Receta Gatimi

Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...

    Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr. U helmuan nė "fast food"



    VLORE/ Babai: Autopsia e Kejsit mund tė shpėtojė vajzėn tjetėr



    Njė vajzė 6 vjeēe ka humbur jetėn dje, ndėrsa motra e saj dy vjet mė e madhe po lufton ende pėr t‘i mbijetuar njė infeksioni tė rėndė, qė dyshohet se ėshtė shkaktuar nga ushqimet e
    skaduara.

    Dėshmi tė paqarta janė dhėnė nga vetė tė afėrmit e dy vajzave pėr llojin e ushqimit qė ato kanė konsumuar pėrpara helmimit, por ėshtė e qartė se, pėr sa dinė familjarėt, vajzat nuk kanė ngrėnė tė dyja tė njėjtėn gjė. Kjo e ka bėrė shumė tė vėshtirė zbardhjen e shkaqeve tė vdekjes tragjike tė Kejsi Mihasit, e cila nė fillim tė javės u ul pėr herė tė parė nė bankat e shkollės.

    Vajza ėshtė ankuar tek i ati pėr marrje mendsh dhe dhimbje barku. Mė pas i kanė filluar tė vjellat dhe hemorragjia.
    Tė njėjtat simptoma ka pasur edhe motra 8 vjeēe, Gonxhja, qė mban mbiemrin Shehu, pasi ka baba tjetėr. Vajzat janė dėrguar nė Spitalin e Vlorės rreth orės 18:00 tė sė premtes. Pas vizitės nga mjeku i urgjencės, vajzat janė shtruar menjėherė nė pavijonin e pediatrisė.

    Nė pak minuta, i gjithė stafi mjekėsor i kėtij spitali ėshtė vėnė nė shėrbim tė Kejsit gjashtė vjeēe, pasi gjendja e saj rėndohej minutė pas minute. Drejtori i spitalit ka organizuar menjėherė njė mbledhje tė tė gjithė mjekėve pėr tė pėrcaktuar diagnozėn. Vajza i ėshtė nėnshtruar lavazhit gastrik, ėshtė trajtuar me serume dhe medikamente pėr neutralizimin e helmit, por pas rreth 10 orėsh ajo ėshtė ndarė nga kjo botė.

    Babai i saj, Shpėtim Mihasi, tregoi se Kejsi kishte ngrėnė njė sanduiē, ndėrsa vajza tjetėr disa biskota tė kripura. Vetėm disa minuta pas ngrėnies Kejsi ka shfaqur simptoma tė tmerrshme me dhimbje barku dhe gjak nga goja nė mėnyrė tė vazhdueshme. I ati tepėr i tronditur pėr fatin e sė bijės flet me lot nė sy edhe pėr gjendjen e vėshtirė shėndetėsore tė vajzės tjetėr, 8-vjeēares Gonxhe Shehu, e cila paraqet tė njėjtat simptoma si motra.

    Shefi i pavijonit tė pediatrisė nė Spitalin e Vlorės, Fatmir Brahimi, tregon se 6-vjeēarja, Kejsi Mihasi, ėshtė shtruar me simptoma tė rėnda dhe pėr kėtė ėshtė vėnė nė dispozicion i gjithė pavijoni mjekėsor. Sipas Brahimit u morėn tė gjitha masat pėr tė pėrballuar situatėn, por ushqimi i ngrėnė disa orė mė parė kishte shkaktuar njė helmim tė njė shkallė shumė tė lartė. Sipas pediatrit Brahimi dhe mjekėve tė urgjencės, tė cilėt pritėn dhe shtruan 6-vjeēaren ėshtė bėrė gjithēka pėr ta shpėtuar atė.

    Edhe drejtori i spitalit rajonal tė Vlorės ka treguar se kjo ėshtė njė ngjarje shumė e rėndė dhe me urgjencė ėshtė mbledhur i gjithė personeli mjekėsor. Ėshtė kryer me urgjencė edhe autopsia e 6-vjeēares, nga e cila ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qenė njė infeksion i rėndė nė aparati i tretės.



    Babai: Autopsia e Kejsit mund tė shpėtojė Gonxhen

    Shpėtim Mihasi, babai i dy vajzave, ėshtė shprehur se ato janė ankuar mbasditen e djeshme se po u dhembte koka dhe barku,ndėrsa mė pas u kanė filluar tė vjellat. "Jemi munduar t‘i qetėsojmė pėr dy orė, por kur pamė se nuk po qetėsoheshin i dėrguam nė spital.
    Sapo kanė mbėrritur nė spital, mjekėt u kanė dhėnė mjekim si dhe u kanė kryer analizat.

    Mbas 40 minutash, njėra prej tyre ka filluar tė qetėsohej, ndėrsa vajza e vogėl sa vinte dhe pėrkeqėsohej. Nė mesnatė,
    Kejsi ka humbur ndjenjat dhe mbasi ka kaluar lodrėn e fėmijės ka gjetur vdekjen nė orėn 05:30 tė mėngjesit", thotė Shpėtim Mihasi. Ai tha gjithashtu se nuk kishte qenė i bindur nė pėrcaktimin e diagnozės sė vajzave, pasi gjendja e Kejsit po pėrkeqėsohej nė vend qė tė ndodhte e kundėrta.

    "Me kėrkesėn e mjekėve pranuam tė kryhet autopsia, nė mėnyrė qė tė saktėsohet diagnoza pėr vajzėn tjetėr", tha Mihasi.




    Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e LAKJA
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    164
    Reputacioni
    0

    Re: Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...

    Kjo gje eshte shume e tmerrshme.Fatkeqe ajo vajza.Me vjen shume keq

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...

    ngushullimet e mia per familjen. zoti qofte me ta per te shpetuar vajzen tjeter.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...

    Vertet shume keq, ngushellime familjes

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Vdes fėmija 6 vjeē, nė rrezik pėr jetėn motra tjetėr...

    dhe vazhdimi i ngjarjes si eshte, vjaza tjeter shpetoi apo jo?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pershendetj Vllezer dhe Motra Shqiptar..
    Nga lovee nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 08:11 PM
  2. Tė lindėsh fėmijė kur je 40 vjeē, tė zgjat jetėn
    Nga ardona nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 04:38 PM
  3. Femija 2 vjec nga Indonezia qe pin 40 cigare ne dite
    Nga tony65 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 05:33 PM
  4. Tiranė, nėna var veten pasi i vdes djali 10 vjec
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 08:27 PM
  5. Nita, motra seksi e Nora Istrefit
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 12:07 PM