Receta Gatimi

Eliksiri i jetėgjatėsisė fshihet te miqtė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Eliksiri i jetėgjatėsisė fshihet te miqtė

    Eliksiri i jetėgjatėsisė fshihet te miqtė
    Njė shprehje e urtė popullore thotė: “Kush gjen njė mik, gjen njė thesar”. Duke u bazuar te shkenca, kjo shprehje vlen edhe mė shumė: Tė kesh njė rreth tė ngushtė shoqėror, me shumė miq, i shton vetes shumė vite jetė
    Vetmia tė helmon si duhani dhe alkooli
    Njė shprehje e urtė popullore thotė: “Kush gjen njė mik, gjen njė thesar”. Duke u bazuar te shkenca, kjo shprehje vlen edhe mė shumė: Tė kesh njė rreth tė ngushtė shoqėror, me shumė miq, i shton vetes shumė vite jetė. Pėr ata qė nuk e dinė, vetmia ka njė efekt negativ nė mirėqenien e njeriut, madje shumė mjekė e kanė krahasuar me dėmet qė shkakton duhani dhe alkooli. Tė ndenjurit mes miqsh ju mbron nga jeta sedentare dhe obeziteti. Njė studim amerikan, i realizuar nga “Brigham Young University”, publikuar dhe komentuar nė “Plos Medicine”, ka zbuluar risinė e fundit se, duke u mbėshtetur te miqtė e ngushtė, rrisni deri nė 50 pėr qind jetėgjatėsinė. Nėse merren nė konsideratė vetėm marrėdhėniet e suksesshme, atėherė keni mė shumė avantazhe. Por cilat raporte vlejnė mė shumė? Tė gjitha: marrėdhėniet nė punė, shoqėritė aventureske, ato mes prindėrve, fqinjėve, tė afėrmve. Sa mė shumė miq tė keni, aq mė mirė ėshtė, sepse tė gjithė kontribuojnė nė efektin e jetėgjatėsisė. Edhe armiqtė kanė pjesėn e tyre. Nė fakt, studimi nė fjalė ka analizuar 148 punė tė prezantuara nė letėrsinė shkencore. Nė studim nuk ekzaminohet cilėsia e mirė ose e keqe e marrėdhėnieve shoqėrore, por vetėm frekuentimi dhe pasojat qė vijnė nga ndarja prej miqve, nė njė periudhė mesatare prej shtatė vjet e gjysmė. Autorėt e studimit, Julianne Holt-Lunstad dhe Timothy Smith, i kanė shtuar analizės sė tyre njė tjetėr pikė: qė mungesa e marrėdhėnieve shoqėrore ėshtė njė rrezik i madh pėr shėndetin e njerėzve. Sipas llogaritjeve tė tyre, fakti qė njė person nuk ka marrėdhėnie shoqėrore rėndon seriozisht nė perspektivat e jetės, ėshtė njėsoj si tė tymosėsh 15 cigare nė ditė, tė jesh skllav i alkoolit, ose tė ndjekėsh njė stil jetese tepėr sedentare. Pra, tė qėndroni vetėm, pa miq e shokė, ėshtė dy herė mė shumė e rrezikshme se sa tė jeni obezė. “Ende sot, ideja qė mungesa e lidhjeve shoqėrore mund tė jetė njė faktor rreziku vdekjeprurės, nuk ėshtė shumė e pėrhapur mes organizatave shėndetėsore dhe opinionit publik”, thotė njė nga studiuesit, qė shpjegon dhe komenton studimin.

