Gjermania nuk ka arritur qė tė shėnojė fitore ndaj Danimarkės, por Argjentina dhe Anglia u treguan tė forta pėr kundėrshtarėt.
Nė epėrsi tė parėt kaluan gjermanėt, tė cilėt realizuan me anė tė Mario Gomez (19). Pjesa e dytė, ishte tejet e nxehtė. U desh qė tė vinte minuta e 73-tė dhe qė Patrick Helmes tė shėnojė pėr epėrsinė e dyfishtė tė Gjermanisė.
Megjithatė, pėrgjigja e danezėve ishte e shpejtė. Denis Rommedahl (74) e zvogėloi epėrsinė, kurse tre minuta pa pėrfunduar takimi, Junker shokoi gjermanėt pėr ta barazuar rezultatin nė 2-2.
Tim Wiese ishte i pafuqishėm ndaj tentimit tė Mads Junker, i cili shėnoi pėr 2-2
As Anglia nuk ishte mė e mirė se Gjermania. Pjesa e parė nė Wembley ishte e vdekur, por e dyta, ishte tejet dramatike. Phill Jagielka shėnoi njė autogol (62) pėr tu dhėnė epėrsinė e parė hungarezėve. Gėzimi nuk zgjati shumė, kur ikona angleze, Steven Gerrard, shėnoi dy herė (69 dhe 73) pėr rezultatin pėrfundimtar dhe fitoren e rėndėsishme prej 2-1.
Legjenda Steven Gerrard feston pas realizimit tė golit tė fitores
Argjentinės i mjaftoi goli i Angel Di Marias pas asistimit tė Higuain (20), qė Gauēosėt tė mposhtin irlandezėt midis Dublinit.
Di Maria feston me Higuain, pėr golin e vetėm tė shėnuar ndaj Irlandės
Kėto ndeshje miqėsore janė pritur me mjaft deklarata kontroverse pėr shkak tė orarit tė ngjeshur dhe fillimit tė sezonit tė ri.