ASPEKTI SOCIAL I BANKAVE ISLAME vs. KONVENCIONALE
AUTOR: Dr. ISLAM HASANI

Nė kohėt e fundit janė duke u shtuar debatet se sa janė tė arsyeshme kamatat tė cilat ngarkohen mbi klientėt kėtu nė Kosovė. Sipas kryetarit tė Shoqatės sė Bankave tė Kosovės kamatat janė tė arsyeshme dhe ai e arsyeton atė me shpenzime tė shumta dhe me njė rrezik tė madh me tė cilin pėrballen bankat nė financimet e tyre. Mirėpo nėse shikohet profiti qė bankat e Kosovės kanė realizuar gjatė vitit 2009, kap shifrėn e disa dhjetėra milion euro. Vetėm Pro-Credit Bank ka realizuar 19 milion euro profit pėr vitin qė e lamė pas. Kishte me qenė shumė e arsyeshme tė shikohet se sa ka qenė profiti i kredimarrėsve prej tė cilėve kėto banka kanė bėrė fitimin. Bankat komerciale nė Kosovė ofrojnė produkte me emra tė ndryshėm, por qė tė gjitha ato produkte bankare mbėshteten nė kredi-dhėnie-marrje. Relacioni nė mes tė bankės dhe klientit ėshtė kredidhėnės dhe kredimarrės. Kjo nėnkupton se qė nga momenti i lejimit tė kredisė, banka mund tė llogaris fitimin e vet, sepse nuk kushtėzohet me mėnyrėn e pėrfundimit tė projektit, qoftė ai me humbje apo fitim, por bėnė llogarinė nė maturimin e kredisė, pret kalimin e kohės dhe pagesat e kėsteve nga klienti i vet dhe nuk i intereson nėse klienti ka patur humbje apo fitim nė investimin qė ka bėrė me kredinė e marrė nga banka.

Nė anėn tjetėr klienti ballafaqohet me dy pasiguri, e para; pasigurinė rreth mundėsisė sė realizimit tė projektit pėr tė cilin ka marrė kredinė dhe e dyta; me pasigurinė se si do tė pėrfundoj projekti dhe a do tė jet fitimprurės, ndėrkohė qė njė gjė ėshtė e sigurt, shuma e pagesės qė ka pėr ta bėrė patjetėr ndaj bankės, kapitali bazė plus pėrqindja e kamatės.

Kėto ishin vetėm disa nga aspektet e sistemit bankar kėtu nė Kosovė, me tė cilin populli ynė ėshtė duke u ballafaquar.

Ēfarė do tė ishte njė alternativė pėr tė zgjidhur problemin e bankimit nė mėnyrė mė tė mirė tė mundshme. Deri tani nuk ėshtė marrė nė konsideratė investimi nė formė aksionare ku bėhet shpėrndarja e kapitalit dhe shpėrndarja e rrezikut. Investimet nė ketė formė janė treguar mė tė sigurta, d.m.th. e stabilizojnė sistemin financiar dhe janė fitimprurėse pėr tė gjitha palėt e pėrfshira nė investime. Ky edhe ėshtė njė dallim nė mes tė sistemit financiar islam dhe atij konvencional.



Si do tė evitohej ky problem nga njė alternativė e sistemit Bankar Islam?



Ėshtė shumė normale qė tė kėrkohet zgjidhje nė aspektin islam, pėrderisa jemi tė obliguar qė pėr ēdo gjė ti referohemi Kur’anit dhe Sunnetit, dhe se kėto janė referencė jona pėr tė gjitha kohėrat dhe tė gjitha vendet.

I. Njė prej karakteristikave dalluese tė sistemit ekonomik dhe financiar islam ndaj sistemeve tjera ėshtė besimi nė prezencėn Hyjnore, gjė qė ėshtė njė influencė dhe motivim shumė i madh nė futjen e faktorit etik dhe social nė veprimet e tyre ekonomike. Muslimani beson se ėshtė shpirtėrisht nė lidhje direkte me Allahun dhe nėn kontrollin e Tij, i Cili dėgjon dhe sheh dhe shpėrblen pėr punė tė mira dhe ndėshkon pėr punė jo tė mira. Duke i ditur tė gjitha kėto, ata synojnė ndihmėn e Allahut dhe bekimin e Tij nė ēdo hap tė rėndėsishėm qė marrin. Pėrveē interesimit pėr tė fituar nė tregtinė e tyre ata bėjnė punė qė tė kėnaqin Allahun, i japin rėndėsi edhe tė ushqyerit tė tė varfėrve, ndihmės sė jetimėve, nė pėrgjithėsi ndihmės sė nevojtarėve dhe mosmarrjes sė kamatės nė huat qė japin.

