderohet si simbol i principeve mashkullore. Ai pėrfaqėson kapacitetin pėr ta vėnė nė praktikė forcėn e krijimit qė secili person e ka brenda vetes, pastaj cilėsinė e ringritjes pas njė krize, por edhe tė vullnetit pėr tė dominuar, ambicien pėr pushtet dhe influencėn mbi masėn. Plutonit i duhen 248 vjet pėr ta pėrshkuar rrugėn rreth Diellit, ndėrsa shenja e tij shtėpiake primare ėshtė akrepi. Plutoni nga astrologėt modernė konsiderohet si bashkėsundimtar i shtėpisė sė tetė bashkė me Marsin.

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    ASTROLOGJIA DHE SHĖNDETI

    Dega e astrologjisė, e cila merret me ndikim e trupave qiellorė nė shėndetin tonė, quhet astromjekėsi (astomedicinė). Shenjat astrale renditen qė nga maja e trupit pėr tė vazhduar deri nė fund tė kėmbėve me tė njėjtin rend sikundėr renditen nė Zodiak.
    Kėshtu, dashi ėshtė ekuivalenti i kokės, demi i qafės, binjakėt tė krahėve dhe pjesės sė epėrme tė gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjėresha tė pjesės sė mesit tė trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshėve, bricjapi i gjunjėve, ujori i pjesėve tė nėngjurit, ndėrsa peshqit janė ekuivalentė tė shputės sė kėmbės.
    Secilės shenjė duhet t’i jepet domethėnia e planetit zotėrues, sepse planetėt i drejtojnė pjesėt e caktuara tė trupit dhe organet e tij. Mirėpo, qė ta krijojmė njė pamje mbi shėndetin e ndonjė personi nuk na mjafton vetėm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues. Nė bazė tė orės sė lindjes duhet tė bėhet karta precize natale, pastaj tė analizohet nė tėrėsi horoskopi, duke u dhėnė pėrparėsi pjesėve tė horoskopit qė kanė tė bėjnė me gjendjen shėndetėsore.

    Planetėt dhe trupi i njeriut: Secilit planet i pėrket njė pjesė e caktuar e trupit.
    Nė astrologji secila shenjė zodiakale udhėheq pothuajse tė njėjtat pjesė tė trupit sikundėr edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakėt dhe virgjėresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hėna, Luani - Dielli), ndaj gjatė analizės sė shėndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetėt.
    Prandaj ky regjistėr i planetėve dhe i pjesėve tė trupit, qė u pėrgjigjen atyre, mund tė zbatohet edhe nė shenjat e Zodiakut.

    • Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;
    • Hėna: syri, psikika, limfa, gjinjtė, gjėndrat qumėshtore, mitra, lėngjet e trupit;
    • Merkuri: sistemi nervor, veshėt, mushkėritė, sistemi i frymėmarrjes, krahėt, duart, bėrrylat, gishtat;
    • Venera: goja, faqet, fyti, lėkura, veshkat, vezoret;
    • Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrėt, rruazat e kuqe tė gjakut, organet seksuale;
    • Jupiteri: mėlēia, arteriet, gjėndrat;
    • Saturni: eshtrat, thonjtė, dhėmbėt, flokėt, gjunjėt;
    • Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;
    • Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha tė gjakut;
    • Plutoni: sistemi reprodukues, gjėndrat, hipofiza, gjenet.

    Predispozitat shėndetėsore tė shenjave tė Zodiakut

    DASHI: Pika e dobėt – koka

    Si shenja e parė e zjarrtė, dashi mishėron energjinė, karakterin luftarak dhe depėrtueshmėrinė. Ėshtė shumė impulsiv dhe drejt cakut shkon si i pakokė, sikurse krijesa nė bazė tė sė cilės edhe e ka marrė emrin, andaj shpesh edhe e pėson. Sundimtar e ka Marsin e zjarrtė, planet qė nė astromedicinė shihet si pėrgjegjės pėr ndezjet e forta dhe lėndimet, por gjithashtu edhe meritor pėr shėrimin e shpejtė dhe pėr ripėrtėritjen e gjakut e tė forcės.
    Dashi i udhėheq kokėn dhe organet tė cilat ndodhen nė tė (truri, nervat, sytė, hunda, boshti i qafės, eshtrat e fytyrės), pastaj muskujt, nervat dhe motorikėn. Sa herė qė lėndohet gjithnjė tek ai pėson koka, prandaj ėshtė shumė me rėndėsi qė tė mbrohet, bie fjala, gjatė vozitjes me motoēikletė. Dashi ėshtė sė tepėrmi nervoz, epshor dhe erotik, ndėrsa pėr shkak tė mosdurimit dhe humbjes sė arsyes shpeshherė u qaset marrėdhėnieve seksuale pa pėrdorur mbrojtjen. Pėr kėtė shkak shpesh kurohet nga sėmundjet seksuale, disa nga tė cilat mund ta rrezikojnė sė tepėrmi pjellshmėrinė e tij. Rėndom atakohet nga ndezjet me temperaturė tė lartė, dhembja e kokės dhe migrena, dhembja e dhėmbėve, meningjitisi, stresi, anksioziteti me shtypje tė lartė tė gjakut. Ėshtė i dėshirueshėm si dhurues gjaku, ndėrsa pėr t’u ndier mė mirė duhet tė flejė sa mė shumė, tė hajė ushqim pejzor, si dhe ushqime tė pasura me vitaminat C dhe E. E qetėson aroma e livandės.
    Aktiviteti trupor: Vrapimi
    Deshtė e duan trupin e tyre, ndėrsa gjendjes sė tyre psiko-fizike i pėrgjigjet jashtėzakonisht shumė aktiviteti i shtuar trupor. Pėr ta gjėja mė e mirė ėshtė vrapimi herėt nė mėngjes, ende pa lindur dielli, ose nė mbrėmje nėse nuk flenė herėt. Pjesėtarėt e kėsaj shenje rregullisht shėnojnė rezultate tė mira nė vrapime, madje mė sė shumti nė shtigje tė shkurtra. Vrapimi ėshtė zgjedhja ideale nėse duan qė nga vetja ta largojnė ngarkesėn psiko-fizike dhe energjinė negative. Mė sė miri do tė ishte nėse do tė vraponin nė natyrė, por kėtė mund ta bėjnė edhe nė ambient tė mbyllur nė shiritin lėvizės.

