Shefi ekzekutiv i Oracle, Lawrence Ellison ka kritikuar HP-nė pėr largimin nga puna tė shefit tė tyre ekzekutiv, Mark Hurd pas dyshimeve pėr ngacmim seksual.

Ellison, njė mik i Hurd, ka dėrguar njė e-mail tek New York Times duke sugjeruar se bordi i HP-sė nuk ka vepruar nė interesin mė tė mirė tė aksionarėve dhe punėtorėve tė saj.

“Bordi i HP-sė sapo ka bėrė vendimin mė tė keq tė mundshėm pėr personelin e saj, qė ėshtė i ngjashėm me atė qė kanė bėrė ata idiotėt nė bordin e Apple, kur patėn pėrjashtuar Steve Jobs par shumė vitesh. Ai vendim pothuajse shkatėrroi Apple dhe po tė mos ishte kthyer Steve, shpėtimi nuk do tė gjendej askund” argumentoi ai.

Ellison deklaroi se bordi i HP-sė ishte ndarė gjashtė me katėr nė diskutime rreth pėrcaktimit tė asaj nėse kompania duhet tė publikojė pretendimet pėr shqetėsim seksual. Hurd thuhet se nuk ėshtė pajtuar me vendimin e bordit.

Akuzuesja, Jodie Fisher, raportohet se ka rregulluar konfliktin me Hurd, megjithėse vlera nė dollarė mbetet e panjohur. Raporte tė ndara sugjerojnė se Hurd ka pranuar prej 40 deri nė 50 milion dollarė nga HP, nė kthim si garancion qė ai tė mos ndjek ndonjė veprim ligjor kundėr ish punėdhėnėsit tė tij.