“Samsung S3650 Corby” ėshtė njėri ndėr ata celularė qė meritojnė ēdo lėvdatė. Bėhet fjalė pėr njė celular i cili ėshtė shumė mirė i bėrė nė tė gjitha segmentet, duke pasur parasysh dėshirat dhe nevojat e shfrytėzuesve tė veēantė. Atyre, respektivisht prindėrve tė tyre, tė cilėt duhet tė paguajnė, mė sė shumti u intereson ēmimi, prandaj qė nė fillim vlen tė thuhet se “Samsung S3650 Corby” nuk ėshtė i shtrenjtė, sidomos kur tė kihen parasysh vetitė dhe aftėsitė e tij.
Celulari ėshtė i lehtė, rri mirė nė dorė dhe, ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr gjeneratat e reja, vjen me maska mirė tė dizajnuara. Krahas tasteve standarde pėr rregullimin e zėrit dhe lėvizjes sė kamerės, anash celularit gjendet edhe kyēja pėr mbushje tė baterisė, kyēja pėr kompjuter dhe dėgjuese. Aty gjendet edhe tasti i rėndėsishėm “Hold”, pėr kyējen e ekranit. Vendi pėr kartelat ‘microSD’ gjendet nėn bateri, por me gjasė shumica e shfrytėzuesve nuk do ta nxjerrin mė kartelėn shtesė tė memories, pasi qė memoria origjinale e pajisjes ėshtė tepėr e vogėl. Ekrani i ndjeshėm nė prekje nuk ėshtė i kualitetit mė tė lartė tė mundshėm, sidomos nė aspekt tė kėndit tė shikimit dhe shikueshmėrisė nė diell, por marrė nė pėrgjithėsi, ka kualitet solid dhe reagim tė denjė.
Shfrytėzuesve tė rinj sidomos do t’u pėlqejė mundėsia e madhe e personalizimit tė celularit me ‘fonte’ dhe me foto tė ndryshme. Mosekzistimi i tastierės ‘QWERTY’ paksa e ngadalėson shkrimin e tekstit, por njė celulari tė kėtij lloji kjo nuk mund t’i shihet pėr tė madhe.
Ky celular, meqė i dedikohet njė publiku tė ri, ėshtė i mrekullueshėm sidomos nė integrimin me rrjetet sociale nė internet. Me anė tė ‘widget’-ave shumė tė thjeshtė pėr “MySpace”, “Facebook” dhe “Twitter” mund ta freskoni statusin tuaj, porositė “pop-up” ju informojnė pėr aktivitetet e miqve tuaj nė rrjet, e ekziston edhe opsioni pėr “upload”-imin e fotove dhe video pėrmbajtjeve nė “Facebook”, “Flickr”, “YouTube” etj.