    DEMI: Fyti i ndjeshėm

    Demi tokėsor ėshtė shenja qendrore e pranverės sė bujshme, ndaj edhe simbol i pjellorisė, i rritės dhe i pėrparimit. Ėshtė jashtėzakonisht rezistues dhe kėmbėngulės, megjithėse ka veprime tė plogėshta dhe tė ngadalshme. Ka rezerva tė mėdha tė energjisė, por nganjėherė ėshtė dembel dhe i ngadalshėm, i gatshėm qė vetėm tė shijojė kėnaqėsinė e tė ushqyerit, pijes dhe udhėtimit. Pėr kėtė shkak ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve shėndetėsore qė lidhen me teprimet nė tė ngrėnė dhe tė pirė, trashėsinė dhe nganjėherė edhe me buliminė. Nė trupin e njeriut kėsaj shenje i takon pjesa ndėrmjet kokės dhe krahėve: qafa, fyti, bajamet, gjėndrat mbrojtėse, vezoret (pjelloria), goja dhe zgavra e gojės (zėri, tė ushqyeri).
    Nėn ingjerencėn e kėsaj shenje janė edhe sekrecioni dhe veprimi hormoneve (rritja, menstruacionet, ndryshimet e pubertetit), ėndrrat dhe metabolizmi i gjithmbarshėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga ērregullimet e metabolizmit, sėmundjet e fytit, trashėsia ose humbja e apetitit, por mund tė ketė probleme edhe me vezoret dhe gjėndrat mbrojtėse. Me rėndėsi ėshtė qė tė konsumojė ushqim tė shėndoshė, tė ushqehet masė dhe tė ushtrojė rregullisht. I ndihmon qėndrimi nė natyrė, terapia aromatike dhe ēajet e bimėve. Nė vend tė plogėshtisė do tė duhej tė fillonte me ushtrime tė lehta trupore, me jogė, ose meditim nė ambient nė tė cilin ndihet aroma e vajit eterik tė livandės, rozmarinės dhe eukaliptusit. Por nėse vendos qė tė bėjė masazh, atėherė le tė jetė ajo e fortė dhe nga pak e shoqėruar edhe me dhimbje.
    Aktiviteti trupor: Aerobiku dhe lundrimi.
    Dembelisė sė rrezikshme e tė lindur dhe plogėshtisė demat do tė duhej t’i pėrgjigjeshin pa hamendje me lėvizje mė tė shumta. Pa dyshim pėr femrat aerobiku ėshtė zgjidhje ideale, sepse ai, krahas mėnjanimit tė humorit tė keq dhe tė energjisė negative, do tė ndihmojė edhe qė t’i humbin njė sasi tė madhe tė kalorive, tė cilat pėr demat janė armiku tradicional. Madje, edhe kur nuk janė nė formė, ose ndiejnė se ushtrimet janė tepėr tė vėshtira, as edhe nė njė rast tė tillė, nuk do tė duhej tė ndalonin, por do tė duhej niseshin menjėherė nė njė shėtitje pėr t’i mbushur plot ajėr mushkėritė. Pėr meshkuj sporti ideal ėshtė kanotazhi, sepse ai ua mundėson tė lėvizin edhe duke qėndruar ulur!

    BINJAKĖT: Mushkėritė e rrezikuara

    Binjakėt janė shenjė ajrore e cilėsisė sė ndryshueshme, nė aspektin e biznesit janė shumė tė shqetėsuar, kureshtarė, tė shkathtė dhe tė shumanshėm. U pėrgjigjet ritmi i shpejtė i tė jetuarit, por ai do t’u shkaktojė telashe me lukthin (gastritisin). Sikundėr sundimtari i tyre Merkuri, edhe ata merren me komunikimin mental dhe veprojnė si ndėrmjetės mes mendimit dhe lėvizjes, qė do tė thotė se kanė tė njėjtėn detyrė sikur nervat. Sa i pėrket trupit tė njeriut ata e udhėheqin pulsin, bronket, mushkėritė, veshin, daullet e veshit, krahėt, bėrrylat, tetivat, nyjat si dhe sistemin nervor. Nėn ingjerencėn e tyre janė edhe funksionet e frymėmarrjes dhe enzimeve, pastaj qarkullimi periferik, sistemi periferik nervor dhe hemoglobina.
    Mė sė shumti janė tė prirė qė tė pėsojnė ndezjen e veshit dhe tė bronkeve, pastaj tė kenė probleme me mushkėritė, alergjitė, lėndimin e ekstremiteteve, ngarkesėn nervore, duke i shtuar edhe telashet me lukth. Mangėsia e tyre ėshtė se nuk janė fort tė vendosur, kėshtu qė vėshtirė heqin dorė nga ajo qė ua kėnda, e nuk janė edhe aq tė disiplinuar nė raport me udhėzimet e mjekut. Meqenėse udhėheqin rrugėt e frymėmarrjes, do tė duhej ta shmangnin jo vetėm pirjen e duhanit, por edhe vetė pirėsit e duhanit! Mė sė shumti u pėrgjigjen pemėt jugore – limoni, portokalli dhe sidomos grejpfruti, ndėrkohė qė do tė duhej tė siguronin sasi tė mjaftueshme tė vitaminės B dhe tė magnezit.
    Aktiviteti trupor: Tenisi.
    Aktiviteti mė i preferuar sportiv i binjakėve ėshtė tenisi. Edhe kur nuk kanė ndonjė dėshirė pėr garė, tenisi ua ofron mundėsinė e pėrmirėsimit tė reflekseve dhe tė krijimit tė aftėsive pėr zgjidhjen e situatave jostabile. Rezultat i marrjes me kėtė sport do tė jetė vetėbesimi dhe kėmbėngulėsia, por gjithashtu duhet theksuar se tenisi i rrit edhe aftėsitė intelektuale sikundėr janė vėmendja dhe pėrqendrimi.

    GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshėm, shėndeti jostabil

    Gaforrja ujore hyn ndėr shenjat e ndjeshme edhe nė aspektin emocional dhe shėndetėsor. Nė fėmijėri shpesh sėmuren, nuk janė tė prirė as pėr aktivitete fizike dhe as pėr sport, e vetmja gjė qė i kėnaq nė kėtė drejtim ėshtė noti. Nė trupin e njeriut ėshtė "vendosur" nė pjesėn e parme tė gjoksit dhe tė lukthit, ndaj drejton organet qė ndodhen nė kėtė pjesė (stomakun e epėrm, daljen e poshtme tė lukthit, pankreasin). Megjithatė, pasi qė ėshtė shumė emocionale, bėn pjesė nė shenjat e ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka tė ndryshueshėm, ėshtė i brengosur dhe prirė pėr depresion, ndėrsa gjėja mė e ndjeshme pėr tė ėshtė familja.
    Kjo shenjė dėshmon edhe se ēfarė ėshtė trashėgimia gjenetike, ndėrsa nė astrologji ėshtė e lidhur me mitrėn, ndaj nėn kontrollin e saj janė organet dhe funksionet trupore qė janė pjesė e mbarsjes, shtatzėnėsisė dhe periudhės sė paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lėmuar, rritja, ciklet reprodukuese, tė ushqyerit, shtatzėnėsia, tė dhėnėt gji foshnjės). Ėshtė i prirė pėr sėmundje tė lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes sė mėshikėzės, pėr telashe me shtatzėnėsinė, pengesa psikike, depresion tė paslindjes.
    Shėndetin ia pėrmirėsojnė uji i burimit, ēaji dhe pemėt e primet, qė janė tė pasura me lėngje. Sallata e gjelbėr ėshtė bima e tij, kastraveci i gjelbėr dhe perimet e tjera tė paziera.
    Aktiviteti trupor: Noti
    Pėr gaforret qė do tė dėshironin ta humbnin ndonjė kilogram peshe noti ėshtė sporti ideal. Nė rend tė parė, femrat e kėsaj shenje do tė kenė pėrfitime nė rast se vendosin qė kohėn e lirė ta kalojnė duke notuar nė pishinė, ndėrsa verės nė det dhe nė ujėra tė tjera. Edhe nėse nuk jeni mjeshtėr i notit, mos u shqetėsoni aspak. Kini parasysh faktin se "rekreativėt" me lėvizjet e tyre joharmonike harxhojnė shumė mė shumė kalori sesa profesionistėt.

