Research in Motion ka prezantuar njė celularė tė ri tė quajtur BlackBerry Torch 9800 i cili ka njė ekran tė ndjeshėm nė prekje dhe nė tė njėjtėn kohė edhe njė tastierė rrėshqitėse, dhe i cili do tė ofrohet pėrmes operatorit AT&T dhe do tė tentojė tė konkurroj mė fuqishėm me Apple iPhone 4.
BlakcBerry Toch do tė paraqitet nė shitje nė SHBA me 12 gusht pėr njė ēmim prej 199.99 dollarė dhe me njė kontratė dy vjeēare me AT&T. Pajisja pėrdor njė sistem tė ri operativ dhe ka shfletues mė tė lehtė dhe mė tė shpejtė, ekran 3.2 inē tė ndjeshėm nė prekje dhe qė sjellė rezolucion prej 480 x 360 piksela, kamerė 5 megapikselėshe me blic dhe auto fokus, GPS tė integruar, Bluetooth 2.1, WiFi 802.11 b/g/n, tastierė rrėshqitėse QWERTY, etj. Pėr sa i pėrket veēorive tjera BlackBerry Torch ka edhe njė bateri 1300 mAh, 512 MB RAM, 512 MB memorie flash tė integruar dhe 4GB flash memorie shtesė, si dhe njė port pėr kartelė memorie microSD me tė cilin ofrohet njė kartelė me kapacitet prej 4GB.
Celulari i ri i prezantuar nga RIM pėrmban edhe njė sistem tė ri operativ, pėrkatėsisht versionin 6.0 tė BlackBerry OS, i cili ofron njė inbox pėr pėrdoruesit ku ata mund tė kenė qasje nė rrjetet sociale si Facebook e Twitter, dhe nė tė njėjtėn kohė tė lexojnė postėn e tyre elektronike.
Pėrderisa modeli i ri i prezantuar sot nga RIM paraqet njė pajisje tė mirė pėr konsumatorė qė dėshirojnė tė avancojnė nė modele mė tė reja, nė anėn tjetėr ky celularė mund tė pėrballet me njė sfidė pėr tėrheqjen e konsumatorėve tė rinj. Nuk ka diēka super atraktive tha analisti Michael Gartenberg i kompanisė Altimeter.