Agjencia pėr kontrollin e cilėsisė sė ushqimeve dhe barnave nė SHBA miratoi kohėt e fundit njė mėnyrė tė re, jo kirurgjike, pėr heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertėt thonė se kjo mėnyrė nuk ėshtė pėr uljen e peshės trupore, por vetėm pėr heqjen e dhjamit nga pjesė tė trupit tė cilat nuk reagojnė ndaj ushtrimeve fizike.
Procedura quhet Zeltiq dhe vepron nė kėtė mėnyrė: specialisti lyen pjesėn e caktuar me njė lloj vazeline. Vazelina ka aftėsi depėrtuese e ftohėse dhe arrin tė ngrijė qelizat yndyrore duke shkaktuar shpėrbėrjen a shkatėrrimin e tyre.
Pėr tė njėtin qėllim, ekziston edhe njė tjetėr procedurė e quajtur Zerona, qė pėrdor rreze lazer me energji tė ulėt. Doktor Laėrence Bass i kirurgjisė plastike thotė, se ėshtė hera e parė qė agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton pėrdorimin e njė teknologjie tė tillė e cila synon pakėsimin e yndyrnave nė trup pa ndėrhyrje kirugjike.
Zeltiq u miratua fillimisht pėr t'u pėrdorur si mjet anastezie gjatė procedurave nė dermatologji. Megjithatė, mjekėt paralajmėrojnė se pacientėt mbipeshė nuk duhet tė presim shumė prej kėsaj metode. Dr Matheė Avram i Spitalit tė Pėrgjithshėm nė Masaēusets thotė se kjo mėnyrė mund tė pėrdoret vetėm pėr disa pjesė tė trupit qė nuk reagojnė ndaj ushtrimeve fizike. Disa ekspertė tregohen edhe mė tė kujdesshėm kur thonė se ndėrkohė qė procedura e re ka si objektiv vetėm yndyrėn nė sipėrfaqe, ajo lė pa prekur dhjamin e dėmshėm nė thellėsi tė trupit.
Cili eshte mendim juaj? A e respektoni dieten?
(burimi BalkanWeb)