    LUANI: Robėruesi i zemrave

    Luani i zjarrtė, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhėheqin funksionet vitale trupore – punėn e zemrės dhe qarkullimin e gjakut. Ėshtė me shėndet tė mirė, pėrplot energji, pjellor dhe i qėndrueshėm. Mirėpo, nuk e pėrballon mirė dhimbjen, posaēėrisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithėse duket plot vetėbesim dhe i fortė, nė situatat e rrezikshme bėhet mjaft frikacak.
    Stresin e ka armikun mė tė madh, sikundėr edhe ushqimin e yndyrshėm dhe nikotinėn, e cila do t’i krijojė shtresa nė muret e venave. Te trupi i njeriut udhėheq punėn e zemrės, aortėn, venėn koronare, boshtin kurrizor, shpinėn dhe nervat.
    Ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve tė zemrės, shtypjes sė lartė tė gjakut, aritmisė, mbylljes sė venave tė gjakut, infarktit, pikės nė tru, nxehtėsisė, qėndrimit nė diell, infektimit dhe ndezjes sė organeve seksuale. Do tė duhej qė kolesteroli tė kontrollohej nė kohėn e duhur, ndėrsa shumė herėt do tė duhej tė konstatohej edhe shtrembėrimi i boshtit kurrizor dhe si masė do tė duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund tė vuajė edhe nga telashet qė lidhen me boshtin kurrizor, ėshtė i prirė qė tė ketė ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndėrmjet shpatullave.
    Nė racionet e tij do tė duhej tė ishte edhe peshku, madje peshku i kaltėr, pastaj gjėrat ushqimore tė pasura me vitaminat A dh C (bimėt e verdha dhe tė gjelbra, karotat, sardinat).
    Aktiviteti trupor:: Bodibildingu
    Thuhet se bodibildingu ėshtė sport ideal pėr personat e lindur nė shenjėn e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen pėr tė cilėn shumėkush ua ka lakmi. Pėr gjininė e bukur, pėrfaqėsueset e sė cilės nuk duan tė dėgjojnė pėr “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikė me pesha tė vogla. Kėshillė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė gjinjve: shtrihuni me shpinė nė dysheme, me kėmbė tė lakuara nė gjunjė dhe me tabanė tė mbėshtetur fort pėr toke. Shtrijeni mirė shpinėn (dhe qafėn), pastaj nė duar merrni dy pesha tė vogla dhe ngadalė i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotėsisht tė shtrira. Ushtrimin pėrsėriteni tė paktėn njėzet herė pa ndėrprerė; pushoni dhe pastaj pėrsėriteni ushtrimin.

    VIRGJĖRESHA: Brengosja pėr shėndetin

    Shenja e dytė tokėsore, virgjėresha, sikurse edhe analogia e saj, shtėpia e gjashtė, nė astrologji ėshtė e ngarkuar me shėndetin dhe higjienėn. Kjo ėshtė shenjė qė synon pėrsosurinė dhe dėshiron t’ua bėj qejfin tė tjerėve, pėr ēka shpesh ėshtė e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Ne lukthin dhe nė sistemin tretės tė personit me kėtė shenjė do tė reflektohen tė gjitha situatat nėpėr tė cilat kalon dhe ėshtė sė tepėrmi e ndjeshme kur ėshtė fjala pėr ushqimin. Brengosja mė e madhe e kėsaj shenje ėshtė brenga pėr shėndetin, por nėse ėshtė e tepruar kthehet nė hipokondri. Pjesėt e trupit dhe organet tė cilat i drejton janė: stomaku i poshtėm, mėlēia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
    Virgjėresha shpreh manifestime trupore tė stresit, ndėrsa funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė absorbimi i materieve ushqyese dhe lėvizja e muskujve tė barkut tė poshtėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllėku, sėmundjet e zorrėve, mėlēisė dhe pankreasit.
    Ushqimi pėr tė ėshtė pjesė e rėndėsishme nė jetė, por nuk do tė duhej ta lėrė anash as aktivitetin e rregullt fizik. Mė sė shumti do t’i pėrgjigjej vozitja me biēikletė, sepse do ta pėrmbushte nevojėn e tij pėr lėvizje praktike dhe tė kursyer. Po kėshtu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymėmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikė. Me rėndėsi ėshtė se ushqimi i pasur me pejza dhe drithėra tė shumėllojshme ndihmon nė tretjen mė tė mirė.
    Aktiviteti trupor: Volejbolli nė rėrė
    Virgjėreshat janė mjaft ngathėta nė pikėpamje tė shėndetit tė tyre, derisa nė aspektin intelektual gjithnjė janė tė gatshme pėr aksion. Pėr to sporti ideal ėshtė volejbolli dhe veēmas volejbolli nė rėrė, si njė lojė dinamike dhe argėtuese, e cila gjithnjė ofron shoqėri, argėtim dhe sport nė ajrin e freskėt. Ndėrsa ajo qė virgjėreshat me siguri i ngazėllen nė kėtė sport ėshtė komponenti mental, i cili nga to do tė kėrkojė vėmendje, pėrqendrim dhe reagim tė shpejtė.

    PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

    Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshėn. Ka konstruksion tė mirė dhe mekanizėm tė fortė mbrojtės. Gjėja mė e rėndėsishme pėr tė nė jetė ėshtė dashuria dhe martesa e mirė dhe nėse nė kėtė pikė ėshtė e pakėnaqur do t’u nėnshtrohet stresit dhe sėmundjeve. Shumė vėmendje i kushton dukjes sė jashtme, i intereson qė tė duket e bukur dhe atraktive dhe nėse ėshtė nė modė zaifllėku, do tė durojė pa ngrėnė derisa ta arrijė peshėn e synuar. Pėr kėtė shkak ėshtė e prirė pėr telashe psikosomatike dhe ērregullimeve nė ushqim pėr tė cilat nė kohėt moderne flitet gjithnjė e mė shumė, buliminė dhe anoreksinė.
    Nė Zodiak shtrihet nė pjesėn e tij tė mesme, ndėrsa nė trupin e njeriut udhėheq barkun (pjesėn e poshtme) dhe organet qė ndodhen aty – organet abdominale, ijėt, gjėndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenėse ėshtė shenjė qė kujdeset pėr anėn e jashtme, asaj i takon edhe mbėshtjellėsi i trupit, lėkura dhe mishi. Ėshtė e prirė pėr alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sėmundje nė kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesė baraspeshe hormonale e minerale. Ėshtė e ndjeshme edhe nė rrezet e diellit, ndaj ėshtė me rėndėsi qė t’i shmangė dhe qė rregullisht e me kujdes ta mirėmbajė lėkurėn. I rekomandohet vaj eterik i trumzės, shumė ujė burimi e pemė, si dhe ēaj uvini me qėllim tė pastrimit tė veshkave dhe tė kanaleve tė urinės.
    Aktiviteti trupor: Joga
    Pėrfaqėsuesit e peshores bukur fort i ndiejnė pasojat e jetės dinamike, por qė tė funksionojnė normalisht kanė nevojė pėr baraspeshėn ndėrmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojė qė ta forcojnė trupin dhe qė me qartėsi ta shikojnė forcėn shpirtėrore qė fshihet nė ta. Pėr fillim ju rekomandohet njė ushtrim i shkurtėr i meditimit: rrini ēlirėt, uluni kėmbėkryq, shpinėn mbajeni drejt dhe mbyllni sytė. Pastaj provoni ta vizualizoni dhomėn, diellin qė krejtėsisht ngadalė paraqitet nė horizont dhe i cili gjithnjė e mė shumė e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferėn e qetėsisė hyjnore. Meditoni pėrditė nė njė kohė tė caktuar, mė sė miri nė mėngjes, ose nė mbrėmje.

