Microsoft ka bėrė tė ditur se Bing Maps tani ka njė shtresė tė re qė shfaq harta nga OpenStreetMap.

OpenStreetMap ėshtė njė projekt me kod tė hapur pėr harta qė mban harta tė pėrpunueshme tė tėrė globit. Secili mund tė editojė hartat, dhe nė njėfarė forme kėto harta kanė pseudonimin “Wikipedia Maps”. Modeli me kod tė hapur ėshtė vėrtetuar veēanėrisht efektiv nė rajone nė zhvillim e sipėr ku ka shumė pak tė dhėna pėr harta dhe nė zona ku hartat e detajuara janė kritike pėr misionet e shpėtimit, sikurse qė ishte rasti me tėrmetin nė Haiti.

Shoqata pėr Softuer tė Lirė dhe tė Hapur e Kosovės apo FLOSSK ėshtė njė prej shoqatave qė ėshtė mė aktivja nė kėtė aspekt dhe pėrmes saj u ėshtė dhėnė rasti shumė tė rinjve qė tė kontribuojnė dhe tė mėsojnė mė shumė rreth OpenStreetMap. FLOSSK ka kontribuar me mjaft shumė detaje tė rrugėve nė Kosovė e Shqipėri dhe puna e tyre shihet nė OpenStreetMap, dhe gjithashtu e njėjtė nė shumė konferenca ka shfrytėzuar rastin tė promovojė lirinė dhe pėrparėsitė e pėrdorimit tė OpenStreetMap dhe tė softuerėve tjera me kod tė hapur. Mundėsia pėr editim i ka ofruar rastin edhe individėve tjerė qė me vet dėshirė tė kontribuojnė nė hartat e OpenStreetMap.

Tani Microsoft ka adoptuar projektin e OSM (OpenStreetMap) dhe ka vendosur qė ta fusė nė Bing Maps. Pėr tė punuar me layers (shtersa) nė Bing Maps ju duhet tė keni versionin mė tė fundit tė Microsoft Silverlight dhe njė shfletues qė pėrkrahė Silverlight. Ky nuk punon mirė me Google Chrome (Sė paku sa i pėrket versionit pėr Mac), por me IE8, Firefox apo Safari nuk do tė keni problem.

Pėr tė shtuar OpenSteetMap nė Bing , shkoni tek App Gallery, kėrkoni diēka qė quhet OpenStreetMap app, klikoni nė tė dhe shikimi alternativ pėrmes OpenStreetMap do tė duhej tė lansohen brenda Bing Maps.


Ju mund tė vėreni se Bing Maps ėshtė duke pėrdorur Mapink pėr tė ndėrtuar OpenStreetMap nė hartat e saja. Ju mund tė ktheheni prapa dhe para me cilindo hartė duke pėrdorur shtresėn OSM dhe ēfarėdo shtresa tjera tė Bing duke pėrdorur tė njėjtin kontroll.

Microsoft kohėve tė fundit ka shtuar disa veēori inovative nė Bing, veēanėrisht nė Maps. Nė qershor, paraqiti mundėsinė pėr tė shfletuar pjesė tė botės nė 3D dhe nė shkurt demonstroi pamje panoramike dhe video specifike qė mund tė shikohen brenda Bing Street. Madje muajin qė shkoi Microsoft paraqiti edhe njė garė King of Bing pėrmes tė cilės sfidoi zhvilluesit tė krijojnė aplikacione inovative pėr kėtė platformė. Njė zhvillues me emrin Ricky Brudritt zhvilloi njė aplikacion qė e prezantuam nė www.pcworld.al , i cili llogarit pėrafėrsisht ēmimin e taksitė nė shumicėn e qyteteve tė SHBA-sė.

Megjithatė i vetmi problem qė u shfaq me paraqitjen e inovacionit tė radhės nė Bing nga ana e Microsoft, ishte shfaqja e kėrkimit tė teknologjisė sė Microsoft qė ėshtė fuqia prapa kėtyre inovacioneve tė fundit. Sepse disa po thonė qė ėshtė i panevojshėm pėr faktin se Google Maps bėnė tė njėjtin funksionalitet duke pėrdorur JavaScript dhe ueb standarde tjera. Kjo veēanėrisht ndikon nė pajisje mobile, ku shumica e shfletuesve tė popullarizuar nuk lejojnė plug-in si Silverlight.


Por sė paku mund tė lavdėrohet Bing pėr pėrkrahjen e OpenStreetMap, sepse ka shtuar edhe mė shumė vėmendje nė projektin me kod tė hapur.

Sipas statistikave mė tė fundit projekti ka mbi njė ēerek milion pjesėmarrės, duke pėrfshirė edhe ata nga Kosova e Shqipėria dhe mbi 1.8 miliard GPS pika tė ngarkuara nė tė. Pėrdorues tė dedikuar janė duke u bėrė edhe mė kreativ dhe po gjejnė rrugė pėr tė shtuar edhe mė shumė detaje nė hartat ekzistuese.

Vlen tė theksohet se falė punės anėtarėve tė FLOSSK dhe shumė tė tjerėve pėrdoruesit qė nuk dėshirojnė tė pėrdorin Google Maps, do tė kenė rastin tė shohin shumė mė shumė detaje rreth Prishtinės, Tiranės, Durrėsit, apo cilido qytet tjetėr sepse mė parė Bing Maps nė vete nė krahasim me Google Maps ofronte shumė pak detaje pėr trojet tona Shqiptare.