Pak nga jeta e Dritero Agollit
Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Korēes ne krahinen e Devollit. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, me pas vazhdoi gjģmnazin ne Gjirokaster ndersa studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhe, Dritėro Agolli ka qene deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe.
Dritėro Agolli
PELEGRIN
Une jam prej kohesh pelegrin
Udhetar ne vendin e shpreses se thyer
Jam ndare padashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gerryer
kerkoj karvanin tim ne rere e ne shpat
karvanin qe e ka nderruar drejtimin me kohe
Ndaj ne udhe jam krejt i humbur, jam fillikat
Me shami te grisur lidhur ne koke
Per uje buza ime u be zhur
*************
Dritėro Agolli
Mos ma kujto
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!
Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!
Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!
Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!
Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!
Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!
E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Dhe syte me shpojne nga shterrja e lotit
Me duhet te arrije karvanin e tretur qekur
Capitur mes vapes, mes shiut e te fothtit
Une jam prej kohesh pelegrin
Shtegtar i karvanit te humbur
Dhe bart ne kurriz nje premtim
Te dhene ne hirin e gjysherve te mundur.
*********
Dritėro Agolli
HESHTJA
Cigaria u dogj gjer ne fund
Mbi tryeze gjumi me mori
Ne xham era perdet i tund
Dhe hesht koridori.
Me koke ne tryeze te flesh
Te shohesh enderra te blerta
Sa ndot!...Te zgjohesh e prap te gjesh
Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta.
*****
Dritėro Agolli
Sirena e lumit
Ajo u vertit lakuriq
Si pata e bardhe ne lume;
Kendonte hutini ne vidh,
Bretkocka ferkohej me shkume.
Me humbi nga syte pastaj,
Sic humbin sirenat e lumit,
Me mbeten vec hiret e saj
Dhe nazet e kurmit.
U zhvesha dhe lumit me not
I rash tri here;
Ju them se notoja aq kot,
Sa dukesha fare i mjere.
Madje dhe bretkocka u lig,
Sa s`donte aspak te me shihte,
Ne vend te hutinit ne vidh
Vec hena fytyren e griste.
29 Maj 2000
****************
Dritėro Agolli
LETRAT
Kur dashuroheshim nė kohėn tonė,
Kur tretesha dhe digjesha pėr ty,
Nga njėri-tjetri letrat vinin vonė,
Kalonte dhe njė muaj apo dy.
Po ndofta dashuria mbahej gjallė,
Se zjarrin mbanin letrat nė udhėtim
Me bicikletė a mushkė apo me kalė
Nė vapė e shi, dėborė dhe thėllim.
Kur dashuroheshim nė kohėn tonė
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nėpėr dhomė telefonė
Dhe nė ėndėrr s'kishte faks dhe internet.
Megjithatė mė mirė qė nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalė e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Njė dashuri tė vjetėr pėr njė cast.