Rigjenerohet pėr herė tė parė palca e shtyllės kurrizore. Kjo arritje ėshtė meritė e njė studimi nga Harvard Medical School (Boston) dhe University of California, drejtuar nga profesor Osvald Steward. Shkencėtarėt kanė punuar me minj tė rinj laboratori, tė gjithė tė dėmtuar rėndė nė palcėn kurrizore. Hulumtuesit kanė ndėrhyrė nė genin PTEN, i cili normalisht kontrollon dhe ndalon rritjen e qelizave nervore. Pas modifikimit, PTEN ishte frenuar dhe zhvillimi i qelizave nė fjalė kishte rifilluar. Sipas ekspertėve, ky proces ndalimi mund tė jetė ēelėsi pėr njė trajtim efektiv. Profesor Stewart shpjegon: “Deri tani, paralizat e shkaktuara nga lėndimet e shtyllės kurrizore janė konsideruar gjithmonė tė vėshtira, por zbulimi ynė mund tė ēojė nė njė terapi tė mundshme pėr tė nxitur rigjenerimin e lidhjeve nervore. Pėr mė tepėr, kjo metodė mund tė lind njė procedurė funksionale tė nervit optik”. “Tani ne jemi duke punuar pėr tė parė se ēfarė ndodh te minjtė e vjetėr”, pėrfundon Stewart.