Nintendo ka paraqitur rezultatet e shitjes pėr konzolėn e saj tė popullarizuar Wii, tė cilat tregojnė pėr mė shumė se 30 milion njėsi tė shitura nė SHBA.
Arritja ėshtė bėrė nė mė pak se katėr vite tė pranisė nė treg, qė sipas tyre e bėnė konzolėn me shitjen mė tė shpejtė nė tė gjitha kohėrat.

”Ky rezultat ėshtė njė pėrkujtim tjetėr qė njerėzit dėshirojnė lojėra argėtuese tė cilat mund t’i luajnė me tė tjerėt, dhe pėrveē kėsaj kėto i fitojnė me ēmime tė lira” tha zėvendės presidentja e marketingut tė Nintendo pėr Amerikėn Veriore, Cammie Dunaway.

Raporte tė ndara kanė sugjeruar se shitjet e Wii sė fundi janė tejkaluar nga shitjet e tė ridizjanuarit Xbox 360, qė ka dalė para shitjeve tė konzolave Nintendo, nė muajin qershor. Sony gjithashtu ka pasur njė kėrcim me shitje tė PS3-ve, megjithėse numrat e shitjes sė kėsaj platforme ishin mė tė ulėt nė krahasim me konkurrencėn.

Wii ėshtė nė gjysmė tė rrugės pėr tu bėrė konzola me shitjen mė tė mirė nė botė, pasi qė titullin ende e mban Sony PS2 me 67 milion njėsi tė shitura.