Aksident ne Greqi, nje shqiptar i vdekur dhe 10 te plagosur!

Sipas nje versioni te dyte te policise ne aksidentin e sotem ka vdekur nje shqiptare dhe kane mbetur te plagosur 10 te tjere, emrat e te cileve jane bere publike nga policia. Te gjithe ishin klandestine dhe kishin destinacion Selanikun

Ora 21:30 Eshte identifikuar viktima shqiptare qe humbi jetejn sot pasdite ne Greqi. Ai quhet Erzen Cano dhe eshte 30 vjec. Sipas nje versioni te dyte te policise ne aksidentin e sotem kane mbetur te plagosur 10 shqiptarė emrat e te cileve jane bere publike nga policia. Ata jane Petro Froku, Rahman Dervishi, Gjovalin Simoni, Aurel Duka, Saimir Kurti, Alzen Beluli, Preng Prenga, Zerga Merdani, Trėndafile Koleci, Dako Koleci

Ora 20:19 Nje i vdekur dhe 9 te plagosur te gjithe shqiptare eshte bilanci nga perplasja e dy makinave ne hyrje te Selanikut. Ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites kur policia greke ne postbllokun e Malgares rreth 30 km larg Selanikut dyshoi se nje makine Hundai me targa greke, ndoshta e vjedhur, kishte brenda klandestine.

Pasi e ka ndjekur per disa kilometra makinen ne fjale, policia greke i ka bere shenje shoferit te saj te ndalonte per kontroll, por ai nuk i eshte bindur. Perkundrazi ka shtuar shpejtesine dhe ne udhekryqin e pare ne hyrje te Selanikut ka shkelur semaforin e kuq dhe kjo ka sjelle si pasoje perplasjen me nje makine tjeter. Perplasja ka qene aq e forte sa te dyja makinat kane dale rreth 30 metra jashte rruges.

Kur kane mberritur forcat e policise kane pare se ne makinen e pare pervec shoferit ndodheshin edhe 9 persona te tjere, te gjithe klandestine nga Shqiperia. Sipas policise greke shoferi i makines ka mbetur i vdekur dhe te gjithe te tjeret jane plagosur. Pasi eshte lajmeruar per ngjarjen, konsulli shqiptar ne Selanik, Thoma Nini ka shkuar menjehere ne spitalin Papanikolau te Selanikut ku jane cuar te plagosurit dhe trupi i viktimes.

Sic mesohet nga personeli i spitalit tre prej tyre jane ne gjendje te rende. Deri tani nuk ka te dhena per identitetin e viktimave, por pamjet qe transmetoi kanali i trete i televizonit shteteror grek tregonin se sa e fuqishme ishte perplasja. Dihet vetem qe ishin te gjithe klandestine dhe kishin destinacion Selanikun.