Pėr shkak tė rregullave mjedisore automjeti brutal kompakt i Hondas Civic Type-R do tė ndėrpresė prodhimin pėr tregun evropian nė fund tė kėtij viti, ka konfirmuar prodhuesi japonez.
Honda Civic Type-R fillimisht na ėshtė paraqitur nė panairin e automjeteve nė Paris para katėr vitesh. Automjeti ka motor tė njėjtė atmosferik prej dy cilindrash me benzinė nga gjenerata paraprake i cili zhvillon 200 kuaj fuqi me 8.000 rrotullime nė minutė. Pėr fat tė keq, ky motor nuk pėrmbushė normat mjedisore Euro V tė cilat hyn nė fuqi vitin e ardhshėm, e nė Honda vlerėsojnė se nuk u shpaguhet tė investojnė mjete tė shumta financiare nė avancimin e tij.



Megjithatė, Civic Type-R do tė vazhdojė tė prodhohet nė fabrikėn britanike tė Hondas nė Swindon, mirėpo do t’i dedikohet ekskluzivisht tregjeve pėr tė cilat ai i pėrmbushė normat mjedisore, siē ėshtė ai australian dhe jugafrikan.

Gjeneratėn e ardhshme tė Civic do tė duhej ta presim gjatė vitit tė ardhshėm, mirėpo tani pėr tani nuk dihet nėse nė planet e Hondas do tė gjendet hapėsirė edhe pėr tė riun Type-R.