Njoftimi i koncernit tė internetit, Google pėr nisjen e shėrbimit Street View edhe nė Gjermani ka ndeshur nė kritika. Shoqata e pronarėve gjermanė "Shtėpi dhe truall" kritikoi qė pamjet pėr Street View janė marrė shumė mė lart se niveli qė shikon syri. Me kėtė bėhen tė pavlefshėm gardhe dhe shkurre tė vėna privatisht pėr t'u mbrojtur nga shikimi. Shoqata i rekomandoi pronarėve tė paraqesin kundėrshtimin e tyre. Iniciativa e Google nisi pas miratimit tė qendrės pėr mbrojtjen e tė dhėnave. I ngarkuari Hamburgut pėr mbrojtjen e tė dhėnave, Johannes Caspar, i cili punoi me Google pėr shėrbimin Street View tha: Google Street View ėshtė njė sistem njė shėrbim, i cili ka edhe efekte pozitive, por mund tė prekė edhe tė drejtat e ruajtjes sė personalitetit po qe se mendoni se po filmohet shtėpia juaj, apo po qe se kamera kap pamje sipėr gardhit tuaj." Ndėrkohė qė i Ngarkuari Federal pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave, Peter Schaar ėshtė shprehur i shqetėsuar se pamjet nė Street View mund tė lidhen me adresarė apo numra telefoni. Nga kjo do tė dilte njė pėrzierje e rrezikshme e tė dhėnave private, nga e cila mund tė zbuloheshin aftėsia paguese apo kredituese e personave privatė, tha Schaar pėr gazetėn "Ruhr Nachrichten".