Investime te mėdha priten te bėhen ne Shqipėri!
Nga Armand Maho
Zėdhėnėsja e qeverisė, Majlinda Bregu, tha dje se interesi i investitorėve tė huaj pėr Shqipėrinė ėshtė rritur, ndėrsa numėroi disa investime strategjikė qė pritet tė realizohen nė tregun e energjitikės, por dhe nė atė bankar dhe tė sigurimeve. Vendimet e qeverisė, nė kėto dy muajt e fundit, qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėto investime nė Shqipėri, janė mė shumė se totali i tė gjitha investimeve tė kryera gjatė periudhės 1990 2006. Kėshilli i Ministrave ka miratuar ndėrtimin e hidrocentralit nė kaskadėn e Devollit, nga kompania e njohur austriake EVN, njė investim ky qė kushton rreth 1 miliard dollarė.
Njė tjetėr investim po kaq i rėndėsishėm prej 150 milionė dollarėsh ėshtė dhe rikonstruksioni i TEC-it tė Fierit. Ofertat e ankandit pėr kėtė projekt do tė hapen nė fillim tė muajit shtator. Shumė kompani tė tjera tė mėdha botėrore po tregojnė njė interes tė madh, gjithnjė nė rritje pėr burime tė tjera ujore tė vendit pėr tė investuar pėr njė seri hidrocentalesh nga 1 deri 100 megavat, - tha Bregu. Janė paraqitur rreth 120 kėrkesa pėr ndėrtimin e kėtyre hidrocentraleve tė vogla, 28 prej tė cilave kanė kaluar tenderin. Dy javė mė parė, u nėnshkrua kontrata pėr ndėrtimin e linjės 400 kv Tiranė Podgoricė. Kompania ASG Power do tė investojė nė ndėrtimin e njė kompleksi energjitik me gaz natyral tė lėngshėm nė rajonin e Fierit, njė investim qė kap shifrėn prej 300 milionė eurosh. Ndėrsa javėn qė vjen qeveria do tė vendosė pėr njė tjetėr investim tė madh nė fushėn e energjitikės, ndėrtimin e kabėllit nėnujor qė do tė lidhė sistemin e transmetimit tė Shqipėrisė me atė tė Italisė. Njė projekt mė shumė ky qė synon qėllimin final, furnizimin pa limite tė vendit me energji elektrike, - vijoi mė tej ajo.
Zėdhėnėsja e qeverisė tha se interes po tregohet dhe pėr kėrkimin, nxjerrjen dhe prodhimin e naftės nė Shqipėri.
Nė mbledhjen e fundit tė saj qeveria shqiptare miratoi dy kontrata shumė tė rėndėsishme me kompanitė e mėdha tė naftės Medoil dhe Streamoil & Gaz Limited, kompani kėto qė iu janė shtuar sė fundi shoqėrive tė tjera qė operojnė sot dhe qė e kanė ndryshuar ndjeshėm prodhimin e naftės nė vend deri ne 500 mijė tonė nė vit.
Njė tjetėr investim i madh prej 250 milionė eurosh qė nuk mund tė mos pėrfshihet nė kėtė hartė investimesh tė kompanive tė huaja nė Shqipėri, ėshtė edhe fabrika e ēimentos Antea Cement nė Fushė-Krujė, punimet pėr tė cilėn kanė filluar tashmė.
Javėn qė vjen qeveria vendos dhe pėr njė tjetėr investim tė madh tė kėtij lloji, ndėrtimin e fabrikės sė re tė ēimentos nė Fushė-Krujė nga kompania spanjolle "Cementos Aguila sh.p.k." me njė vlerė prej 250 milionė eurosh, - tha Bregu.
Sistemi bankar
Tregues tė qartė pėr pozicionin solid financiar qė Shqipėria prezanton nė kėto kohė janė dhe investimet e dy bankave tė mėdha qė kanė hyrė tashmė nė rrjetin tonė bankar.
Banka franceze Societe Generale bėhet aksionere kryesore e Bankės Popullore Shqiptare, duke garantuar kėshtu ndikim tė madh nė zhvillimin e mėtejshėm tė sistemit bankar nė Shqipėri.
Ndėrsa Grupi San Paolo IMI qė ėshtė vlerėsuar maksimalisht nė tregun ndėrkombėtar ka blerė 80 pėr qind tė aksioneve tė Bankės Amerikane tė Shqipėrisė.
Tregu i Sigurimeve
Investime janė bėrė gjithashtu dhe nė tregun e sigurimeve shoqėrore. Kompania greke Aspis ka blerė aksione tė kompanisė sė sigurimeve shoqėrore Interalbania. Ndėrsa kompana austriake Unikas ka blerė aksionet e Sigal. Kėto investime e shumė tė tjera qė janė nė pėrfundim e sipėr ose qė kanė mbėrritur nė fazėn e dorėzimit nėpėr agjenci tė ndryshme pėr shqyrtim, por qė janė bėrė gjithsesi pjesė e kėtij volumi tė madh investimesh nė Shqipėri, kapin shifra prej miliarda eurosh.
Gazeta Tema.