Gjiganti i prodhimit tė celularėve Nokia ka prezantuar njė koncept tė njė celularė qė pėrdor sistem mbushės tė pėrēueshmėrisė sė nxehtėsisė pėr tė mbushur baterinė nė nivele tė plota, gjersa celulari ėshtė nė xhep tė pėrdoruesit.

Nokia e ka emėrtuar E-CU, pėr shkak se E qėndron pėr Environment (Ambientin) dhe CU pėr Copper (Bakrin), qė ėshtė edhe materiali qė ėshtė pėrdorur nė trupin e celularit dhe konverton nxehtėsinė e trupit nė energji.

Koncepti ėshtė dizajnuar nga Patrick Hyland, njė djalosh nga Anglia, por nė mes tjerash duhet theksuar se dizajneri nuk ka paraparė ndonjė lloj mbushėsi tjetėr pėr kėtė koncept. Pėr njė dizajn edhe mė kreativ ai ėshtė pėrkujdesur qė nė pjesėn e prapme tė bėjė edhe gėrryerje tė panelit nė atė formė qė tė duket sikurse sipėrfaqja e tokės kur thahet pas periudhave tė gjata pa reshje tė shiut.

Natyrisht kjo qė po shihni nė imazh ka pak gjasa qė tė del nė prodhim por ende asgjė nuk ėshtė konfirmuar. Mos prisni ndonjė lajm rreth kėtij koncepti nė njė periudhė tė shkurtė kohore ... /pcworld.al