II. Sikurse te sistemet e tjera ekonomike ashtu edhe nė ato islame, paraja dhe sistemi bankar luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Mirėpo, qė tė jetė ky rol i pranuar nė sistemin islam, duhet tė jetė nė ujdi me mėsimet islame dhe nė pėrmbushje tė aspiratave tė popullit. Islami synon qė dhurata e Allahut dhėnė njė shoqėrie, tė shfrytėzohet deri nė maksimum nga ajo shoqėri nė mėnyrė tė arsyeshme pa ndonjė shpenzim tė panevojshėm (israf), me njė drejtėsi shoqėrore dhe kategorizim tė drejtė (adl). Pėr tė arritur kėtė qėllim, Islami thekson kontrollin nė procesin e fitimit dhe shpenzimit tė pasurisė.

III. Financat Islame i kanė rrėnjėt mbi baza morale dhe strukturė qė tė kenė parasysh gjėrat qė janė hallall dhe haram. Njė aktivitet i cili nė sistemin kapitalist konsiderohet tė jetė i arsyeshėm sepse ka kėrkesė nė treg, dhe pas asaj kėrkese qėndron njė fitim i madh siē janė: pijet alkoolike, bixhozi, prostitucioni, etj., nė sistemin islam ky investim ėshtė i ndaluar. Banka Islame nuk e ka si qėllim pėrfundimtar vetėm tė bėjė profit, por gjithashtu ka parasysh qė biznesi qė ndėrmerr tė mos shėrbejė pėr degjenerimin e shoqėrisė apo pėr gjėra tė tjera tė ndaluara.

IV. Sistemi islam ėshtė i orientuar nė njė ekonomi qė tenton t’i shfrytėzojė tė gjitha pasuritė materiale deri nė maksimum, sepse ēdo gjė e krijuar nė qiej e nė Tokė, ėshtė krijuar pėr tė mirėn e njerėzisė dhe ato duhet t’i shėrbejnė qėllimit pėr tė cilin janė krijuar. Nė kėtė mėnyrė largohen vėshtirėsitė nga njerėzit dhe krijohet njė ambient i pėrshtatshėm ku njerėzit mund ta shfrytėzojnė kohėn e tyre pėr tė mirėn e vetvetes, familjes dhe shoqėrisė.

V. Bankat islame i japin prioritet dhe pėrkrahin investimet nė projekte qė ndihmojnė pėr zgjedhjen e problemeve tė shoqėrisė, duke krijuar vende tė reja pune pėr njė numėr sa mė tė madh punėtorėsh, sepse Islami obligon qė ndihma tė bėhet pa i turpėruar dhe pa ia humbur dinjitetin atyre qė kanė nevojė pėr ndihmė. Mėnyra mė e mirė pėr ta realizuar kėtė, ėshtė tė krijoj vende pune pėr ta, nė mėnyrė qė ata tė jenė nė gjendje tė punojnė dhe tė fitojnė pėr nevojat e veta dhe mos ta shtrijnė dorėn pėr lėmoshė.

VI. Aktivitet tjetėr qė praktikohet nga bankat Islame e qė shkon nė dobi tė shoqėrisė, ėshtė edhe dhėnia e ‘kardul Hasen’ hua apo borxh pėr mirėsi (hua pa kamatė) pėr disa kategori njerėzish qė i pėrkasin rasteve sociale, p.sh. tė paaftėve, tė vejave, investimi apo ndihma nė edukim. Tė gjitha bankat islame e kanė kėtė produkt (kardul Hasen) i cili nuk ėshtė fitimprurės pėr bankat por shkon vetėm nė dobi tė kategorive tė pėrmendura.

VII. Investimet e bankave islame bazohen nė pasuri reale, investime prodhuese apo tregtare dhe shėrbime. Banka dhe klienti e bartin sė bashku rrezikun dhe ndajnė humbjen apo fitimin sipas marrėveshjes sė kontratės qė ėshtė shumė e qartė qė nga fillimi.

VIII. Edhe njė karakteristikė dalluese nė mes bankave Islame dhe atyre konvencionale ėshtė se, nė raportet e bankave islame duhet patjetėr tė figuroj se sa kanė qenė ndihmuese tė ekonomisė, dhe se relacioni nė mes bankės dhe klientit ėshtė nė formė partneriteti e jo thjesht kredidhėnės - kredimarrės.

Edhe te ne nė Kosovė sikur sistemi bankar tė rregullohej dhe mbikqyrej sipas parimeve islame tė bankimit, raportet e bankave ku profiti i tyre arrinė njė shumė tė konsiderueshme do tė ishte tregues se edhe partnerėt e tyre (klientėt) kanė arritur njė fitim tė mirė, sepse marrėdhėniet nė mes bankės dhe klientit do tė ishin rregulluar nė formė partneriteti dhe nuk ka mundėsi njėri partner tė fitoj shumė e tjetri tė humb. Prandaj, mund tė konkludohet se pėrveē dallimit nė mėnyrėn e investimit ėshtė edhe dallimi nė mėnyrėn e llogaritjes dhe auditimit, ku investimet me qėllime humanitare duhet tė jenė pjesė e raportimit.

Burimi: http://www.mesazhi.com/mendime/aspek...-konvencionale