Sot ėshtė prezantuar shefi i ri ekzekutiv i Hewlett-Packard, i cili nėnshkroi kontratėn dhe njoftoi se softueri i biznesiti kompanisė do tė jetė prioriteti kryesor. Leo Apotheker, ish udhėheqės i softuerit tė biznesit pranė SAP AG, ėshtė lideri i ri i HP-sė, i cili nė njė konferencė pėr media theksoi se softueri ėshtė ngjitėsi qė mbanė tė lidhura mes vete pjesė tė ndryshme tė kompanisė.
Softueri ėshtė ai qė siguron se pjesė tė ndryshme tė teknologjisė sonė realisht punojnė sė bashku tha ai.
HP ėshtė duke tentuar qė tė avancojė biznesin e saj tė kompjuterėve personal dhe printerėve duke zgjeruar shėrbimet e saj teknologjike, magazinimin e tė dhėnave dhe sigurinė. Analistėt kanė vėnė nė pikėpyetje punėsimin njė CEO-je qė ka dhėnė dorėheqje befas nga pozita e tij e fundit, ku ka qėndruar pėr mė pak se dy vite.
Por HP mbrojti pėrzgjedhjen e saj tė premten duke thėnė se Apotheker ishte i vetmi kandidat i ofruar pėr pozitėn e shefit ekzekutiv. Drejtori i kompanisė Robert Ryan, tha se Apotheker ka ndihmuar SAP qė tė postojė 18 ēerek me radhė me rritje dyshifrore nė tė hyra softuerike mes 2004 dhe 2009.
Paralajmėrimi i sė premtes ka zėnė nė befasi tė gjithė, duke shkaktuar rėnien e aksioneve tė HP-sė, tė cilat nuk i kanė punėt mirė qysh prej gushtit, kur u bė e ditur se Mark Hurd, do tė largohet nga kompania pėr shkak tė pretendimeve pėr ngacmime seksuale dhe raporteve tė dyshimta pėr shpenzime.
Shumica e analistėve kanė pritur qė HP tė punėsojė shef ekzekutiv nga brenda kompanisė, apo tė merr njė tė jashtėm me njė rezyme mė tė fuqishme sesa ajo e Apotheker. Ky i fundit ėshtė njė gjerman 57 vjeēar, qė ka shpenzuar shumicėn e karrierės nė SAP AG para se tė promovohej si CEO nė prill tė vitit 2008. SAP vendosi qė tė mos rinovojė kontratėn e tij pasi ajo kaloi para tetė muajsh, pėr shkakun se performancat financiare tė SAP filluan me rėnie pasi Apotheker rriti taksat qė duhet tė paguanin konsumatorėt e kompanisė pėr tė mirėmbajtur dhe avancuar softuerin.
Tek HP Apotheker do tė pranojė njė pagė vjetore prej 1.2 milion dollarė, plus njė bonus 4 milion dollarė pėr nėnshkrim tė kontratės dhe njė shumė shtesė prej 4.6 milion dollarė asistencė. Ai do tė fitojė vitin e ardhshėm edhe njė bonus kesh prej 6 milion dollarė.
Apotheker gjithashtu do tė ketė qasje nė aksionet e HP-sė. Ai do tė ketė nė dispozicion 156.000 aksion tė HP-sė, qė do ti pėrfitojė gjatė dy viteve tė ardhshme, dhe do ti ketė nė posedim derisa tė jetė i punėsuar nė kompani. Ai gjithashtu do tė ketė rastin tė fitojė deri nė 728.000 aksione, nėse arrin ti plotėsojė synimet e parapara.
Nė total, Apotheker pėr tre vitet e ardhshme, do tė ketė rastin qė tė mbledh kesh dhe aksione tė stokut, me njė vlerė prej 53 milion dollarė./pcworld.al