LUKMANI I URTĖ POROSIT DJALIN E VET






* Djali im, kalova pranė shumė Pejgamberėve dhe pėrfitova prej tyre tetė urtėsi:

- Kur tė jesh nė namaz, ruaje zemrėn tėnde.

- Kur tė jesh nė tubime me njerėz, ruaje gjuhėn tėnde.

- Kur tė jesh nė shtėpitė e tyre, ruaje shikimin tėnd.

- Kur tė jesh nė ushqim, ruaje stomakun tėnd.



* Dy gjėra mos i pėrmend kurrė:

- Tė keqen qė ta bėn dikush

- Tė mirėn qė ia bėn dikujt.



* Dy gjėra mos i harro kurrė:

- Allahun e Madhėruar

- Shtėpinė e pėrhershme (ahiretin).



* Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirėpo nuk kam gjetur asgjė mė tė rėndė se borxhi.



* I shijova tė gjitha mirėsitė e nuk shijova asgjė mė tė mirė se shėndeti.



* I shijova te gjitha tė hidhurat e nuk shijova asgjė mė tė hidhur se nevoja ime pėr njerėzit.



* Djali im, me tė vėrtetė prindėrit janė derė prej dyerve tė xhenetit, nėse ata janė tė kėnaqur me ty, vazhdo pėr nė Xhennet, e nėse janė tė hidhėruar, tė ėshtė bėrė perde (pengesė) pėr nė Xhennet.



* Djali im, mos rri me njerėz tė prishur dhe mos u shoqėro me ta. Frikėsohu se po i godet dėnim nga qielli e tė pėrfshin edhe ty.



* Djali im, rri me njerėz tė dijshėm dhe shoqėrohu me ta, ndoshta zbret mbi ta mėshirė e tė pėrfshin edhe ty.



* Djali im, shite dynjanė (kėtė botė), pėr ahiretin (Xhennetin ose Parajsėn), do i fitosh tė dyja, e mos shit ahiretin pėr dynjanė, se do i humbėsh tė dyja.



* Djali im, mėsoje gjuhėn tėnde qė vazhdimisht tė thotė "O ALLAH MĖ FAL MUA!"sepse ėshtė njė ēast nė tė cilin Allahu nuk e refuzon duanė.



* Djali im, tek ti tė ushqehen tė devotshmit, ndėrsa nė tė gjitha ēėshtjet konsultohu me dijetarėt.



* Djali im, mos u sill butė me injorantin, qė tė mendojė se je i kėnaqur me punėn e tij, dhe kujdes nga neveritja e tė menēurit, se do tė kthehet ty (neveritja).



* Djali im, bėhu shėrbėtor i tė mirėve e mos u bėj i dashur i tė kėqinjve.



* Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kė po shoqėrohesh dhe mos iu afro asaj qė nuk tė intereson.



* Djali im, shko nė mėsime dhe tubime me dijetarėt, se me tė vėrtetė Allahu i Madhėruar i ngjall zemrat me dritėn e urtėsisė ashtu siē ngjall tokėn me shi tė furishėm.



* Djali im, shenjat e ziliqarit janė tri: e pėrgojon shokun nė mosprani, kur dėshmon, bėn lajka dhe gėzohet me fatkeqėsinė e tjetrit.



* Djali im, bėhu i pasur, do tė jesh besnik.



* Djali im, dynjaja (jeta nė kėtė botė) ėshtė kalimtare, prandaj kalo nėpėr tė e mos u mashtro pas saj (ndėrtimit nė tė).



* Djali im, vėrtet dynjanė e ke lėnė mbrapa qė kur ke ardhur nė tė, ndėrsa ahiretin e ke para, prandaj shtėpinė sė cilės ēdo moment i afrohesh e ke mė afėr se shtėpinė qė ēdo moment i largohesh.



* Djali im, nėse dėshiron tė zėsh shok ndonjėrin, sė pari hidhėroje, nėse tregohet i drejtė nė ato momente, shoqėrohu me tė, pėrndryshe largohu nga ai.



* Djali im, fjala e mirė dhe buzėqeshja jote janė mė tė dashura te njerėzit sesa ndihma materiale.



* Djali im, shokun vėre nė atė pozitė sikur nuk ka nevojė fare pėr ty, ndėrsa ti pėr atė ēdoherė ke nevojė.



* Djali im, mos dėshiro qė njerėzit tė tė lėvdojnė, as mos u jep shkas qė tė tė fyejnė, ti ēdoherė lodhu (pėrpiqu qė t’i ndihmosh), ndėrsa tė tjerėt tė jenė nga ti tė qetė.



* Djali im, kujdes ēfarė del nga goja jote, sepse kush hesht, shpėton, prandaj duhet tė flasėsh vetėm atė qė tė bėn dobi.



* Djali im, le tė jetė nėnshtrimi ndaj Allahut tregtia jote, do fitosh pa harxhuar mall fare.



* Djali im, ki frikė Allahun e mos u shtir si i devotshėm me qėllim qė tė tė nderojnė njerėzit, kurse zemrėn e ke tė prishur.



* Djali im, largoju sė keqes (sherrit), se me tė vėrtetė e keqja pėr tė keqen ėshtė krijuar.



* Djali im, mos u bėj mė i paaftė se gjeli, i cili kėndon para mėngjesit, ndėrsa ti je nė gjumė.



* Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn nė vende tė kėqija, akuzohet, e kush shoqėrohet me njerėz tė kėqij, nuk shpėton dhe kush nuk e ruan gjuhėn e tij, pendohet.



* Djali im, mos e humb pasurinė tėnde e ta rregullosh pasurinė e huaj, se vėrtet pasuria jote ėshtė ajo qė e ke dhėnė, ndėrsa pasuria qė ke lėnė ėshtė e huaja.



* Djali im, nuk ka asgjė mė tė mirė sesa gjuha dhe zemra nėse pendohen dhe nuk ka asgjė mė tė keqe sesa gjuha dhe zemra nėse prishen.





Ajete (shenja) Kuranore pėr Lukman Hakimin.



"Ne i patėm dhėnė Llukmanit menēuri tė pėrsosur (e i thamė): Tė falėnderosh Allahun, e kush falėnderon, e mira e atij falėnderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka pėr vete), nė tė vėrtetė, Allahu nuk ka nevojė (pėr falėnderimin e tij) pse Ai vetė ėshtė i lavdishėm. (pėrkujtoju popullit tėnd) Kur Llukmani duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: "O djali im, mos i pėrshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe!"



Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj.




E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar.



O djali im, s'ka dyshim se edhe nėse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e tė jetė e fshehur nė rrasė guri, ose nė qiej apo nė tokė, Allahu do ta sjellė atė, se Allahu ėshtė i butė dhe hollėsisht i informuar.



O djali im, fale namazin, urdhėro pėr punė tė mira, e ndalo nga tė kėqijat, pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet, vėrtet, kėto janė nga ēėshtjet mė tė preferuara.



Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Allahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet.

Tė jesh i matur nė ecjen tėnde, ule zėrin tėnd, se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit." (Kur'an - Lukman : 12/19)