Sulmuesi kosovar me nėnshtetėsi suedeze, Emir Bajrami, ka qenė nė mesin e golashėnuesve nė fitoren 3-0 tė Suedisė nė miqėsoren pėrballė kombėtares sė Skocisė.
Suedia e pa veten nė avantazh tė dyfishtė qė nė pjesėn e parė tė ndeshjes. Pas vetėm katėr minutash lojė suedezėt kaluan nė epėrsi falė njė goli tė shėnuar nga i rikthyeri nė kombėtare Zlatan Ibrahimovic.

Anėsori shqiptar, Bajrami, i cili para fillimit tė ndeshjes ishte lavdėruar nga ylli i Barcelonės, Ibrahimovic, dėshmoi vlerat e tij nė takimin e sotėm, duke shėnuar golin e dytė tė ndeshjes (36). Rezultatin e vulosi Ola Toivonen me njė gol dhjetė minuta nė pjesė tė dytė (56’).