Pirro Cako: Kur ke fėmijė, divorci ėshtė i vėshtirė

Ai nuk kishte dashur tė fliste asnjėherė pėr ndarjen e tij me bashkėshorten. Por tashmė, pėr kantautorin Pirro Ēako, divorci me ish-bashkėshorten, sopranon Inva Mula, ėshtė njė fakt i pashmangshėm. Nė njė intervistė tė dhėnė dy ditė mė parė pėr Genta Popėn nė emisionin “Pasdite nė Top Channel”, Pirro ka komentuar ndjesinė e divorcit tė tij.
Vitet e fundit ėshtė shtuar numri i divorceve nė Shqipėri. Ju si e shihni kėtė fenomen?
Divorci ėshtė njė fenomen fatkeq, gjithmonė e mė shumė nė rritje sidomos tek ne. Para viteve ‘90 nuk ka qenė shumė prezent, pasi ashtu ka qenė edhe koha. Diktatura kishte luajtur rolin e vet. Nė botė ėshtė njė fenomen i zakonshėm siē e quajnė, si heqja e apandesitit, megjithatė i mirė nuk ėshtė si fenomen. Ky ėshtė mendimi im personal, mirė ėshtė tė mos ndodhė, por kur ndodh nuk ėshtė se bėhet me qejf, bėhet me sforco. Ėshtė njė domosdoshmėri kur vjen njė pikė qė nė ēift nuk gjendet mė ai ekuilibri.
Unė mendoj qė njė ēift bashkohet me dėshirė dhe nuk mendoj se ndahet pėr njė kapriēo apo sepse dėshira mungon, por sepse nuk funksionon diēka. Kėshtu ndarja ėshtė njė histori mė vete, qė unė e mendoj si njė domosdoshmėri qė vjen, por sidomos nė ēiftet qė kanė fėmijė, ka probleme, ku situata ndėrlikohet edhe mė shumė. Kur ka edhe fėmijė nė mes, aty ėshtė pjesa qė e vuan mė shumė sepse mendon qė ėshtė fėmija nė mes. Prandaj thashė dhe nė fillim, e mirė nuk ėshtė, por kur vjen, asnjė nuk ndahet sepse gjithēka shkon mirė, por ndahen kur diēka nuk shkon. Prandaj kur bėhet domosdoshmėri, mendoj qė quhet teknikisht e pazgjidhshme. Dhe kur vjen nė kėtė pikė bėhet edhe ndarja, prandaj nuk ka asnjė gjė qė vjen kaq natyralisht.
A paragjykohen tė divorcuarit?
Unė 2 vjet kam qė jam kthyer nė kėtė shoqėri dhe shoqėria shqiptare ka bėrė progreset e veta, por ka dhe shumė anarshi. Kėtu gjen fenomene shumė tė ēuditshme, qė unė nuk do tė doja t’i pėrmendja aspak, por them se pėr sa i pėrket divorcit, ka shumė lloj divorcesh. Kėtu nė Shqipėri ėshtė njė fenomen qė ndarja ėshtė ēėshtje xhelozie nga ana e femrave mė shumė, kur dėgjojnė qė burri ka njė lidhje. Kjo ndodh nė gjithė botėn, por nė Shqipėri ėshtė shumė masive kohėt e fundit, kėshtu qė ky fenomen mendoj qė nuk mund tė ndalohet sepse tashmė thashė, njerėzit kėrkojnė njė ndryshim kur diēka nuk shkon nė ēift.
Pėrmes kėngės ėshtė parė mė normale ndarja?
Kėngėt e mia flasin kryesisht pėr dashurinė, pėr pjesėn mė tė bukur tė jetės, pasi ndarja ėshtė fenomen negativ. Unė jetoj me nostalgjinė, mė pėlqen, nuk jam nostalgjik por mė pėlqen nostalgjia, rikthehem tek vetja dhe kjo mė ndihmon tė jem me kėmbė nė tokė.
Sa e zbeh kalimi i viteve dashurinė?
Tani nė rastin tim kjo nuk do koment. Po tė flas pėr tė tjerėt, nuk di tė them. Pėr veten time, unė mendoj qė dashuria nuk zbehet kaq thjesht. Dashuria zėvendėsohet me respekt, me shumė gjėra tė tjera nė familje, nuk flas pėr marrėdhėnie 2-3 vjeēare. Flas pėr lidhje tė rėndėsishme nė jetė. Ajo nuk zbehet, sigurisht humbet vibracionet, humbet atė freskinė qė ėshtė nė fillim fare, ky ėshtė fakt, por fiton disa vlera tė tjera tė rėndėsishme; lidhesh me njė person dhe fillon e merr prej tij, merr nga njėri-tjetri, fillon e ngjajnė njėri me tjetrin, marrin nga njėri-tjetri - kjo pastaj ėshtė njė pjesė e dashurisė. Me kalimin e viteve, nėse do tė flisja unė nė kėtė moment, ėshtė vėshtirė qė njė njeri, tė paktėn unė nė moshėn time tė dashuroj tani siē kam dashuruar 20 vjeē. Ēdo gjė lidhet edhe me hormone, ka kohėn e vet, tani jemi edhe mė tė programuar kur dashurojmė, sepse futet logjika, kontrolli nė vetvete, bėhen ca llogarira ose nuk tė pėlqen asnjė gjė. Me kalimin e moshės njeriu bėhet shumė mė i koklavitur, fillon e dalin huqe. Kur ėshtė i ri, dashuria i vjen shumė spontanisht dhe ka komplet njė tjetėr erė, ndjesi tjetėr.