U zhvillua nė Shkodėr edicioni i VII i kėngės popullore qytetare shqiptare !



Kavaja, djepi i kėngės dhe traditės kulturore

Vlera, roli dhe rėndėsia e kulturės mbeten pėrcaktuese pėr identitetin e njė populli, tė njė vendi e tė njė kombi. Kavaja mbetet qendra kryesore e drejtimit dhe organizimit tė veprimtarive tė ndryshme kulturore, artistike dhe historike, duke ruajtur e pasuruar fondin autentik tė kulturės qytetare kavajase, duke plotėsuar njė hapėsirė tė munguar nė spektrin e botimeve specifike. Populli i Kavajės ėshtė njė mjeshtėr i kultivimit dhe ekspozimit tė veprimtarive folklorike, tė pasurive folklorike nė tekstet popullore, tė krijimit e tij 500 vjeēare. Populli i Kavajės ka thurrur me pentagramin e shpirtit njė etnofolklor brilant qė ka ardhur nga shekujt dhe shkon drejt shekujve. Paraqitja qė i bėn krijimeve tė tij nė folklore shpreh qartė ekzistencėn e pakontestueshme tė kulturės sonė qytetare dhe historinė e qytetėrimit nė kėngė.

Grupi i Kavajės ka njė traditė tė shkėlqyer nė kultivimin e kėngės popullore qytetare. Para pak kohėsh nė Shkodėr u zhvillua edicioni i VII i kėngės popullore qytetare shqiptare. Festivali tipologjkik folkorik u zhvillua nė atmosferėn tepėr tė kėndshme tė qytetarėve shkodranė. Grupet e ardhura nga tė gjitha prefekturat konkuruan me dinjitet nė kėtė festival. Kryetari i Bashkisė, Lorenc Luka, falenderoi ministrin e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Qendrėn Kombėtare tė Veprimtarive Folklorike, pėr organizimin e kėsaj veprimtarie.

Veshjet kombėtare tė veēanta pėr ēdo qytet, treguan nė Shkodrėn e kėngės popullore qytetare kishte ardhur e gjithė Shqipėria dhe po kėndonte nė njė kor kėngėn e bukur popullore. Ēdo lule ka erėn e vet, thotė njė shprehje popullore. Ndaj ēdo grup meriton ēmimin e veēantė tė traditės dhe tė veshjeve karakteristike tė tyre. Kurora e kėtij festivali ishte pėrzgjedhja e emrave tė jurisė si; Agim Krajka, kryetar, ndėr kompozitorėt mė tė njohur tė vendit, Sami Pira, kompozitor nga Prishtina, Zef Ēoba, kompozitor, Agron Xhagolli, professor nė fushėn e folklorit, sidhe artistja dhe kėngėtarja Sabahet Vishnja. Konkurimi i natės sė parė shprehu qartė ambicien pėr ēmim tė secilit grup.

Gjatė konkurimit doli nė pah lidhja e kėngės mes brezave, brezat qė themeluan kėngėn qytetare si dhe atyre qė po vazhdojnė tė ruajnė kulturėn e traditės. Nga grupet mė tė mira pėrmendim Kavajėn, Fierin, Shkodrėn, Elbasanin, Beratin,Vlorėn. Nė ndryshim nga nata e parė e Festivalit, juria u befasua me konkurimin dinjitoz tė grupit tė Kavajės. Ky grup u shoqėrua me duartrokitjet fisnike tė spektatorit shkodran. Kavaja, qė nga kėnga e parė deri nė fund, demonstroi vlerat kulturore tė qytetit tė saj. U duk qartė qė shpėrthyen artistėt e Aleksandėr Moisiut. Kavaja duket qė pas Kupės sė Republikės tashmė do tė ishte dhe fituese e Kurorės sė Festivalit.

