Microsoft ka shtuar Facebook nė Outlook gjatė ditės sė martė, duke u ofruar kėshtu pėrdoruesve tė programit tė saj tė popullarizuar pėr email mundėsinė pėr tė shikuar pėrditėsimet e statusit, fotografit dhe postimet nė mur tė miqve tė tyre nė rrjetin social.
Outlook tani i lejon pėrdoruesit tė shikojnė fotografinė e tyre tė profilit dhe aktivitetin e miqve tė tyre nė Facebook, nė njė kuti tė quajtur People Pane.
Ju mund tė shikoni rrjetin tuaj social gjersa ju shikoni postėn tuaj dhe nė kėtė mėnyrė mund tė qėndroni tė lidhur me miq, familje dhe kolegė tha Paco Contreras Herrera, njė menaxher i produkteve tė grupit pranė Microsoft Office.
Microsoft ka integruar dy rrjetet jera sociale Myspae dhe LinkedIn, nė Outlook gjatė muajit shkurt duke pėrdorur atė qė e quan Outlook Social Connector.
Outlook Social Connector nuk shton rrjet tjetėr social nė grup; nė vend tė kėsaj u ofron njerėzve tė zėnė privilegjin qė tiu qasen kėtyre rrjeteve nga Outlook-u tha Contreras Herrera. Ne presim mė shumė mostra tė ngjashme nė tė ardhmen.
Pėrdoruesit e Outlook 2003 dhe 2007 mund tė shkarkojnė versionin mė tė fundit tė Outlook Social Connector nga Microsoft Download Center, kurse ata tė Outlook 2010 mund ta bėjnė kėtė pėrmes Microsoft Update.