Vitin e kaluar, shpenzimet e reklamimit tė bėra nė Facebook kanė arritur shumėn prej 665 milion dollarėve gjithsejtė.
Kėtė vit, eMarketer parashikon se Facebook do tė arrijė tė grumbullojė rreth 835 milion dollarė vetėm nė SHBA, ndėrsa nė total shuma e tė hyrave tė rrjetit social pritet tė jetė rreth 1.29 miliardė dollarė.

Reklamuesit janė duke e konsideruar Facebook, si njėrin ndėr kanalet kryesore pėr reklamim. Parashikimet pėr vitin 2011 mund tė jenė ende tė hershme, mirėpo ajo qė pritet tė ndodh ėshtė rritja edhe mė dinamike e tė hyrave pėr rrjetin social mė tė madh nė botė.

Nė anėn tjetėr, tė hyrat pėr MySpace kanė rėnė me rreth 14 pėr qind, ose nė 297 milion dollarė qė vijnė prej reklamave nė faqe, mirėpo gjithsesi kjo rėnie nuk duhet ta habis askėnd, duke e marrė parasysh rėnien e popullaritetit qė e ka faqja.