    AKREPI: Aftėsia e regjenerimit

    Kėtė shenjė ujore e veēon energjia e jashtėzakonshme dhe konstrukti i fortė muskulor, madje edhe kur personi ėshtė shumė i bėshėm. Ėshtė i fortė dhe i qėndrueshėm, ndėrsa falė sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sėmundjeve tė rėnda. Ėshtė erotik dhe epshor dhe qė tė funksionojė normalisht ėshtė me rėndėsi tė ketė jetė tė kėnaqshme seksuale.
    Ėshtė i prirė pėr ndezje tė cilat i karakterizojnė temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirėpo, pasi qė tė shėrohet, ndihet mė i fortė se mė parė. Udhėheq pjesėn e trupit nėn stomak; gjenitalet, zorrėn e urinės mėshikėzėn, shpretkėn dhe zorrėn e trashė.
    Sundimtari i tij ėshtė Marsi, bartės i parimit mashkullor dhe aftėsisė prodhuese, ashtu qė njėri nga funksionet e tij ėshtė pjelloria e mashkullit. Te gratė udhėheq ciklin menstrual dhe lindjen, dėshtimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndėrsa, nė rast tė sėmundjes, ėshtė i prirė pėr format alternative tė shėrimit.
    Ngahera i ka sėmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet virusale, sėmundjet ngjitėse, helmimet, sėmundjet kėrpudhore dhe sėmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninė. I ndihmon gjumi i shėndoshė, akupunktura, ndėrsa nga ushqimet tė cilat ia sjellin energjinė janė – grozhla, farat, lajthitė, arrat si dhe radhiqja e rrodhja pėr pastrim.
    Aktiviteti trupor: Vallėzimi
    Aktivitet ideal pėr akrepat ėshtė vallėzimi, meqenėse kjo disiplinė i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtė tė vallėzimit akrepat do ta fitojnė njė vetėbesim mė tė madh dhe kondicion tė mirė.
    Pėrveē vallėzimit, u rekomandohet edhe njė ushtrim i cili i mėnjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni nė dysheme, fikeni dritėn dhe dėgjoni muzikė klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni tė bėni lėvizje spontane, harmonike dhe shumė tė ngadalshme, sikur tė dėshironi tė shkriheni me muzikėn qė ju rrethon.

    SHIGJETARI: Nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!

    Shigjetari ėshtė shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament mė tė pėrmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veēojnė optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerėsia, energjia e madhe dhe shpirtmirėsia.
    E do sporti dhe i pėrmbahet kultit tė trupit, nė frymėn e thėnies olimpike "nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!". Mirėpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja pėr hedonizėm mund tė mbizotėrojnė, ashtu qė gjithnjė e mė shumė do t’u japė pėrparėsi kėnaqėsive tokėsore kundruall aktivitetit tė theksuar fizik. Njėsoj si demi, krahas tė cilit shigjetari ėshtė shenja prijėse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojė nė gosti dhe nė dembelosje.
    Alkooli dhe pijet e gazuara, ėmbėlsirat dhe ushqimi i yndyrshėm, janė ato qė mė sė shumti i dėmtojnė organet tė cilat i sundon shigjetari: mėlēinė dhe tėmėlthin. Kjo shenjė udhėheq me pjesėn e trupit nėn shpinė: kėrdhokullėn, komblikun dhe mėlēinė e tėmėlthin. Proceset trupore tė cilat janė nėn kontrollin e tij janė qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese. Ėshtė i prirė pėr problemet e lindura me kėrdhokullat, ndrydhjen e kėrdhokullave, reumėn, ishijasin, sėmundjet e mėlēisė, helmimin, ndezjen e venave dhe sėmundjet e gjakut.
    Pėr shėndet tė mirė dhe mbajtjen e kondicionit ėshtė e domosdoshme qė tė qėndrojė larg ushqimit tė dėmshėm, alkoolit dhe duhanit. I bėjnė mirė sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
    Aktiviteti trupor: Streēingu (tė zgjaturit)
    Pėr ta pėrmirėsuar muskulaturėn shigjetarėt te streēingu gjejnė njė metodė tė shkėlqyeshme. Mirėpo kėtė sport duhet ta aplikojnė me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lėvizje tė forta dhe me rrėmbim. Tė gjitha lėvizjet gjatė streēingut duhet tė jenė tė matura dhe gracioze.
    Si hyrje nė kėtė sport rekomandohet njė ushtrim shumė dobiprurės: shtriheni nė ijė duke u mbėshtetur nė bėrryl dhe e ngrini kėmbėn lart dhe duke e mbajtur me dorė plotėsisht drejt. Nėse nuk arrini qė me shuplakė ta kapni shputėn e kėmbės sė shtrirė, pėr fillim pėrpiquni qė ta kapni nyjėn e kėmbės. Nė njė pozitė tė tillė qėndroni plotėsisht tė palėvizshėm 30 sekonda, ndėrsa, pas kėsaj, ngadalė ndėrrojeni kėmbėn. Brenda njė kohe tė caktuar, pėrsėriteni gjatė ditės disa herė kėtė ushtrim.

