Pėrzgjedhėsi i Anglisė, Fabio Capello, ka bėrė tė ditur se do tė organizojė njė ndeshje lamtumirėse pėr David Beckham, kur ky i fundit tė riaftėsohet, pasi qė italiani mendon se Becks nuk ka mė se ēfarė tė japė pėr Anglinė.

“Shpresoj se kur David tė jetė nė rregull, ai do ta luajė ndeshjen e tij tė fundit kėtu nė Wembley, nė njė miqėsore pėr t’u thėnė lamtumirė dhe faleminderit tifozėve. Unė nuk do ta ftoj mė pėr ndeshje tė mėdha. David ėshtė lojtar fantastik, ai ishte vėrtet i rėndėsishėm, por ne duhet tė shohim lojtarėt e ri pėr tė ardhmen, sepse mosha ėshtė me rėndėsi pėr shumė njerėz, jo vetėm pėr Beckhamin”.

“A e kam telefonuar para se ta bėja kėtė deklarat? Jo. Mendoj se do tė flas me tė. Por, mendoj se David e di se nuk ka tė ardhme me kombėtaren angleze, sepse ne duhet tė ndryshojmė. Ne tentuam tė flasim me tė”, deklaroi Capello.

Pohimet e Capellos shpejtė i hodhi poshtė agjenti i David Beckham, duke thėnė se Becks nuk e ka ndėrmend t’i varrė kėpucėt.

“Sa pėr informatė, nuk ka pasur diskutime pėr penzionim. Ai do tė jetė gjithnjė i gatshėm pėr kėtė vend, kur tė jetė nė gjendje dhe nėse do tė jetė i nevojshėm”, theksoi agjenti.