    Shoqėrimi me tė tjerėt, nė tė mirė dhe nė tė keq, tė zgjat jetėn, ndėrkohė qė izolimi nė vetvete nuk bėn gjė tjetėr veēse shton konfuzionin dhe shkurton jetėn. Sipas shkencėtarėve, motivi i efektit “guri filozofik” i marrėdhėnieve shoqėrore qėndron nė faktin se tė kesh shumė miq zhvillon te njė individ njė sens tė madh pėrgjegjėsie nė lidhje me vetveten. Kush ėshtė i rrethuar nga njerėz qė e duan, familjarėt dhe miqtė, ėshtė i prirur tė kujdeset mė shumė pėr veten dhe tė pėsojė mė pak rreziqe. Tė jesh i rrethuar nga persona qė tė duan tė mirėn, do tė thotė tė ndihmosh veten dhe tė tjerėt nė ēaste vėshtirėsie. “Njė rreth i ngushtė shoqėror ka efekte pozitive nė ēdo lloj moshe, si nė rini, ashtu edhe pleqėri. Po ashtu mbijeton edhe nė epokėn e internetit”, bėjnė tė ditur studiuesit Holt-Lunstad dhe Smith. Por duhet tė bėni kujdes: tė keni “qindra miq” nė “Facebook” nuk do tė thotė se keni njė rreth shoqėror tė zhvilluar. Edhe pse teknologjitė e reja na japin shpesh herė iluzionin e kundėrt, asnjė kontakt virtual nuk mund ta zėvendėsojė njė mik “prej mishi”, dhe nuk ka tė njėjtin efekt qė ndikon pėr tė jetuar mė gjatė. 
Miqėsia ėshtė njė zjarr qė nuk shuhet kurrė. Mund tė krahasohet me diellin ose dritėn, tė cilat ekzistojnė pėrjetė. Tė kesh njė mik tė vėrtetė, ėshtė njėsoj si tė zotėrosh njė thesar qė nuk e sheh, por e ke. Vetėm jeta mund tė tregojė se kush janė miqtė e vėrtetė, nėse miqėsia ėshtė iluzion apo ekziston realisht. Vlerat e vėrteta tė miqėsisė janė besimi dhe ndershmėria. Kur njė person pa hezituar, tė sheh nė sy dhe tė thotė “Po, kam besim te ti!”, atėherė ajo ėshtė njė miqėsi e vėrtetė. Mik ėshtė ai qė di tė tė kuptojė, nėse ke njė problem ėshtė i gatshėm tė tė ndihmojė, qė beson te ti dhe ajo qė bėn. Miqėsia ėshtė diēka e pėrjetshme, qė as nuk lind dhe as nuk vdes, por jeton pafundėsisht te ēdonjėri prej nesh. Gjithashtu ėshtė edhe njė nga eksperiencat mė tė bukura qė tė ofron jeta. Tė gjithėve na pėlqen t’i ndajmė gėzimet dhe hidhėrimet me personat qė i njohim mirė dhe i konsiderojmė miq tė vėrtetė. 
Shumė persona e ngatėrrojnė kuptimin e vėrtetė tė miqėsisė dhe mendojnė se edhe njė njeri i thjeshtė qė tė pėrshėndet e tė buzėqesh, ėshtė njė mik i ngushtė. Miqėsi e vėrtetė ėshtė ajo qė lind nga zemra dhe nuk ndjen asnjė zili karshi tė tjerėve. Kjo ėshtė arsyeja pse shumė persona nuk besojnė te miqėsitė, sepse asnjėra nuk ėshtė e ndershme. Tė gjithėve do tė na pėlqente tė kishim njė “mik tė vėrtetė”, por ai ose ajo ekziston vetėm nė ėndėrr. Ja pėrse shumė prej nesh preferojnė tė zgjedhin ditarin si mikun mė besnik, t‘u besojnė mendimet dhe tė mos ia hapin zemrėn njė personi.

  2. #2
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    ke te drejte ardona, por duhet me te vertete te gjesh miqe te mire, se ndryshe ta shkurtijne jeten, jo ta zgjasin..hahahaa..megjithese miqesia e vertete eshte e cmuar.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Miq per fiq!

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Nerti Lexo postimin
    ke te drejte ardona, por duhet me te vertete te gjesh miqe te mire, se ndryshe ta shkurtijne jeten, jo ta zgjasin..hahahaa..megjithese miqesia e vertete eshte e cmuar.
    Per miqesine e vertete behet fjale se per "miq per fiq", vertet ta shkurtojne jeten.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Zbulohet sekreti i jetėgjatėsisė
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-06-2011, 08:53 PM
  2. Ballkan Bazar, historia qė fshihet pas Kosinės
    Nga 3r1k0 nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-04-2011, 04:44 PM
  3. A fshihet jeta nė njė nga kėta planetė?
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2011, 02:01 AM
  4. Nese ju Fshihet ikona e My Computer
    Nga MAJDI nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-06-2010, 06:26 PM
  5. Zbulohet sekreti i jetėgjatėsisė sė murit kinez
    Nga MAJDI nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 10:35 AM