Receta Gatimi

Depilimi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Depilimi

    Ngrohja e motit kėrkon domosdoshmerisht pastėrti absolute te pjeseve
    te veēanta te trupit. Depilimi, ėshtė zgjidhja e vetme. Teknikat e shumta
    qe ofron tregu i kozmetikes, mundeson njė lekure te shendetshme.
    Dilemat marrin fund, menjehere pasi sheh mundėsitė, pėr te bėrė njė
    depilim, i cili te jetė sa mė pak i bezdisshem dhe njekohesisht praktik.
    Mund te zgjedhesh midis briskut klasik, apo t'i besosh teknologjise se lartė,
    makinave me rreze lazer, qe mundėsojnė depilim te perjetshem. Kremi
    depilues, ėshtė njė nder metodat me te perdorura nga gratė, pėr faktin
    se ėshtė shumė pak i dhimbshem, ne krahasim me metodat klasike te
    depilimit. Baza e kėtyre kremrave dihet qe ėshtė kimike, duke hyrė ne aksion
    te menjehershem me anė te zbutesve dhe kremrave te tjerė ndihmes. Ai aplikohet
    me anė te njė luge plastike mbi lekure dhe pėrhapet ne formėn e xhelatines.
    Efekti i saj ėshtė djeges, brenda pak minutash do tė kemi kėmbė te pastra.
    Ndwrkohw qw brisku ėshtė mjaft praktik dhe njekohesisht shumė ekonomik,
    sidomos pėr shqiptarėt, qe nuk kanė mundėsi qe te blejne teknologjinė e
    perparuar te depilimit. Megjithatė prej vitesh shumė femra e kanė perdorur
    briskun me sukses, pėr faktin se prerja e qimeve te pjeseve tė ndryshme te
    trupit, bėhet me shumė efikasitet, ne pjeset e forta, ndėrsa tek pjeset me te
    ndjeshme nevojitet kujdes me i madh. Ndryshe nga brisku, depilatori elektrik
    ėshtė mjaft praktik dhe ne mode, pėr tė gjitha gratė qe duan te kenė njė depilim
    te pjesshem, kryesisht gjatė stines se veres. Me anėn e njė brisku te fuqishem,
    depilatori elektrik, arrin te terheqe nga lekura qimet, ne mėnyrė te tillė qe te shkule
    rrenjen, gjė e cila rrit edhe kohezgjatjen e zhvillimit te saj, e cila varion nga 20 deri
    ne 30 ditė. Ajo arrin qe te shkule tė gjitha qimet qe gjenden ne njė thellesi deri ne
    njė milimeter, por ne kėto raste ajo ėshtė shumė e dhimbshme, prandaj edhe
    keshillohet qe te pėrdoret me njėherė pas banjove te ngrohta, ne mėnyrė qe poret e
    lekures te hapen dhe lejojne briskun te beje njė depilim te plotė deri tek rrenjet.
    Depilimi me lazer aktualisht konsiderohet sistemi me efikas pėr te eliminuar qimet
    ne lekure.Ne disa seansa arrihet qe te digjet edhe rrenja, duke krijuar ne kėtė mėnyrė
    njė lekure sa me te pastėr pėr njė kohe disavjecare. Nuk le asnjė shenjė tjetėr te
    dukshme mbi lekure. Ndėrkohė qe sot ėshtė futur ne mode edhe teknika tjetėr e
    ngjashme qe quhet depilimi, i cili realizohet me anė te njė lazerave te veēantė qe
    janė Q-Switched Nd, Alessandrite, Ruby, Neodimio-yag, Dye dhe qe konsistojne ne
    futjen nėn lekure te drites, duke prekur njeheresh edhe melaninen, duke shnderruar
    dritėn ne energji termike, duke eleminuar teresisht rrenjet e qimeve me anė te
    goditjeve qe realizohen deri ne pigment. Lazerterapia realizohet me shumė lehtesi
    tek lekuret e erreta, te cilat janė te pasura me melanine. Kostoja ėshtė shumė e madhe,
    por ne 99 pėr qind te rasteve ky trajtim siguron depilim total, duke mos harruar se kėto
    rrezatime nuk janė aspak te dėmshme pėr shendetin.



  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Depilimi

    altin ketu ke shume budalleqe, pervec alexandritit asgje tjeter nuk eshte e pershtatshme per depilimin.

  3. #3
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Depilimi

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga kuklla\";p=\"10162
    altin ketu ke shume budalleqe, pervec alexandritit asgje tjeter nuk eshte e pershtatshme per depilimin.
    Pervec kesaj mund te perdoret edhe nje "kose bari" per njerezit e zonave te thella!

  4. #4
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Depilimi

    Daku pervec kesaj perdorim edhe leter zumpara

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Depilimi

    mos devijoni nga tema.
    Sot teknologjia e lazerit ka ecur mjaft perpara. Lazeri me i rezultat dhenes eshte alexandriti i cili vepron ne bulben e rrenjes dhe e djek ate, i heq jeten, pas 10 ditesh qimja bie dhe pas 40-50 ditesh del perseri mjaft e dobesuar. Qe nje zone te eleminoje te gjithe qimet pergjithmone duhet te beje te pakten 6 seduta tratamenti. Sa me e theksuar te jete ngjyra aq me shpejt eshte rezultati. Per qimet me ngjyre te hapur (bionde apo te bardha) nuk ka asnje rezultat pasi lazeri nuk e lexon thuajse fare.
    Zona qe vepron me shpejt eshte sqetulla dhe inguine(nuk e di si i thone ne shqip), zona me e veshtire per te eleminuar eshte fytyra.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Depilimi pa dhimbje
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-08-2013, 09:12 PM
  2. Depilimi nė stinėn e verės
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 01:41 PM