Nė segmentin e veturave tė rritura, ‘crossover’, Mazda e ka adutin e saj nė treg qe plot katėr vjet.

Fjala ėshtė, natyrisht, pėr modelin CX-7 i cili nė tregun evropian nuk ka mundur tė depėrtoja sa duhet, para sė gjithash pėr shkak tė motorit me benzinė. Por, si duket kjo gjė mė nė fund ėshtė rregulluar.

E prodhuar mbi platformėn e Mazde6, CX-7 nga ky model e mori edhe pezullimin e pavarur, transmisionin me gjashtė shkallė, derisa motori me benzinė 2.3-litra dhe tėrheqja integrale janė transferuar nga mė “e ashpra” Mazde6 MPS.

Mund tė thuhet se CX-7 ka qenė njė “kryq” ndėrmjet SUV-it dhe monovėllimshit pėr tė ata qė dėshirojnė tė voziten shpejtė, dhe pastaj u nevojitet shumė hapėsirė dhe kanė tendencė qė tė largohen nga rruga e rregulluar nė atė me zhavorr.

Shoferėve mė tė qetė megjithatė nuk i ka pėlqyer harxhimi, kėshtu qė e dėshiruan CX-7 me motorin me naftė, ndėrsa Mazda kėtė dėshirė ua plotėsoi, dhe nė ofertė e futi edhe ndėrruesin manual me gjashtė shpejtėsi.

Nė testin e bėrė vetėm pas dy kilometrave tė kaluara ishte e qartė se motori dylitėrsh common-rail ėshtė masa adekuate pėr crossover-in e Mazda-s. Ndonėse motori me benzinė ėshtė mė potent dhe mė i rafinuar, motori modern me naftė me injektimin e drejtpėrdrejtė nė pėrdorimin e pėrditshėm ėshtė shumė mė efikas pėr makinėn e rėndė 1.800 kilogramė.

Momenti i madh rrotullues prej 400 Nm ėshtė nė dispozicion me 2.000 rrotullime nė minutė, ndėrsa falė masave tė mira tė ndėrmarra dhe elasticitetit tė motorit nuk do tė nevojitet shpesh ta kapeni ndėrruesin e shpejtėsisė, qė nė njė farė forme, ėshtė dėm, pasi qė kohė tė gjatė nuk kishim nė dispozicion njė pajisje tė kėtillė e cila na ofronte kėnaqėsi me rastin e ndėrrimit tė shpejtėsive.

Po tė mos ishte rritur pozicioni me timonin, si edhe hapėsira ndėrmjet shasisė dhe karrocerisė, do tė mendonit se jeni duke vozitur njė veturė sportive, dhe jo njė ‘crossover’ i cili me lartėsi i pėrgjigjet SUV-it kompakt mesatar.

Shasia e ngurtė, pezullimi i pavarur dhe drejtimi i mrekullueshėm e kanė bėrė tė veten, kėshtu qė Mazda nuk krenohet pa arsye kur thotė qė e ka automobilin mė sportiv nė klasė. CX-7 nuk ėshtė krijuar pėr ‘shkretėtirė’, por pa problem do t’i kalojė terrenet tė cilat pėr automobilat me tėrheqjen e pėrparme do tė ishin tė pakalueshėm.

Kjo duhet t’i falėnderohet tėrheqjes sė integruar e cila nė mėnyrė plotėsisht automatike e dėrgon pjesėn mė tė madhe tė momentit rrotullues nė boshtin e pėrparmė, derisa nė kushtet e rrėshqitshme deri nė 50 pėr qind tė momentit rrotullues e drejton nė rrotat e pasme.