"Fiat" kthehet nė tregun amerikan pas 30 viteve

Prodhuesi italian i automobilave "Fiat" sėrish kthehet nė tregun amerikan pas 30 viteve mungesė dhe tash dilerėt e grupacionit "Krajsler" duhet tė vendosin nėse do ta shesin brendin italian, i cili nė fillim do tė ofrojė vetėm njė model, tė voglin "Fiat 500".

Nė takimin nė Detroit, rreth 400 tregtarė tė "Krajsler", "Doxh" dhe "Xhip", tė cilėt punojnė nė kuadėr tė "grupit Krajsler" dhe tė cilėt dėshirojnė tė shesin automjete tė "Fiat", theksuan se miniautomobili ekzotik "Fiat 500" nė fillim do tė jetė modeli i vetėm nė vitin 2011 nė sallonet e saj tė shitjes.

Shitėsit e "Krajsler" planifikojnė se do tė mund tė dėrgojnė 50.000 automjete tė vogla tė "Fiat" nė SHBA vitin e ardhshėm, nė 165 qendra nė 125 kryesisht qytetet mė tė mėdha, nė tregun mė tė madh tė automjeteve tė vogla nė botė.

"Fiat", i cili ka 20 pėr qind nga aksionet e "Krajlser", planifikon ta promovojė miniautomobilin e vet nė Panairin nė Los Anxhelos nė muajin nėntor tė kėtij viti.

"Fiati" i vogėl do tė pėrpunohet nė fabrikėn meksikane Toluka, ndėrsa motori i tij nė SHBA. Ēmimi akoma nuk ėshtė publikuar, por pritet se do tė jetė rreth 15.000 dollarė.

Prodhuesi italian sė fundi herė i shiti automjetet e tij nė vitin 1983, por e braktisi vendin pėr shkak tė cilėsisė sė keqe dhe rėnies drastike tė shitjes.