Si ta ruash rinine?

Tė fundit nga kjo kategori
Roli i vitaminės B1 gjatė shtatzanisė
Kjo dietė parandalon gurėt nė veshka
Ēaj kamomili pėr tė ruajtur peshėn normale
10 rrugėt e njė ushqyerjeje mė tė shėndetshme
Duhani dhe alkooli mund tė shkaktojė kancer
Te ruash rinine, linjen dhe nje lekure te tendosur eshte ne pergjithesi nje sfide. Kur jemi 20 vjecare nuk mendojme per kete, por me kalimin e moshes, per nje femer, kjo behet nje shqetesim i vazhdueshem: si te qendroje sa me e re dhe me e fresket. C’duhet bere? Jean- Marie Bouve, ne revisten ELLE te ketij viti, shpjegon se ka nje rruge qe te luftojme kunder moshes dhe se si te perjetojme nje rini me te gjate.

Sigurisht, nuk duhet ngateruar dieta e dobesimit me ate te ruajtjes se rinise. Te hash shume sjell per organizmin nje humbje te muskujve, shkaterrim te lekures dhe nje ngadalesim te funksionimit te organizmit. Per te ruajtur formen dhe energjine, trupi ka nevoje per nje sasi te mjaftueshme ushqimesh. Por kryesore eshte variacioni i ushqimeve, cka na jep dhe deshiren per te ngrene, pra shijen e tavolines. Kjo eshte menyra e vetme per te mos krijuar mungesa ne organe te ndryshme te trupit tone. Dhe ja disa nga principet qe duhen patur ne jeten e perditshme :

Per lekuren

Mendoni gjithnje per zinkun. Nos papilles jane plot me receptore qe kerkojne zink. Keto oligo-elemente na ndihmojne per te ruajtur shijen dhe siguron nje funksionim me te mire te sistemit imunitar, duke qene kapitale per rigjenerimin e qelizave dhe fabrikimin e kolagjenit te cikatrizimit.

Ku mund ta gjejme ?

Ate e gjejme vecanerisht ne guackat e detit, por edhe tek mishi, shpendet, bajamet, arrat, dritherat e plota dhe prodhimet e ndryshme te qumeshtit. Duhet konsumuar sa me shume vitamina C, pasi ajo eliminon substancat toksike ne trup. Per me teper, ajo ka cilesi anti-oksidante, kufizon efektin e « radikaleve te lire », si pasoje e perdorimit te duhanit apo diellit qe na djeg.

Ku e gjejme ?

Ne te gjitha agrumet, tek kivi, zarzavatet e fresketa, te cilat duhen perdorur me shumice.

Per te ruajtur linjen

Bashkoni kalciumin me vitaminen D qe te kini nje kocke me te mire te trupit dhe te jeni elegante, pasi kalciumi mund te luaje nje rol kyc ne kontrollimin e peshes se trupit. Vitamina D (e sintetizuar nga lekura nen efektin e drites) dhe vitamina C, e cila lejon qe ajo te fiksohet nga kocka, jane shume te nevojshme.

Ku e gjejme ?

Kalciumin e gjejme ne prodhimet e qumeshtit (me mire kur eshte i skremuar) dhe tek probiotiket (se fundi eshte provuar se keto produkte jane efikase ne mbrojtjen imunitare dhe per digjestionin, tretjen). Vitamina D gjendet me shume tek peshqit, « frutat » e detit, veza, etj.

Per formen

Mos harroni ushqimet me sheqer te ngadalte, te cilat bejne qe organizmi te ruaje energjine. Keto ushqime jane te rendesishme per te luftuar vec te tjerash dhe semundjet kardio-vaskulare. Ushqimet me sheqer te ngadalte (qe konsumohet ngadale) jane buka, makaronat dhe orizi i plote, si dhe zarzavatet e thata. Duhet konsumuar nga pak dhe ne cdo vakt.

Per te rigjeneruar trupin

Beni kujdes qe te hani ushqime me proteina. Ato ndihmojne qe muskujt te jene ne forme si dhe ndihmojne ne drejtim te anti-korpeve, hormoneve dhe neuro-transmetuesve te trupit.

Ku gjenden ?

Me shume ato i gjejme tek veza, por edhe tek mishi, peshqit, krustacet, prodhimet e qumeshtit, etj. Me pak ndodhen tek dritherat dhe zarzavatet.

Arrat, bajamet…

Lengjet e yndyrshme jane anti-oksidante te fuqishme. Ato luftojne shenjat e plakjes, vecanerisht rrudhat dhe leshimin e lekures. Ato ndihmojne dhe kunder disa semundjeve si dhe ne ekuilibrimin e peshes trupore.

Ku gjenden ato ?

Ato mund ti gjejme tek arrat, bajamet, susami, etj, te fresketa ose ne forme vaji. Mund ti hame normalisht ose dhe ti perzjejme ne sallatat apo zarzavatet qe gatuajme.

Merrni sa me shume polifenole

Ato jane anti-oksidante te shkelqyera dhe te domosdoshme per te ruajtur qelizat. Eshte i njohur efekti i tyre kunder semundjeve kardio-vaskulare, kunder kancereve apo osteoporozes.

Ku gjenden ato?

Mund ti gjeni fare lehte tek caji, cokollata, vera, por vecanerisht dhe tek frutat e “kuqe”, pra tek luleshtrydhet, qershia, manaferrat, sheget, kumbullat, etj, te cilat jane te pasura me polifenole te tipit “anthocyane”. Por i gjejme edhe tek mollet, dardhat, rrushi apo qitrot.

Per humorin tuaj dhe mbrojtjen imunitare

Synoni qe te merrni ushqime qe lidhen e ato qe quhen omega, pasi acidet e yndyrshme jane te domosdoshme ne funksionimin cerebral, perforcimin e membranes qelizore, qe frenojne stokimin e yndyrnave apo rregullojne procesin e eliminimit te tyre, duke luftuar nderkohe dhe kunder feomeneve inflamatore te plakjes. Ato permiresojne cilesine e lekures dhe shtojne masen muskulare.

Ku gjenden?

Ato gjenden tek vaji i peshkut, frutat e detit dhe te gjithe peshqit e yndyrshem te deteve te ftohta si salmoni i detit (omega 3 dhe omega 6), sardelet, toni, etj. Keto ushqime jane te vetmet qe sjellin jodin e domosdoshem per trupin e njeriut. Duhet te perdoren te pakten dy here ne jave, ne se eshte e mundur.

Shtoni hekur

Eshte pikerisht hekuri ai qe siguron nje performance intelektuale. Nje studim i universitetit te Pensylvani-se, i kryer mbi 119 gra, tregoi se ato qe kishin nje performance me te madhe intelektuale se te tjerat, ishin ato qe ne analizen e gjakut kishin nje perqindje normale te hekurit.

Ku gjendet ai?

Hekurin mund ta gjejme duke konsumuar melci apo zorre, te cilat njihen si ushqime qe kane shume hekur. Duhet te perdoren te pakten nje here ne dy jave. Por e gjejme ate edhe tek peshqit, toni, frutat e detit, gjeli i detit, vici, demi, etj. Po ne vegjetalet ?... Po, e gjejme ate edhe tek thierrzat, fasulet e thata, spinaqi, geshtenjat, gruri, majdanozi, kepurdhat, etj. Por absorbimi i hekurit varet shume dhe nga perdorimi i ushqimeve te tjera.