    BRICJAPI: Kėmbėngulės drejt shėrimit

    Pėr bricjapin thuhet se ėshtė si vera – sa mė i vjetėr aq mė i mirė ėshtė! Ngjashėm do tė mund tė thuhej edhe pėr shėndetin e tij. I sėmurė nė fėmijėri, por me kalimin e viteve bėhet mė i fortė, mė i lidhur dhe mė i qėndrueshėm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtė dhe i ashpėr trupin ua nėnshtron sėmundjeve tė shumta, por njėkohėsisht e ushqen me pėrvoja dhe "antivirusė". Bricjapi nė kėtė mėnyrė e zhvillon vetėdijen pėr vetėndihmėn, e di se ēka i bėn dėm, ēka i ndihmon dhe nė mėnyrė tė disiplinuar ndjek udhėzimet e profesionistėve. Nuk ėshtė i prirė tė improvizojė, shpreh mosbesim pėr pseudomjekėt dhe ndaj ēdo gjėje qė ėshtė joshkencore dhe e paverifikuar.
    Te trupi i njeriut i udhėheq eshtrat, nyjat, gjunjėt, thonjtė, dhėmbėt, lėkurėn dhe flokėt. Megjithėse i frikohet stomatologut, analizave tė gjakut, shpimit dhe ndėrhyrjeve tė ngjashme mjekėsore, nėse diēka do t’i ndihmonte qė tė shėrohej dhe qė dhimbja t’i pushonte do ta duronte nė mėnyrė stoike. Funksionet qė i rregullon janė: ngurtėsimi, dregėzimi i plagėve, zėnia e gjakut, sedimentacioni. Ėshtė i prirė pėr thyerje eshtrash, lumbago, reumė, anemi, anoreksi, mungesė tė mineraleve dhe sėmundje tė psikikės, sikundėr janė paranoja, fobia dhe depresioni. I nevojitet vetėdijesimi dhe ndėrgjegjėsimi gjithnjė e mė i madh, por mė sė shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqėrimi me persona te kthjellėt dhe tė durueshėm.
    Aktiviteti trupor: Alpinizmi
    Bjeshkėt janė mbretėria e vėrtetė pėr bricjapėt qė duan vetminė. Nė mėnyrė qė ta fitojnė energjinė trupore dhe qetėsinė shpirtėrore, mė sė miri e kanė qė tė shkojnė nė piknik tė gjatė nė bjeshkė sa herė qė kanė mundėsi. Atje do tė jenė tė rrethuar nga ajri tėrėsisht i pastėr dhe nga qetėsia aq shumė e nevojshme, ndėrkohė qė shikimi nga lartėsitė do t’i pėrmbushė me njė ngazėllim tė veēantė. Shėtitjet nėpėr bjeshkė njėkohėsisht do ta pėrmirėsojnė ndėrrimin e materieve nė organizmin e tyre, ashtu qė pas njė pushimi tė tillė tė shėndetshėm, bricjapėt do tė kthehen plotėsisht tė rilindur. Bricjapėt nė aspektin e ndėrmarrėsisė janė shumė tė qėndrueshėm, ndaj u pėrgjigjet ecja e gjatė, madje edhe maratona.

    UJORI: Problemet me vena

    Shenja e fundit e trinisė ajrore ėshtė ujori i paadaptueshėm dhe origjinal. Veēantinė e tij disa e quajnė problem psikik, pa u pėrpjekur fare qė ta kuptojnė se ai e sheh botėn nė njė mėnyrė tjetėr. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje mė sė miri ndihen kur nuk duhet t’u pėrshtaten tė tjerėve; kur bėjnė atė qė duan, ndihem mirė dhe tė shėndetshėm!
    Meqenėse kjo shenjė e drejton qarkullimin e gjakut e tė limfės dhe udhėheq me pjesėn e poshtme tė trupit, nėngjurin dhe nyjat e kėmbės, njėkohėsisht kjo edhe do tė jetė pjesa e saj e lėndueshme. Pėrfaqėsuesit e saj janė tė prirė tė kenė telashe me qarkullimin e gjakut e tė limfės, venat varikoze, kėmbėt e sėmura dhe tė ėnjtura, shputat e rrafshėta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinė e nyjave tė kėmbės dhe mungesės baraspeshės hormonale e ērregullimet psikosomatike.
    Disa telashe mund tė lindin edhe si pasojė e mėnyrės sė jetės. Meqenėse nuk ka njė kufizim nė kėrkesat e tij dhe duke qenė kureshtar do tė provojė gjithēka do t’ia shkatėrrojė vetes shėndetin. Nė kėtė mėnyrė konstruktin e mirė qė e ka nga lindja do ta dėmtojė me mėnyrėn jo tė shėndoshė tė jetės, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu tė parregullt. I pranon format alternative tė shėrimit dhe mjekėsinė natyrore. Nga vajrat eterike mė sė shumti i ndihmojnė rozmarina pėr pėrdorim tė jashtėm, ndėrsa valeriana pėr pėrdorim tė brendshėm – pėr qetėsim dhe gjumė tė mirė.
    Aktiviteti trupor: ēiklizmi
    Biēikleta ėshtė mjet transporti, i cili pėr shumė ujorė njėkohėsisht ėshtė edhe aktiviteti mė i mirė sportiv. Vozitja me biēikletė do t’i ndihmojė pėr t’i kapėrcyer vėshtirėsitė dhe depresionin, duke i bėrė mirė trupit dhe shpirtit tė tij. Tė etshėm pėr liri dhe pavarėsi, ujorėt mbi biēikletė do tė ndihen sikur peshku nė ujė. Nėse e shfrytėzojnė kohėn e bukur pėr vozitje me biēikletė jashtė qytetit, vetėm ose nė shoqėri tė kėndshme, do tė ndihem mė tė shėndetshėm dhe mė tė qetė, por do t’u pėrmirėsohet edhe qarkullimi nė vena.

    PESHQIT: Telashet psikosomatike

    Nė fund tė Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e tė bashkuar, tė preokupuar nė botėn e tyre tė imagjinatės dhe tė emocioneve tė pėrjetuara. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė tė ndjeshėm nė ēdo pikėpamje, ndėrsa, nėse mėsohen qė herėt me tableta dhe medikamente tė ndryshme, do t’ia krijojnė vetes edhe njė problem shėndetėsor.
    Peshqit janė intuitivė, tė ndjeshėm, sakrifikues, por jostabilė nė aspektin psikik. Nėse i nėnshtrohen influencės sė huaj dhe nėse ajo ėshtė negative, edhe vetė do tė shkojnė nė drejtim tė gabueshėm. Janė tė prirė pėr telashe psikosomatike, varėsi tė ndryshme dhe ērregullime tė gjumit.
    Shenja e peshqve udhėheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshėn ndėrmjet pjesė sė epėrme dhe tė poshtme tė trupit, ndėrmjet trupit dhe shpirtit, ėndrrės dhe zhgjėndrrės. Nėn drejtim e kėsaj shenje janė muskujt, ligamentet, eshtrat e kėmbės, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranės. Funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sėmundjeve tė ndryshme, tė lindurit nė kėtė shenjė janė tė prirė edhe pėr ērregullime tė metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave.
    Sikundėr edhe te ēdo shenjė tjetėr ujore, edhe pėr ta uji (dhe tė gjitha lėngjet) ka cilėsi shėruese. Veēmas do t’u pėlqejnė noti, masazhi me vajra eterike, balta shėruese, ēajet natyrore, joga dhe meditimi.
    Aktiviteti trupor: Noti
    Shumica e peshqve e adhuron verėn vetėm pėr faktin se mund tė notojnė sa tė duan. Noti nė pishinė nuk u pėlqen gjithaq, sepse mė shumė e duan ambientin natyror. Tė lumtur qė gjenden pranė ujit, do t’i bashkojnė kėnaqėsinė me dobinė, duke i falur trupit tė tyre kėnaqėsi tė pėrditshme nė kėtė sport tė dobishėm. Mirėpo, noti nganjėherė mund tė bėhet i rrezikshėm pėr ta. Tė etshėm pėr romantikė dhe qetėsi, do tė mund tė rrėmbeheshin plotėsisht, duke e harruar rrezikun qė mund tė vijė si pasojė e qėndrimit tė gjatė nėn rrezet e diellit.

