India ka kėrcėnuar se do tė bllokojė shėrbimet e BlackBerry, pėrfshirė kėtu mesazhet e ēastit dhe e-mail, derisa tė zgjidhen “shqetėsimet e sigurisė” tė ndėrlidhura me to.
Zyrtarė Qeveritarė janė takuar me prodhuesit e BlackBerry, Research in Motion (RIM) pėr t’iu adresuar shqetėsimeve se pajisja mund tė pėrdoret nga keqbėrėsit pėr sulme terroriste siē ishte rasti me bombat nė Mumbai nė vitin 2008.

Ata i kanė dhėnė afat kohor kompanisė RIM deri me 31 gusht qė t’i adresohen kėsaj ēėshtjeje tė sigurisė, para se tė vendosin njė bllokim tė gjerė tė shėrbimeve nė tėrė vendin. Rim veēse ka ndihmuar ndihmė qė India tė pėrcjellė email mesazhet por zyrtarėt qeveritarė thanė se kjo nuk mjafton.

India i bashkėngjitet njė bashkėsie tė shteteve qė kanė kėrcėnuar me bllokim tė shėrbimeve tė kėtij celularit, pėr shkak tė shqetėsimeve tė sigurisė. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu patėn paralajmėruar bllokimin e email, mesazheve dhe ueb shfletimit nė BlackBerry, por ēėshtja me kėtė vend nė njė far forme ėshtė zgjidhur me vendosjen e njė serveri nė kėtė shtet nga ana e RIM, gjė qė mundėson vėzhgimin e kėtyre shėrbimeve “kur tė jetė e nevojshme” nga ana e zyrtarėve qeveritarė. Indonezia gjithashtu ėshtė nė grupin e shteteve qė po kėrkojnė mė shumė kontroll mbi shėrbimet e kėtij celulari, pastaj ėshtė Libani, Algjeria dhe Kuvajti tė cilat gjithashtu kanė propozime tė ngjashme.

Pika kyēe ėshtė se RIM po dėrgon tė dhėna tek serverėt e BlackBerry nė Kanada dhe enkriptimi i pėrdorur pėr tė siguruar kėto tė dhėna ėshtė virtualisht i pathyeshėm. Kjo do tė thotė se qeveritarėt nuk janė nė gjendje tė monitorojnė pėrmbajtjen e dėrguar nė njė BlackBerry, gjė qė ka shtyrė zyrtarėt tė shqetėsohen pėr aktivitete kriminale apo plane tė sulmeve terroriste.

Celularėt BlackBerry janė tė njohur nė mesin e biznesmenėve dhe tė rinjve, tė cilėt nė disa shtete shohin celularėt si mjete me siguri relative tė komunikimit dhe si njė mėnyrė pėr tė evituar vėmendjen nga autoritetet.

Nė Indi ka mė shumė se njė milion pėrdorues tė BlackBerry, dhe ky treg njėherėsh cilėsohet edhe si njė treg me potencial tė madh zhvillimi tė mėtutjeshėm.