Edhe pse shpesh thuhet se ndikimi i internetit ėshtė mė i madh nė argėtimin e njerėzve, e mė i vogėl nė zhvillimin ekonomik tė njė vendi nė tranzicion, kjo mund tė mos jetė edhe gjithaq e saktė.
Pėrfitimi i shoqėrisė kosovare mund tė jetė i shumėfishtė, nėse kjo e fundit "lidhet seriozisht" me internetin. Mė konkretisht, interneti mund tė na shėrbejė pėr avancimin e prioriteteve tona sociale, siē mund tė jenė: edukimi, punėsimi, parandalimi i emigrimit, zhvillimi i fshatrave apo edhe mbrojtja e ambientit.

Nėse dėshirojmė ta eksploatojmė pak mė shumė internetin pėr qėllime edukimi, pa dyshim se njėra nga zgjidhjet e thjeshta qė ofrohet ėshtė mėsimdhėnia nga distanca tė ndryshme gjeografike, e cila mund tė realizohet pėrmes lidhjes online, ndėrsa mėsimdhėnia mund tė shpėrndahet nė kohė reale nė mė shumė se njė klasė ose shkollė tė vendit.

Nė Tajlandė, raporti mes njė mėsuesi tė gjuhės angleze dhe nxėnėsve ėshtė 1:628, dhe i njėjti medoemos krijon njė nevojė pėr aplikimin e kėtyre metodave tė mėsimit. Ne gjithsesi mund ta rrisim kualitetin e arsimit nė Kosovė duke pėrdorur leksionet online, studimin elektronik, ose edhe krijimin e ambienteve tjera tė studimit elektronik, tė cilat nxėnėsit mund t'i ndjekin pas orarit mėsimor.

Kėtyre ditėve, ish-shefi i Microsoft - Bill Gates, tha se universiteti mė i mirė nė botė "ėshtė krijuar nė internet", dhe se ligjėratat mė tė mira nė botė gjenden online.

Nė njė studim tė Boston Consulting Group, thuhet se format e ngjashme tė studimit kanė dėshmuar se ndikojnė pozitivisht nė lindjen e kureshtjes dhe nevojės pėr mė shumė dije, si dhe pėr krijimin e njė sistemi tė mėsimit me pėrkrahjen e moshatarėve.

Pėr mė tepėr, disa nga shtetet e rajonit sot kanė krijuar profesione dhe vende tė reja tė punės tė cilat kryesisht ndodhin online, pa dallim nėse ato punė kryhen nga fshati ose qyteti, duke ofruar kėshtu njė perspektivė tė re pėr tė rinjtė, tė cilėt synojnė tė emigrojnė ose t'ia mėsyjnė qyteteve mė tė mėdha.

Edhe efektet pak mė direkte tė cilat i sjell komunikimi me internet, tė tilla si reduktimi i numrit tė udhėtimeve, mund tė kenė ndikim tė rėndėsishėm nė mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit. Nėse numri i udhėtimeve bie vetėm pėr 10 pėr qind, kjo do tė ēojė nė kursime tė konsiderueshme tė karburanteve, uljen e numrit tė aksidenteve, si dhe pėrmirėsimin e mjedisit pėr shkak tė shpenzimit tė reduktuar tė CO2.

Para vitit 2020, konsiderohet se interneti mund tė rrisė edhe tė hyrat nga tatimet e shtetit deri nė 5 pėr qind. Jo domosdoshmėrisht vetėm pėrmes ofruesve tė shėrbimeve tė internetit, por mė shumė prej ndėrmarrjeve tė vogla e tė mėdha nė njė vend, tė cilat kryejnė mė shumė shėrbime duke e pėrdorur mė shumė internetin.

Nga regjioni i Ballkanit kėtė fakt mirė e ka kuptuar Mali i Zi, vend ky nė tė cilin interneti pėrdoret nga pothuajse ēdo i dyti qytetar, ose mė saktė - prej 100 banorėve, 42.8 pėr qind e tyre e pėrdorin internetin (294 mijė banorė nė total). Shembull edhe mė tė mirė se kaq na jep Sllovenia, ku nga 100 banorė, 55.8 pėr qind e tyre e pėrdorin internetin (Slo. gjithsejtė 1,125,673 banorė /Eurostat, 200.

Pėrfundimisht, nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse ta kuptojmė drejt se lidhja jonė me botėn duhet tė jetė mė dinamike dhe e domosdoshme pėr tė gjithė, mirėpo gjithēka nė kuptim kualitativ pėr tė nxjerr mė tė mirėn prej kėsaj teknologjie e cila mund tė na integrojė me pjesėn e zhvilluar tė Evropės. Nė tė kundėrtėn, ne do tė mbesim vetėm disa evropian tė rinj, me shprehi tė vjetra dhe larg asaj qė mund tė ishim me tė vėrtetė.

(Autori ėshtė drejtues i marrėdhėnieve me publikun pranė kompanisė IPKO)