Kaspersky sot ka identifikuar softuerin e parė tė dėmshėm pėr platformėn e popullarizuar Android.

Trojan-SMS.AndroidOS.FakePlayer.a arrin i fshehur si njė aplikacion pėr lexim tė medieve por nė fshehtėsi dėrgon mesazhe me tekst nė prapavijė nė destinacione qė do t’i kushtojnė pėrdoruesit, dhe kėto gjėra ndodhin pa dijeninė apo lejen e tij. Kodit besohet tė jetė njė skemė pėr fitim tė tė hollave nga kriminelėt.

Ky nuk ėshtė shembull i parė i kodit tė dėmshėm nė kėtė platformė, por ėshtė kodi i parė i krijuar me kod natyral tė Android. Kishim mė parė rastin kur njė grup i celularėve HTC Magic nga Vodafone nė mėnyrė aksidentale kanė pasur viruse nga Windows qė kanė infektuar kompjuterė kur ata u lidhėn me USB.

Denis Maslennikov pėr hulumtime mobile paralajmėroi se trojani mund tė jetė i pari i njė vale sulmesh, ndaj popullaritetit tė shtuar tė Android, qė mund ta ekspozojė atė mė shumė ndaj sulmeve. “Ata qė shesin pajisje me bazė nė Android janė duke pėrjetuar numrin mė tė madh nė rritje tė shitjeve nė mesin e prodhuesve tė smartphoneve” tha ai. “Si rezultat i kėsaj, ne mund tė presim tė shohim njė rritje tė ngjashme me sasinė e malware qė vė si cak kėtė platformė”.

Google ka njė numėr tė masave tė sigurisė pėr tu ruajtur ndaj malware, siē ėshtė rasti pėr klikim lejimi para se tė instalohen aplikacione qė nuk i pėrkasin tregut, dhe gjithashtu edhe paralajmėrime qė tregojnė se ēfarė po kėrkon njė aplikacion, nė mėnyrė qė tė parandalojė shfaqjen e funksioneve tė gabueshme.