Anėsori i Manchester United, Ryan Giggs, ka mbėshtetur ish-bashkėlojtarin, David Beckham, qė tė vazhdojė tė luftojė pėr vendin nė pėrfaqėsuesen e Anglisė, pas paralajmėrimit tė bėrė nga Capello se do t’ia tregojė derėn superyllit tė La Galaxy.
“Ky do tė jetė zhgėnjim i madh pėr tė, pasi qė unė e di se sa shumė ai e do vendin dhe tė luajė pėr tė. Tė gjithė e dinė se nuk ka askush nė botė qė mund tė bėjė gjėrat qė i bėn Becks. Harkimet milimetrike, goditjet e lira dhe nė pėrgjithėsi loja e tij ėshtė e mirė”.

“Ėshtė zhgėnjyese pėr tė, por ai e ka bėrė kėtė edhe mė parė dhe jam i sigurt se ai do tė rikthehet si lojtar i fortė. Capello ka thėnė se nuk dėshiron tė luajė me Beckhamin, por Becks dėshiron qė tė rikthehet nė formėn mė tė mirė pėr La Galaxyn”, deklaroi Giggs.