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    Ēfarė ushqimi pėr secilėn shenjė

    Nė veprėn hyrėse "Astro lonca" do tė bėjmė pėrpjekje qė ta dėshmojmė harmoninė ndėrmjet ushqimit dhe shenjės sė horoskopit, sepse do ta shihni qė, pėr shembull, peshorja, e cila nė sasi tė mėdha i konsumon ėmbėlsirat (tė cilat si fėmijė i Venerės i adhuron), mund ta shkatėrrojė seriozisht shėndetin e saj.

    Pra, tė nisim me rendin e horoskopit:

    Dashi
    Udhėheqės, luftėtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij tė fortė mund ta zbusė me ushqim tė lehtė, kryesisht me perime, me pak mish, pa pije tė forta alkoolike dhe pa duhan.
    Perimet e gjelbra dhe tė kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjėl, panxharin e kuq duhet t’i kemi nė racionet tona tė pėrditshme, sepse pėrmbajnė hekur, i cili i nevojitet aq shumė dashit qė ka predispozita potenciale pėr anemi. Pėr tė njėjtin shkak duhet ngrėnė sa mė shumė pemė tė kuqe: qershi, vishnjė, kumbulla tė kuqe, rrush serezi.
    Pėr shtendosje mė sė miri ėshtė tė hahen rrushi i kaltėr, kumbullat e kaltra, pemėt me ngjyrė tė kaltėr pėrgjithėsisht.

    Demi
    Me temperament melankolik, por me shėndet tė mirė, demi i do sportet, por edhe jetėn e qetė e komode. Demi ka apetit tė mirė, e do ushqimin, nganjėherė ėshtė grykės, e do alkoolin, nė mėnyrė tė veēantė pijet luksoze.
    Demat e duan kuzhinėn dhe ėshtė interesante e dhėna, kundruar nga aspekti historik, sipas sė cilės helmueset mė tė njohura kanė qenė tė lindura pikėrisht nė kėtė shenjė.
    Duke e lėnė anash shakanė, lirisht uluni pranė tavolinės, tė cilėn me shkathtėsi tė madhe e ka pėrgatitur demi. Meqenėse ėshtė i prirė tė trashet, sidomos nė vitet e pjekurisė, i rekomandohet qė ta kufizojė apetitin.
    Demave u pėrgjigjen jashtėzakonisht pemėt e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...

    Binjakėt
    Fėmijėt e Merkurit, me gjithė paqėndrueshmėrinė e tyre, janė shumė simpatikė, vitalė, rinorė dhe pėrplot energji fizike. Me njė fjalė kjo shenjė pėrjetėsisht u takon njerėzve tė rinj, tė shpejtė, tė cilėt nė mėnyrė imperative ecin nė hap me kohėn, ndaj para tė gjithėve ata do ta pranojnė makrobiotikėn, vegjetarinė dhe secilin trend tjetėr nutricionistik.
    Binjakėt e duan zierjen, i duan gjellėt e reja dhe recetat e reja, por nė aspektin e tė ushqyerit janė shumė nazeli. Pasi qė nuk pėlqejnė tė qėndrojnė gjatė ulur rreth tavolinės, mė me kėnaqėsi pėrcaktohen pėr shujta tė pakta dhe tė shpeshta tė cilat ta kujtojnė koktejin. Sidomos i pėlqejnė kuzhinat ekzotike tė vendeve tė largėta.
    Nga prodhimet e vendit duhet tė pėrdorin sa mė shumė perime dhe pemė tė ngjyrės indigo, si pėr shembull; patėllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitė e murrme.
    Rreptėsisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.

    Gaforrja
    Gaforrja sensibile e adhuron vatrėn e shtėpisė, pastat dhe ėmbėlsirat, me ēka i kompenson vuajtjet e dashurisė dhe problemet e jetės.
    Nė pikėpamje tė ushqimit nuk ėshtė nazelie – ha gjithēka, por pėr shkak tė barkut tė ndjeshėm duhet qė t’i shmangė pijet e forta alkoolike, duhanin dhe ushqimin djegės, me gjithė apetitin e mirė. Rėndom trashja ėshtė pasojė e situatave fatkeqe emocionale.
    Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemėt me mbėshtjellės tė verdhė, si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.

    Luani
    Zjarri, Dielli, drita, bollėku, janė simbole tė luanit, shenjės mė kėrkuese tė Zodiakut. Ai do nga jeta mė tė mirėn, sepse mendon se kjo i pėrket, ndaj pėr kėtė harxhon shumė para pėr tė gjitha llojet e kėnaqėsive, duke pėrfshirė kėtu edhe ushqimin.
    Luani nė tryezė ėshtė mjaft nazeli dhe kėrkues, e ēmon cilėsinė mė shumė se ēdo shenjė tjetėr e Zodiakut. Ushqimin e vet duhet ta organizojė nė varėsi nga fakti se a ka probleme me shtypjen e lartė apo me shtypjen e ulėt. Kjo, kuptohet, ka tė bėjė edhe me kafenė. Duhanin duhet ta shmangė.
    Klorofili ėshtė ai qė i duhet luanit, ndaj pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė nė ushqim tė pėrfshijė sasi mė tė mėdha tė perimeve tė gjelbra: lakrės me gjethe, lakrės, radhiqes...

    Virgjėresha
    Virgjėresha precize e mat me gram ēdo zarzavate qė pėrfshihet nė shujtėn ditore, e cila nuk ka kufizime nė pikėpamje tė shumėllojshmėrisė, por ka kufizime nė aspektin e sasisė: pėr shkak tė sistemit tė ndjeshėm tė tretjes Virgjėresha nuk bėn tė hajė shumė ushqim pėrnjėherė dhe as tė konsumojė pije tė forta alkoolike.
    Perimet e gjelbra gjethore dhe, pėrgjithėsisht perimet e shumta janė ato qė u duhet patjetėr tė lindurve nė kėtė shenjė.
    Gjatė kohės sė tė ushqyerit do tė duhej pirė njė gotė ujė, e cila paraprakisht kishte qėndruar nė dritė tė gjelbėr (poē i gjelbėr) tė paktėn 30 minuta.

    Peshorja
    Ajo qė mund tė supozohet pėr shenjat e tjera tė Zodiakut, pėr peshoren dihet botėrisht: fjala ėshtė pėr helmet tė cilat i merr nėpėrmjet ushqimit, me ēka e shkatėrron shėndetin e vet, paēka se mund tė thuhet se ėshtė shumė i mirė. Pėr kėtė peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rėndė, sidomos biberin, kafenė e zezė, ēokollatėn, sheqerin e bardhė dhe kripėn industriale. Do tė thotė, duhet tė konsumojnė kripė deti dhe mjaltė nė vend sheqerit (madje nė pije tė nxehta – vetėm se duhet tė pritet ftohja e tyre, sepse nxehtėsia i shkatėrron pėrbėrėsit e dobishėm tė mjaltit).
    Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pėlqejnė: vaji i ullirit, mishi i pulės dhe mishi i viēit. Pemėt me ngjyrė portokalli: mango, ftoi japonez, mandarina, pjeshka e verdhė, kajsia, pjepri, molla, karota, do tė duhej tė ishin pėrherė nė tryezėn e peshores.

