Dardha ėshtė e pasur me fibra, ndaj ėshtė e shėndetshme, por edhe krijon ndjenjė tė qėndrueshme tė ngopjes. Dardhat pėrmbajnė edhe pektinė, qė e zvogėlon nivelin e sheqerit nė gjak, duke ndikuar kėshtu nė zvogėlimin e oreksit. Kjo vėrtetohet edhe nga njė studim brazilian, me ē’rast ėshtė parė se gratė qė kishin ngrėnė mė shumė dardha, kishin humbur mė shumė nė peshė. Dardhat pėrmbajnė kripėra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 pėr qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinė, acide organike etj. Ato janė freskuese, qetėsuese, largojnė etjen, lehtėsisht pastruese tė zorrėve dhe japin energji. Kur janė tė papjekura, nuk treten lehtė dhe qėndrojnė rėndė nė stomak.