NĖ MUNDSH
Nė mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes t'i besosh,
sa herė tė dyshojnė e s’tė pėrfillin,
por edhe dyshimet drejt ti t’i gjykosh.
nė mundsh tė rrish nė pritje, nė pritje pa u lodhur,
a, kur tė urrejnė, urrejtje mos tė ushqesh
madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur
me thjeshtėsi, me to pa rėnė ndesh.
Nė mundsh tė mendosh, por jo nė shkatėrrim
tė ėndėrrosh por jo rob ėndėrrimesh,
dhe t’i trajtosh njėlloj e padallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
nė durofsh dot thėnjet e tua tė drejta
nė kurthe pėr tradhtarėt, kopukėt tė t’i kthejnė
t’i shohėsh tė thyera gjėrat mė te shtrenjta
e prap t’i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.
Nė mundsh fitoret qė ke korrur t’i flijosh
si nė kumar, nė njė tė vetme lojė,
tė rrezikosh, tė humbėsh, e prap t’ia fillosh
dhe humbjen kurrė t’mos e zėshė nė gojė
nė durofsh dot muskul, nerv, puls e zemėr
tė tė shėrbejnė edhe kur gjithēka tė duket e kotė,
e tė qėndrosh kur s’ke mė asgjė veē vullnetit
qė veē njė fjalė “ QĖNDRO” gjithnjė tė thotė.
Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj, por nderin ta ruash
a tė ecėsh pėrkrah mbretit pa krenari qė t’vėrbon
nėse armiku ose miku s’tė bėjnė dot tė vuash
dhe gjithēka e ēmon, por veē sa meriton.
Nė mundsh tė mbushėsh dy minuta aq tė rėnda
me vepra qė peshojnė–Dije dhe mos ke asnjė dyshim
se jotja do jetė bota me cka ka brenda
dhe burrė do tė jesh, o biri im!
( Ēmimi Nobel pėr poezi, 1907 )
RUDYARD KIPLING
1865-1936