    Akrepi
    Akrepi i fortė e do ushqimin pikant, nė gjithēka e tepron, madje edhe pi shumė. Pėr shkak tė problemeve tė mundshme me zorrėn e trashė, nė vend tė ushqimit tė rėndė e tė biberosur, tė cilin e ka aq pėr qejf kjo shenjė, rekomandohet ushqimi i lehtė.
    Pemėt tė cilat i rekomandohen akrepit janė: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania, ananasi, dardha, limoni, grejpi.
    Perimet tė cilat akrepi duhet t’i ketė gjithnjė nė tavolinė janė: patatja, speci i verdhė, patėllxhani.

    Shigjetari
    Shigjetari i pabrenga lehtė mund tė vuajė nga mbipesha ne qoftė se nuk ia ndal hovin apetitit tė mirė, ndėrsa trashet kryesisht nė pjesėn e kofshėve dhe tė brinjėve.
    Kjo shenjė e horoskopit kėnaqet me ushqimin, prandaj dietat, tė cilat duhet t’i mbajė sipas udhėzimit tė mjekut, asaj i shkaktojnė zemėrim.
    Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmė me perime e pemė me ngjyrė vjollce: patėllxhanin, panxharin e kuq dhe rrushin e murrmė.
    Ėshtė mirė qė shigjetari, gjatė ushqimit tė tij, ta pijė edhe njė gotė ujė e cila paraprakisht kishte qėndruar 30 minuta nė dritėn me ngjyrė vjollce.

    Bricjapi
    Pasi qė nė jetėn e bricjapit nuk ka vend pėr ndonjė gjė pa tė cilėn nuk mundet, ai ėshtė mjaft modest nė kėrkesat e tij lidhur me ushqimin dhe mėnyrėn e jetės. Pėrgjithėsisht, bricjapi e merr vetėm atė qė ėshtė mė e domosdoshme pėr jetė: nuk pi kafe tė zezė dhe pije tė shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
    Bricjapi ka konstruksion eshtėror dhe nė parim nuk do tė duhej tė kishte probleme me kilogramėt, megjithatė do tė duhej tė merrte ushqim qė pėrmban pak yndyra pėr shkak tė kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithēka qė ėshtė e bardhė - djathi, qumėshti, mishi i zogut...
    Perimet dhe pemėt tė cilat rekomandohen nė mėnyrė tė veēantė pėr bricjapin janė spinaqi, rrepa e vogėl, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.

    Ujori
    Ujori, i ēmuar si Promethe pėr shkak tė lartėsive tė tij spirituale e intelektuale, ėshtė mbėshtetės i kuzhinės vegjetariane dhe makrobiotike me dėshirėn qė gjallesat tė mos vuajnė pėr shkak tė tij.
    Ujori ka forcėn e mendjes, por jo edhe shumė energji fizike (Dielli nė ekzil), prandaj ka nevojė pėr mė shumė pushim, gjumė, ritėm tė rregullt jetese dhe ushqimi.
    Megjithėse nuk ka kufizime nė pikėpamje tė tė ushqyerit, veē atyre qė ia imponojnė vetvetes, ujori do tė duhej tė hante pemė dhe perime tė tė gjitha llojeve, pėrveē atyre qė janė tė tharta. Nga erėzat mė e dobishme ėshtė kripa e detit.

    Peshqit
    Shenja mė komplekse e Zodiakut, peshqit, ikėn nga jeta e pėrditshme edhe sa i pėrket tė ushqyerit. Bashkėsundimtari Jupiteri i krijon apetit tė mirė, ndaj mes peshqve ka shumė njerėz tė trashė, madje tepėr tė trashė.
    Rruga e dytė e ikjes ėshtė nė alkoolizėm, pilulomani dhe drogė, prandaj psikiatri ėshtė mjeku mė i vizituar nga kjo shenjė.
    Peshqve sė tepėrmi u bėjnė mirė perimet e ziera taze dhe pemėt e ngjyrės indigo nė tė kaltėr dhe pemėt e kaltra: patėllxhani, kumbullat, rrushi, manaferrat...

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    Sharmi i dashurisė i shenjave tė horoskopit

    Demat

    janė materialistė tė mėdhenj, tė cilėt edhe marrėdhėniet emocionale shpesh i kundrojnė nėpėrmjet interesit. Para partnerit potencial gjithnjė dėshirojnė tė lėnė pėrshtypje tė mirė, ndaj kėrkesat e tyre tė mėdha dhe prirjet sensibile i fshehin me kujdes, duke i lėnė pėr mė vonė. Rrallėherė ndėrmarrin iniciativėn!

    Binjakėt

    do t’ju argėtojnė si asnjė shenjė tjetėr. Pėr gjininė tjetėr, tė paktėn nė fillim, do tė jetė me rėndėsi pamja jashtme. Emocionet e tyre i mbajnė nėn kontroll pėr arsye qė janė tė njohura vetėm pėr ta, por, megjithėkėtė, sharmit dhe spirituozitetit tė tyre ėshtė vėshtirė t’u bėhet ballė.

    Gaforret

    janė tipa vėrtet romantikė qė shpejt dhe shpesh e ndryshojnė humorin. Nga partneri presin njė kujdes tė pakufishėm, ndėrsa u lėshohen ndjenjave tė tyre vetėm kur binden se edhe pala tjetėr ėshtė e sinqertė.

    Luanėt

    mund tė durojnė njė numėr tė pabesueshėm tė komplimenteve dhe lavdėrimeve nė llogari tė tyre. Ēdo marrėdhėnie tė re e pėrjetojnė si njė rast pėr t’u treguar, ndėrsa, edhe pse janė shumė epshorė, nganjėherė ėshtė e pamundur qė t’i dilet mbanė me xhelozinė e tyre.

    Virgjėreshat

    janė shumė tė menduara dhe tė drejtpėrdrejta, ndėrsa nga partneri kėrkojnė siguri, besim dhe saktėsi. Romantika e tepruar dhe shprehjet e dashurisė u duken gjėra qesharake, ndaj me virgjėreshat mos provoni diēka tė tillė!

    Peshoret

    janė tipa mashtrues me stil, tė cilėt te gjinia tjetėr kanė shumė sukses. Me kujdes e vlerėsojnė sharmin, dukjen e jashtme dhe shijen e personit qė u pėlqen, sepse pėr ta ėshtė tepėr e rėndėsishme ta gjejnė njė partner qė mund tė matet me pėrsosurinė e tyre tė jashtme.

    Akrepat

    i adhurojnė lojėrat e joshjes, seksi pėr ta ėshtė tepėr i rėndėsishėm, ndėrsa ndjenjat i fshehin me kujdes. Kur ndokush i lėndon, nuk e harrojnė asnjėherė hakmarrjen.

    Shigjetarėt

    janė tė guximshėm, kanė energji tė madhe dhe vetėbesim. Janė tė gatshėm pėr ēdolloj rreziku. Aventura me shigjetarin gjithnjė do tė jetė interesante, dinamike dhe me plot bujė.

    Bricjapėt

    menjėherė e bėjnė me dije se nė marrėdhėniet emocionale duhet tė ketė rend. Lidhja e tyre zhvillohet sipas protokollit dhe pa shpėrthim tė emocioneve.

