Zeus3, versioni i fundit i trojanit tė njohur i ka krijuar njė dėm tė madh njė banke nė Britani. Vlerėsohet qė pėrmes kėtij sulmi tė ri, mė tė sofistikuar, nė llogaritė bankare janė transferuar mė shumė se njė milion dollarė nga disa mijėra llogari bankare tė klientėve. Kompania M86 Security, e cila e para kishte vėrejtur aktivitetin e kėtij trojani, pohon qė shfrytėzuesi nuk mund ta dijė se a ėshtė i infektuar apo jo, dhe qė shfrytėzuesit kėshillohen qė gjatė ēdo logimi nė online banking, gjithsesi ta kontrollojnė edhe gjendjen e llogarisė sė tyre.

Ky trojan thuhet se punon ashtu qė “kap” koneksionet legjitime nė sistemin pėr online banking, dhe grabit sesionin e shfrytėzuesit pėr t’u mundėsuar sulmuesve qasje nė atė llogari. Pas kėsaj, madje edhe ia dėrgon shfrytėzuesit njė raport tė rremė pėr gjendjen e llogarisė nė tė cilėn mė nuk ka mbetur asgjė.