10 transferimet mė tė mira tė verės
Merkatoja e kėsaj vere ka qenė intensive pėr disa prej klubeve dhe futbollistėve kryesorė nė Evropė. Ja njė renditje me 10 transferimet mė tė mira deri tani, pak mė tepėr se 24 orė nga mbyllja zyrtare.
1. Zllatan Ibrahimoviē (nga Barcelona te Milani, 24 milionė euro)
Pas bisedimeve intensive gjatė ditėve tė fundit, nė nė fund u arrit marrėveshja pėr rikthimin nė Itali tė suedezit. Sulmuesi do tė jetė nė formė huazimi pėr njė vit me tė drejtė blerjeje pėrfundimtare pėr tre vite tė tjera. Nė arkat e Barcelonės do tė shkojnė 24 milionė euro qė do tė paguhen brenda tre viteve.
2. David Vila (nga Valencia te Barcelona, 40 milionė euro)
Marrėveshja e arritur qė nė fillimin e merkatos, solli nė Kamp Nou njė nga shėnuesit mė tė mirė tė kampionatit spanjoll vitet e fundit, duke i shtuar njė armė mė tepėr kampionėve tė Barcelonės. Pas formės sė shkėlqyer nė botėrorin e Afrikės, Vila edhe kėtė vit do tė jetė njė kandidatėt kryesorė pėr tė fituar Kėpucėn e artė.
3. Mario Baloteli (nga Interi te Manēester Siti, 30 milionė euro)
Njė nga telenovelat mė interesante tė verės u mbyll me njė fund tė lumtur. Pas javėsh tė tėra negociatash, mė nė fund Interi dhe Manēester Siti gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt pasi mė parė klubi anglez kishte arritur marrėveshjen me lojtarin. Te Siti, 20-vjeēari rigjen Roberto Manēinin, ish-trajnerin nė kohėn e Interit.
4. Jaja Ture (nga Barcelona te Manēester Siti, 29 milionė euro)
Ndėrkohė qė klubet e tjera tė Premier Ligės ishin tė pėrgjumur, Manēester Siti tregoi muskujt financiarė nė merkaton e kėsaj vere, duke blinduar mesfushėn me njė tjetėr lojtar tė fuqishėm. Ivoriani gjen nė ekipin e Citizens tė vėllanė Kolo, i cili mban shiritin e kapitenit.
5. Mesut Ozil (nga Verder Bremeni te Reali i Madridit, 15 milionė euro)
Njė nga lojtarėt mė tė mirė tė botėrorit afrikan mund tė ishte larguar me parametra zero nė fund tė sezonit tjetėr, por Reali nuk mund tė rrezikonte tė pėrballej me konkurrencėn e rivalėve anembanė Evropės tė cilėt ishin tė gatshėm ta rrėmbenin nė ēdo moment turko-gjermanin. Marrėveshja u mbyll brenda katėr ditėsh dhe Hoze Mourinjo mbeti shumė i kėnaqur.
6. David Silva (nga Valencia te Manēester Siti, 30.2 milionė euro)
Pas shtatė vitesh, anėsori i talentuar vendosi tė ndryshojė ambient duke zgjedhur Premier Ligėn. Gjeti pak hapėsira nė Kupėn e Botės, por shpreson tė justifikojė ēmimin e lartė duke ndihmuar Sitin tė sigurojė Ligėn e Kampionėve nė sezonin e ardhshėm.
7. Angel Di Maria (nga Benfika te Reali i Madridit, 25 milionė euro)
I riu nga Argjentina ishte blerja e parė galaktike e kėsaj vere nėn Hoze Mourinjon, si pjesė e projektit tė kėtij tė fundit pėr ta bazuar lojėn nga krahėt. Deri tani mbetet blerja mė e shtrenjtė e spanjollėve dhe shpreson tė tregojė vlerat e tij nė Primera Divizion.
8. Hernanes (nga Sao Paolo te Lacio, 10 milionė euro)
I cilėsuar si njė nga talentet mė tė mėdha tė futbollit brazilian nė vitet e fundit, ish-mesfushori i Sao Paolos ishte nėn vėzhgimin e gjigandėve tė Serisė A: Interit, Milanit dhe Juventusit. Por nė fund Lacio u tregua mė e gatshme pėr tė derdhur 10 milionė euro nė arkat e klubit brazilian.
9. Marun Ēamakh (nga Bordoja te Arsenali, kosto zero)
Blerje alla Venger: lojtar i mirė me kosto tė ulėt. Madje pa kosto fare. Trajneri francez vijon politikėn e tij dorėshtrėnguar dhe njė rast i tillė nuk mund ti shpėtonte nga duart. Marokeni ėshtė njė forcė mė tepėr nė sulmin e Topēinjve, sė bashku me Van Persin, Ualkotin dhe Arshavinin.
10. Xho Kol (nga Ēelsi te Liverpuli, kosto zero)
Anėsori i kombėtares sė Anglisė me siguri ka diēka pėr tė treguar pas botėrorit qė zhvilloi si zėvendėsues nė Afrikėn e Jugut dhe largimit jo fort tė kėndshėm nga Ēelsi. Ai do pėrpiqet ti bėjė tė ditur londinezėve se ajo qė pėr ta konsiderohej i pavlefshėm, pėr Liverpulin mund tė rezultojė njė thesar i vėrtetė.