    Ujorėt

    adhurojnė qė ta tėrheqin vėmendjen, ndėrsa lojėrat e joshjes me ta sjellin shqetėsime dhe paqartėsi. Sjellja e tyre nganjėherė ėshtė ekscentrike dhe provokuese, por me ta kurrė nuk do ta ndieni monotoninė.

    Peshqit

    janė persona me natyrė shumė emocionale dhe tė dashuruar, ashtu qė ėshtė lehtė ta tėrheqėsh vėmendjen e tyre. Me ta duhet tė veprohet shumė me kujdes, sepse lėndohen lehtė, ndėrsa imagjinata e tyre mė e madhe ėshtė qė rrėfimin e tyre tė dashurisė ta kthejnė nė njė pėrrallė me pėrfundim tė lumtur.

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: SHENJAT ASTROLOGJIKE

    NUMEROLOGJIA – numrat dhe fati

    splash1.jpg

    Njė llogaritje e moēme e karaktereve tė njerėzve ėshtė edhe numerologjia. Sipas kėsaj llogaritjeje astrologjike kuptojmė se secili person fshihet prapa ndonjėrit nga numrat prej njė deri nė nėntė. Nė mėnyrė shumė tė thjeshtė, secila datė e lindjes mund tė zbritet nė njė numėr njėshifror, i cili i tregon rrugėn e jetės suaj dhe zbulon vetitė tuaja tė mira dhe tė kėqija, por edhe si silleni ndaj njerėzve tė tjerė. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atė tė partnerit, apo tė njerėzve qė ju rrethojnė, pėr ta parė pėrputhshmėrinė mes jush.

    1-2-3-4-5-6-7-8-9

    Si tė llogaritet numri i rrugės jetėsore

    Mblidhni numrat qė i jep ditėlindja juaj. Pėr personin qė ka lindur mė 15 shtator 1981 mbledhja duhet tė bėhet nė kėtė mėnyrė: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e kėtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilės rrugė jetėsore i takoni, pra rrugės 7. Nėse shuma edhe pas dy mbledhjeve del njė numėr mė i madh sė 9, atėherė vazhdoni mbledhjen derisa tė fitoni numrin njėshifror...

    NUMEROLOGJIA – numrat dhe fati

    Domethėnia e numrave

    1 - Udhėheqės autoritar qė e kalon ēdo pengesė. Perfeksionist qė kėrkon shumė, si nga vetja ashtu edhe nga tė tjerėt. Me besnikėri qėndron pas planeve qė ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur pėr mendimet e tė tjerėve. Shpesh ka nevojė tė pėrmbajė depėrtueshmėrinė e tij, megjithatė nėn sipėrfaqen e jashtme tė vrazhdė fshihet njė shpirt goxha i butė.

    2 - Njeri paqėsor, por qė i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pėlqen dembelinė. Vetitė e ēmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ėndėrrimtar i papėrmirėsueshėm. Kur gjėrat nuk i ecin sipas planit ėshtė idhnak dhe i pakėnaqur.

    3 - Lėvizės dhe revolucionar me tėrė qenien e tij. Ėshtė person i shoqėrueshėm dhe pa brenga, por nganjėherė pak i frikėsuar. Tė metat mė tė mėdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.

    4 - Kėmbėngulės dhe punėtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nėse gjėrat nuk i shkojnė siē ka planifikuar mund tė shndėrrohet nė person tė dhunshėm. Ėshtė person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse nė brendinė e tij ka vend pėr brenga.

    5 - Ėndėrrimtar i pasionuar, dashnor i pėrkryer, por lehtė u nėnshtrohet ērregullimeve psikologjike. E urren rutinėn dhe punėn e mundimshme.

    6 - Zemėrmirė dhe sharmant, ka dell tė zhvilluar pėr drejtėsi. Ėshtė i gatshėm edhe pėr sakrifikim. Ka kualitete pėr te qenė politikan i suksesshėm. Ėshtė i butė me ata qė i do, por vėshtirė fal dhe harron.

    7 - I rezervuar, i matur dhe shumė inteligjent. Ėndėrrimtar, hetues dhe mendimtar qė ka burime tė pashtershme. Ėshtė i gatshėm edhe tė mashtrojė vetėm pėr tė pasur sukses. Po ashtu ėshtė edhe zemėrgjerė dhe egocentrik.

    8 - Trim dhe energjik, por ka sukses vetėm atėherė kur ia arrin tė kontrollojė oreksin goxha tė madh personal. Ėshtė person qė lufton pėr tė drejtėn dhe gjėrat e ēmuara. Edhe pse pėr nga natyra ėshtė person optimist, nganjėherė ėshtė i fshehtė dhe i mbyllur nė vete.

    9 - Luftarak, trim, i pavarur deri nė fund, por qė, nganjėherė, ka nevojė edhe pėr ndihmė. Ia del me sukses nė ēdo gjė qė kėrkoni nga ai. Ėshtė i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk ėshtė sentimental, siē mund tė duket nė shikim tė parė.

    A i pėrgjigjet numri i tij tuajit?

    1-shi dhe 2-shi janė nė kundėrshtim mė njėri-tjetrin, mirėpo kreativiteti dhe shkathtėsia e udhėheqjes qė e posedon 1-shi mund ta joshė 2-shin artistikisht tė orientuar.

    3-shi ėshtė i pavarur dhe i gjallė. I pėrshtaten 3-shat tė tjerė, ose numrat qė pjesėtohen me 3.

    4-shi ėshtė praktik dhe vėshtirė krijon shoqėri. Pėrshtatet mirė me 2-shin dhe 8-shin.

    5-shi ėshtė adhurues i jetės tolerante dhe pėrshtatet mė tė gjithė numrat, sidomos me numrin 5.

    6-shi ėshtė besnik dhe i baraspeshuar, ndėrsa pėrshtatet me 7-shin e rėnė nė mendime dhe me 9-shin seksipil.

    7-shi i pėlqen 3-shat e gjallė dhe 5-shat dinamikė.

    8-shi ėshtė ambicioz, botėrisht i hapur dhe goxha materialist. E pėlqen kreativitetin e 1-shit, ndėrsa ka nevojė pėr stabilitetin e 4-shit.

    9-shi ėshtė tip luftėtar qė i pėlqen 1-shat autoritarė dhe 6-shat besnikė.

  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e rrugaci i vogel
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    166
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Pothuajse te gjitha pershkrimet i perafrohen karakterit dhe fizikut tim prej demi
    Po jo te gjitha ama ..

  10. #10
    E rregjistruar 35% Maska e girl08
    Anėtarėsimi
    Oct 2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,100
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    Nje pjese e madhe e tyre ishin te verteta, per pjesen tjeter nuk mund te flas, pasi aty ka gjera qe nuk i kam provuar.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shenjat e sėmundjes sė rėndė nė mushkėri
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-07-2013, 07:30 PM
  2. Shenjat e Horoskopit
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 12:58 PM
  3. 6 Shenjat qe percaktojne njeriun e duhur...
    Nga erinda nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-06-2012, 01:34 PM
  4. Gjate dhe Gjere per 12 shenjat e Horoskopit!
    Nga erinda nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 10:41 AM
  5. Shenjat e horoskopit
    Nga carolina nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 05:33 AM