Drejtori i Festivalit, zoti Esat Ruka, vlerėsoi grupet pėr seriozitetin qė i kishin dhėnė kėsaj veprimtarie, por tepėr emocionuese ishte kur nė skenė u ngjit ikona e kėngės shkodrane Bik Ndoja, pėr tė marrė ēmimin e dhėnė nga Qendra Kombėtare e Veprimtarive Folklorike. Pas njė konsultimi tė gjatė tė jurisė, ngjitet nė skenė zoti Agim Krajka pėr tė dhėnė ēmimet e kėtij aktiviteti. Ai vlerėsoi tė gjitha grupet, por me ēmim tė parė u vlerėsua Kavaja, me ēmim tė dytė Shkodra, me ēmim tė tretė Fieri.

Grupi i Kavajės u paraqit me kėto kėngė: "Leu dielli nė atė buzė mali" kėnduar nga Jolinda Kaēuli, kėngė e traditės kavajase, ndryshe nga ē'mund tė ndodhė me mjaft krijime tė tjera, kjo kėngė ka tė veēantėn e saj qė kėndohet nė kėtė trevė, ku si kohė-zgjatje e saj pėrcaktohet harku kohor i fillimshekullit tė kaluar. Jolinda interpreton me elegancė, freski dhe muzikalitet. Fillimet e karrierės sė saj artistike, Jolinda i ka qė nė moshė fare tė re. Ajo, me zėrin e saj, ka pėrfaqėsuar denjėsisht vlerat mė tė mira tė kėngės kavajase. Kėnga "Kėndon gjeli pika pika", kėnduar nga Simona Karafili. Ėshtė njė kėngė me traditė tė lashtė. Melodia e saj ėshtė e ngrohtė dhe vargjet e thurura me mjaft shije, mund tė quhet njė nga perlat e kėngės kavajase. Simona bėn qė tė shkrihet vokali nė shoqėrimin instrumental nė njė vijė tė mrekulluesheme. Aktualisht ajo studion pėr Kanto nė Liceun Artistik, ėshtė njė vajzė qė synon tė arrijė shumė lart nė interpretimin e kėngės popullore si dhe asaj tė kultivuar.

"Mun aty ku dridhen qerret", kėndon Enkeleda Arifi, shoqėron grupi i burrave. Ajo ėshtė ndėr kėngėtaret mė tė suksesshme e cila nė Shkodėr u nderua me ēmimin si kėngėtarja mė e mirė. Po tė njėjtin ēmim mori dhe nė Festivalin ēam, organizuar nė Sarandė. Grupi i Burrave ėshtė autoktonia e interpretimit tė kėngės folklorike qytetare tė Kavajės. Nė vetvete, grupi i njohur i burrave mban peshėn kryesore tė ruajtjes, kultivimit dhe pasurimit tė kėngės qytetare. Ky grup me interpretimin virtuoz, ėshtė vlerėsuar jo vetėm nga spektatori, po dhe nga specialistė mė nė zė tė kėngės qytetare.

Kėshilli Bashkiak i qytetit i ka akorduar vlerėsimin "Krenaria e Qytetit". Grupi Valleve. vlerat e valles kavajase janė tė njohura, kjo falė shumė brezave tė valltarėve, tė cilėt me finesė e zhdėrvjelltėsi demonstruan nė skenė traditėn e valles, e cila ka bėrė jehonė jo vetėm brenda vendit, por dhe jashtė tij. Kjo traditė ruhet dhe pasurohet nga Qendra Kulturore "Aleksandėr Moisiu". Ajo ėshtė njė ndjesi artistike tepėr e pėrpunuar, origjinale dhe e papėrsėritshme, qė e identifikon nga trevat e tjera. Kėtu mund tė veēojmė "Vallen e qypave", "Vallen e Zileve", "Vallen Dyshe", "Vallen e Shqipėrisė sė Mesme", qė janė dėshmi e trashėgimisė sonė kulturore. Grupi i Kavajės edhe nė Festivalin e Ēamėrisė nė Sarandė ėshtė nderuar me ēmim tė dytė. Ky grup vijon nė vazhėn e njė tradite, e cila ka ardhur duke e pasuruar me elementė etnokulturore dhe pėrbėn shpirtin poetik tė qytetit tė bukur tė Kavajės.


Gėzim Bara QKVF