Nėse nuk keni punė mė tė menēura pėr tė bėrė qė tė kaloni kohėn, pse nuk do tė shkonit nė gjueti tė aeroplanėve me aplikacionin Plane Finder AR, ėshtė slogani reklamues i cili fundjavėn e kaluar ka shqetėsuar ekspertėt britanikė tė sigurisė dhe politikanėt.

Nė fakt, kompania britanike Pinkfroot ka lansuar aplikacionin e quajtur Plane Finder AR i cili pėrdoruesve tė iPhone dhe Google Android u mundėson qė nė ajėr tė pėrcjellin saktė pozicionin e aeroplanit.

Plane Finder AR, i cili shitet nėpėrmes tė dyqanit online pėr aplikacione tė Apple me ēmim prej dy eurosh, ėshtė lansuar para dy javėsh, e tani pėr tani ai pėrdoret nga mbi 2.000 njerėz. Por, ekspertėt britanikė tė sigurisė vlerėsojnė se aplikacioni duhet ndaluar urgjentisht, sepse ai paraqet njė armė tė rrezikshme nė duart e terroristėve. Menjėherė kanė reaguar edhe disa politikanė britanikė tė cilėt gjatė ditėve tė fundit janė shqetėsuar edhe mė shumė nga rreziku potencial prej sulmeve terroriste tė Al-Kaidas.


“Janė krejtėsisht tė marra ato qė armiqve u ndihmojnė nė gjetjen mė tė lehtė tė caqeve pėr sulm. Qeveria duhet qė menjėherė tė gjej mėnyrė pėr tė shpallur pajisje tė tilla tė jashtėligjshme”, ka deklaruar pėr gazetėn “Daily Mail” Patrick Marcer, deputet i parlamentit nga radhėt e konservativėve i cili ka qenė nė ballė tė komisionit pėr luftė kundėr terrorizmit nė parlamentin britanik.

Aplikacioni kontestues bazohet nė ndeshjen e sinjalit e ashtuquajtur ADS-B (Automatic Dependent Survelliance - Broadcasts), njė teknologji e cila mundėson emetimin e pozicionit tė aeroplanit. Kontrollet ajrore nė Britani tė Madhe dhe Evropė ende nuk kanė miratuar kėtė teknologji, por ajo ėshtė e integruar nė aeroplanė tė ri tė cilėt vazhdimisht emetojnė pozicionin e tyre. Pas sulmit terrorist nė SHBA mė 11 shtator 2001, ekspertėt amerikanė tė sigurisė e kanė shpallur kėtė teknologji tė rrezikshme, sepse ajo hap mundėsi pėr sulme tė reja terroriste me aeroplanė.

Kompania Pinkfroot ėshtė vetėm njė nga shumė kompanitė nė Evropė, Amerikė e Australi tė cilat shfrytėzojnė teknologjinė ADS-B pėr tė ofruar shėrbimet e pėrcjelljes sė pozicionit tė aeroplanit nė ajėr “nė kohė pothuajse reale”.

“Ne vetėm kemi shfrytėzuar informatat tė cilat emetohen lirshėm, e aplikacioni ynė nuk ėshtė tėrėsisht nė kohė reale, por vonohet 30 sekonda. Nėse dikush dėshiron qė me tė vėrtetė tė rrėzojė aeroplanin, aplikacioni ynė nuk ėshtė i nevojshėm, por mund tė blejė radar apo pranues ADS-B”, ka deklaruar Lee Armstrong, drejtor i kompanisė Pinkfroot.