Google sot ka dėrguar njė paralajmėrim pėr njė event special nė kampusin e saj nė Mountain View qė do tė mbahet tė enjten, dhe gjatė tė cilit pritet tė shpalosen “njė bashkėsi e veēorive tė reja mobile”, qė sipas tė gjitha gjasave do tė pėrfshijnė edhe mundėsinė pėr video thirrje nė Android.
Gjersa kompanai deri mė tani ka thėnė vetėm se produkti mobil Hugo Barra do tė udhėheq eventin, burimet sugjerojnė se mund tė shohim edhe video chat tė integruar nė sistemin operativ mobil. Njė opsion i dytė i ngritur nga AllThingsD mund tė klonojė diēka si FindMyiPhone qė do tė ndihmojė pronarėt e pajisjeve me bazė nė Android tė pėrcjellin, kyēin dhe fshijnė tėrėsisht njė pajisje tė humbur.

Njė veēori me video chat do tė ishte njė pėrcjellje e shpejtė e teknologjisė FaceTime tek Apple, qė duket se ka zėnė Google nė befasi. Opsioni ofrohet nė celularėt Android, por vetėm pėrmes aplikacioneve tė palėve tė treta si Fring dhe Qik, tė cilat shpesh duhet tė lidhen me njė rrjet ekzistues IM apo kanė sistemet e tyre pronėsore. Pa mbėshtetje tė integruar, ndėrtuesit e celularėve Android rrallė kanė implementuar kamera, pėr shkak se ato do tė ishin tė padobishme.

Njė pėrjashtim bėnė HTC Evo 4G, qė mund tė jetė pikėnisja e Google me kėtė veēori. Pajisja e Sprint ėshtė bėrė celulari i parė nė treg qė veēohet me kamerė tė pėrparme dhe si i tillė u ėshtė dhėnė pa pagesė tė gjithė zhvilluesve qė ishin tė pranishėm nė konferencėn Google I/O nė majin qė shkoi. Ky hap siē duket nė njė mėnyrė ka shtyrė zhvilluesit e Android qė paraprakisht tė pėrkujdesen pėr tė integruar video thirrje nė aplikacionet e tyre dhe pėr t’i testuar ato me harduer qė veēse e posedojnė.