Njė studim i kryer nga disa shkencėtarė amerikanė ka zbuluar se preokupimet tek meshkujt fillojnė tė zhduken nė moshėn pesėdhjetėvjeēare


Periudha e tretė e jetės, ėshtė mė e mira


Njė studim i kryer nga disa shkencėtarė amerikanė ka zbuluar se preokupimet tek meshkujt fillojnė tė zhduken nė moshėn pesėdhjetėvjeēare. Duket se kjo moshė pėr shumė e shumė njerėz mendohet tė jetė si njė jetė e dytė. Njė grup psikologėsh amerikanė, kanė bėrė njė studim shumė interesant duke intervistuar 340 mijė persona, nga mosha 18 deri nė 85 vjeē. Ata kanė zbuluar se nė moshėn 50-vjeēare, periudhėn e tretė tė jetės, shėndeti psikologjik ėshtė mė efektiv se sa para njėzet vjetėsh: ndryshon drejtim dhe fillon tė rritet. Rigjetja e rinisė nė moshėn 50-vjeēare ėshtė matur nga njė ekip psikologėsh tė universitetit "Stony Brook University" nė Nju Jork dhe ėshtė publikuar nė revistėn shkencore "Proceedings of the national academy of sciences". Studimi ėshtė pjesė e njė drejtimi relativisht tė ri tė psikologjisė, i cili kėrkon tė pėrcaktojė nėse ėshtė e mundur qė nė njė moshė kur mendohet se tė gjitha pjesėt mė tė bukura tė jetės kanė kaluar dhe kur ēdokush duhet tė pėrgatitet tė pėrballet me faktin se lėkura do tė plaket, se trupi do tė tkurret dhe se do tė ulemi nė njė kolltuk duke pritur vdekjen, pikėrisht nė kėtė moshė rigjen pėr herė tė dytė lumturinė, mirėqenien dhe emocionet. Pėrveē kėrkesės pėr tė bėrė njė bilanc tė pėrmbledhur tė jetės sė jetuar, ata janė interesuar edhe pėr gjėrat e vogla tė pėrditshme, pėr tė jetuar ato vite qė kanė mbetur nė paqe dhe nė lumturi tė plotė. Studiuesit i kanė pyetur "kaviet" pėr shembull nėse kishin ndier stres, inat, gėzim, shqetėsim dhe trishtim njė ditė mė parė.

Mosha e "kthesės", kur ndjenjat negative fillojnė tė bien, ka rezultuar periudha e "gjysmėshekullit". "Pas tė pesėdhjetave, amerikanėt tregojnė njė rritje tė mirėqenies sė pėrgjithshme psikologjike, falė rritjes sė ndjesive pozitive dhe niveleve mė tė ulėta tė emocioneve negative", shkruajnė psikologėt nė studimin e tyre. Studiuesit i kanė vėnė re shkaqet e gjetjes sė ekuilibrit te 50-vjeēarėt (natyrisht bėhet fjalė pėr njė pjesė tė madhe tė statistikave), pasi personat qė i janė nėnshtruar studimit ishin stabilizuar nė punė (pra kishin gjetur njė punė definitive), paguheshin mirė dhe kishin njė familje tė shėndoshė me fėmijė tė rritur. Nė fakt, nga studimet e mėparshme ėshtė shpjeguar nė mėnyrė tė detajuar se si truri ndryshon me kalimin e viteve dhe ėshtė i prirur tė pėrzgjedhė pėrvojat e kujtimet me kritere tė ndryshme. "Njė grup 70-vjeēarėsh i jetonin mė me kthjelltėsi kujtimet pozitive, ndėrsa te tė rinjtė (mosha mesatare e grupit tė marrė nė ekzaminim ishte 24 vjeē), ishin mė tė pranishme ngjarjet dhe pėrvojat negative", ka thėnė para dy vitesh njė studiues nga universiteti "Duke". Njė studim i universitetit "Iowa", i publikuar nė revistėn "Gerontology", nė muajin prill, theksonte se edhe te 80-vjeēarėt, sekreti i lumturisė ėshtė njė kujtim i bukur, apo njė ngjarje e lumtur nė tė kaluarėn, qė sot mund tė ndahet me fėmijėt dhe nipėrit. Tė gjitha studimet shkencore tė mbledhura sė bashku kanė dalė nė njė pėrfundim: "Qė me kalimin e viteve ėshtė zbuluar se pėrbėrėsi kryesor i mirėqenies psikologjike fshihet te gjėrat e vogla tė jetės sė pėrditshme". "Janė pikėrisht ata pėrbėrės qė u mungojnė individėve, tė cilėt fitojnė shumė para", shpjegon psikologu Daniel Kahneman, fituesi i ēmimit "Nobel" pėr ekonominė nė vitin 2002, i cili ėshtė nderuar me kėtė ēmim pėr studimet mbi "matjen" e kėnaqėsisė sė jetės. Motivi, siē u vėrtetua dhe para njė viti, nuk ėshtė fitimi i parave, por cilėsia e jetesės. Psikologėt njujorkezė kanė vėrtetuar kėtė herė se ndėrsa zemėrimi ulet nė mėnyrė tė vazhdueshme, nga mosha 20-vjeēare e nė vazhdim, ndjesia e shqetėsimit rritet deri nė moshėn 50-vjeēare, pėr tė rėnė mė pas dhe pėr tė vazhduar tatėpjeta gjatė gjithė jetės. Reduktimi i stresit ka njė anim tė vogėl deri nė moshėn e mesme, mė pas fillon tė bjerė ndjeshėm. Momentet e trishtimit e ndriēojnė jetėn nė tė gjitha fazat e saj, pa ndonjė dallim midis 20 dhe 50-vjeēarėve. Pėr sa i pėrket zbavitjes, 20-vjeēarėt janė nė njė nivel me 70-vjeēarėt: te tė dyja kėto grupmosha regjistrohet njė kulm, edhe pse gjėrat qė shkaktojnė tė qeshurat janė ēėshtjet ose shakatė e ndryshme. Nė krahasim me meshkujt, femrat i jetojnė nė mėnyrė mė tė theksuar ndjesitė negative tė stresit, shqetėsimit dhe melankolisė. Por edhe pėr to ekziston ndryshimi i tendencės dhe mosha e mesme ėshtė si njė fillim i ri.