Receta Gatimi

Dėshironi tė keni fėmijė tė zgjuar?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Dėshironi tė keni fėmijė tė zgjuar?

    Dėshironi tė keni fėmijė tė zgjuar?

    Rritja e fėmijėve nė njė ambient tė ngrohtė, plot dashuri dhe njė edukim cilėsor ndikon pozitivisht nė zgjuarsinė e tij. Ėshtė shumė e dobishme qė nėna tė kalojė njė shtatzėni tė shėndetshme, tė kujdeset pėr fėmijėn, tė lexojė libra bashkė me tė. Pėrveē kėsaj nuk duhen nėnvlerėsuar edhe aktivitetet sportive tė cilat ndihmojnė nė zhvillimin e trurit.

    Ēdo nėnė dhe baba dėshiron qė fėmija i tij tė jetė njė person i zgjuar dhe i suksesshėm nė jetė. Ndėrsa termi i njohur si ‘zgjuarsi’ pėrbėhet nga terma tė ndryshėm si mėsim, konceptim, kujtesė dhe mundėsi e zgjidhjes sė problemit nė mėnyra tė ndryshme.

    Nė fillim tė faktorėve mė tė rėndėsishėm qė ndikojnė nė zhvillimin e zgjuarsisė radhitet faktori gjenetik. Por pėrveē anės gjenetike kanė rėndėsi tė madhe stimuluesit e ambientit pėrreth, familja, besimi, kultura dhe pėrpjekjet e vetė fėmijės pėr tė zhvilluar aftėsitė e tij.

    Pėr zhvillimin dhe pėrdorimin e potencialit tė zgjuarsisė nė mėnyrėn mė tė frytshme kėrkohet veēanėrisht nė vitet e para tė jetės njė ambient i mbushur plot dashuri pėr nga ana shpirtėrore dhe mendore dhe marrja e njė edukimi cilėsor. Nė kėtė pikė prindėrve u bien detyra shumė tė rėndėsishme.

    Qėndroni larg stresit gjatė shtatzanisė
    Njė shtatzėni e kaluar nė njė ambient jo tė qetė dhe me probleme pasqyrohet nė marrėdhėnien nėnė-fėmijė. Nėna nuk arrin tė ketė njė lidhje shpirtėrore me fėmijėn dhe ky fakt ndikon negativisht nė zhvillimin e tij.

    Kaloni kohė me tė
    Duke filluar qė me lindjen e tij pėrveē nevojave fizike duhet t’u kushtohet rėndėsi e madhe dhe nevojave shpirtėrore. Prandaj pėr t’i dhėnė siguri fėmijės dhe pėr ta bėrė tė ndihet i veēantė duhet tė luani me tė. Kalimi i kohės me tė dhe interesi i shfaqur duke luajtur do tė ndikojė pozitivisht nė zhvillimin akademik dhe social tė fėmijės.

    Lėreni t’ju bėjė pyetje
    Fėmijėt janė nė zbulim e sipėr tė botės qė i rrethon. Prandaj ėshtė e nevojshme qė t’i nxisim ndjenjat e tyre kureshtare. Sa herė qė fėmija t’ju bėjė njė pyetje duhet t’i pėrgjigjeni nė njė mėnyre tolerante dhe tė durueshme dhe t’i jepni mundėsinė e shprehjes sė mendimeve tė tij. Sa mė shumė qė tė flisni me tė aq mė shumė do tė zhvillohet dhe aftėsia e tė kuptuarit dhe pėrdorimit tė fjalėve.

    Caktoni njė orė lexim libri
    Duke u nisur nga fakti qė libri ndikon nė mėnyrė aktive nė zhvillimin e trurit, fėmijės duhet t’i merren libra me pėrralla dhe libra tė pėrbėrė vetėm nga figura shumėngjyrėshe, pa fjalė. Ndėrsa nė periudhat e mėvonshme mund tė punohet mė shumė pėrsa i pėrket aspektit tė afrimit tė fėmijės me librat. Si njė familje nė fund tė ditės mund tė caktoni njė orė ku tė lexoni bashkė libra. Nxitini fėmijėt tė abonohen nė gazeta apo revista me pėrmbajtje kulturore- shkencore.

    Zgjidhni lojėra tė pėrshtatshme me moshėn
    Gjatė lojės realizohen disa procese tė ndryshme mendore si klasifikimi, vendosja, zgjidhja e problemit. Prandaj duhet tė zgjidhen lojėra tė pėrshtatshme edukuese qė tė mundėsojnė zhvillimin dhe pėrqendrimin e tyre.

    Bėjini ushtrime tė cilat ndikojnė nė zhvillimin e trurit
    Kur fėmija noton, i jep biēikletės, luan basketboll sinjalet qė shkojnė nga trupi drejt trurit bėhen edhe mė aktive. Edhe shahu, pyetjet logjike dhe gjėegjėzat ndikojnė pozitivisht mbi qendrėn e kujtesės.

    Kėrkoni tė pėrdorė edhe dorėn tjetėr
    Pėr tė futur nė punė tė dy zonat e trurit kėrkoni nga fėmija tė pėrdorė edhe dorėn tjetėr pavarėsisht dorės qė pėrdorė pėr tė kryer aktivitetet jetėsore. P.sh nėse shkruan me dorė tė djathtė kėrkoni tė provojė shkrimin me dorėn e majtė. Dhe insistoni derisa tė arrijė tė shkruajė me dorėn e majtė.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    shume interesant ky artikull ardona. shume faleminderit qe e ke shkruajtur per ne.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. TEST: Sa te zgjuar jeni?
    Nga EMAUS nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-05-2013, 07:19 PM
  2. Macja, kafsha shtėpiake mė e zgjuar !!
    Nga labja nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 10:43 AM
  3. Qumėshti dhe djathi ju bėjnė mė tė zgjuar
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 08:23 PM
  4. Sporti tė bėn mė tė zgjuar
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 07:54 PM
  5. Jeta e vetmuar tė bėn mė tė zgjuar
    Nga vaaldr1n nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2012, 06:49 AM