27 vjeēarja nga Salford, Greater Manchester, Melissa Thompson ka thyer rekordin e mėhershėm pėr njė grup fjalėsh pėr gati 10 sekonda.


Ajo shkroi ''the razor-toothed piranhas of the genera Serrasalmus and Pygocentrus are the most ferocious freshwater fish in the world. In reality they seldom attack a human'', nė njė kohė super tė shpejtė prej 25.94 sekonda.

Rekordi zyrtar i tanishėm nė Guinness mbahet nga amerikani Franklin Page, 24 vjeē, i cili shkroi tė njėjtėn grup fjalėsh nė njė kohė prej 35.54 sekonda nė mars tė kėtij viti.

Rekordi, qė mbetet subjekt i aprovimit nga Guinness, ishte arritur nga znj. Thompson duke pėrdorur tastierėn ''SWYPE'' tė Galaxy S, qė iu mundėson pėrdoruesve tė fusin tekst pa larguar majėn e gishtėrinjve nga ekrani.

Znj. Thompson, qė punon pėr njė kompani sigurie, ishte duke bėrė shoping me tė dashurin e saj, Chris Davies 23 vjeē, kur ata vizituan njė spektakėl rrugor tė Samsung dhe ajo u ftua mė pas qė tė tentojė tė thyej rekordin botėror.

”Unė dėrgojė shumė mesazhe me tekst – 40 apo 50 nė dit vetėm drejt Chris, kėshtu qė tė dy e dinim se unė mund tė shkruaja shpejtė” tha ajo. “Por qysh prej se po jetojmė sė bashku dhe unė kam filluar punėn time, unė nuk kam qenė nė gjendje tė shkruaj aq shumė dhe nė njė far forme gishtėrinjtė e mi kanė dalė jashtė forme. Ėshtė njė befasi shumė e madhe tė kuptosh se unė jam tekst shkruesja mė e shpejtė nė botė. Por SWYPE ka ndihmuar. Secili duhet ta provojė dhe tė shoh sesa lehtė ėshtė tė shkruash”.

Znj. Thompson pėrdori njė celularė Galaxy S kur ajo tejkaloi rekordin e z.Page pėr 9.6 sekonda, qė gjithashtu ishte arritur nė njė pajisje Samsung. Kompania thekson se lejon njerėzit tė dėrgojnė mesazhe me tekst nė shpejtėsi qė mė parė nuk ishin tė njohura.

Tani i mbetet Librit Guiness tė Rekordeve qė tė regjistrojė kėtė rezultat. /pcworld.al