Nė librari, volumi i tretė i Pėrrallave Shqiptare. Si u mblodhėn dhe u ripėrpunuan pas gati 50 vjetėsh pėrrallat shqiptare nga toskėrishtja, gegėrishtja dhe dialekti kosovar
Na ishte njė herė njė botė me pėrralla!
Virgjil Muēi rrėfen udhėtimin e tij 10 -vjeēar nė planetin fantastik tė pėrrallave shqiptare
Belina Budini
TIRANĖ Ishte edhe nuk ishte... Ishte ēna ishte njė sahan me qifte, qenka ēna qenka njė sahan me ēemka... Gjyshėrit kėshtu na i kanė pas rrėfyer pėrrallat, duke bėrė sefte me kėto fjalė. Gjithnjė e mė tė paktė janė gjyshėrit qė ende u dėftojnė pėrralla nipėrve, ndėrsa kėta pėrrallėzėn e kanė zėvendėsuar me Nintendo. Pėrrallat janė shndėrruar nė njė botė tė bjerrun. Ky ėshtė konkluzioni i Virgjil Muēit dhe arsyeja pėr tė cilėn ai ka vendosur ta sjellė pėrrallėn shqiptare nė aktualitet.
Qe e mos na qe... na ishte njėherė... Qenka qė mos na qoftė... Ishte mos na ishte...Kishte pas qenė... Qenkėrke mos na qenkėrke njė herė e njė kohė... Kėshtu nisin edhe pėrrallat e rrėfyera nga Virgjil Muēi njėlloj si ato tė rrėfyera nė gjuhėn shqipe njėmijė ose dymijė vjet mė parė. Asgjė nuk ka prekur rishkruesi i kėtyre rrėfenjave nga rrashku i pėrrallave origjinale. Megjithatė, ato nuk kanė mbetur ashtu siē kanė pas qenė vjelė nga goja e popullit.
Qė prej dhjetė vjetėsh, Virgjil Muēi po merret me pėrzgjedhjen dhe ripėrpunimin e tyre dhe sapo e ka mbyllur ciklin e pėrrallave shqiptare, libri i katėrt dhe i fundit i tė cilit ende nuk ėshtė botuar, ndėrsa i tretė sapo ėshtė shfaqur nė stendat e librarive, botuar nga Korbi.
I pyetur nga Shekulli pėr mėnyrėn e pėrpunimit tė kėtyre pėrrallave, rrėfimtari shpjegon se i pari ėshtė procesi i pėrzgjedhjes. Njė pėrrallė shpesh gjendet nė katėr a pesė variante, ndėr to unė jam pėrpjekur tė gjej pėrrallėn mėmė, - shpjegon Muēi, duke shtuar se ndėrhyrja tjetėr e tij ėshtė thuajse kirurgjikale nė kuptimin qė merret me pastrimin e rrėfenjės sė moēme nga barbarizmat, serbizmat, greqizmat, turqizmat etj. si edhe nga shumė anakronizma.
Megjithatė bėj shumė kujdes pėr tė mos prekur sintaksėn, rrashkun e pėrrallės. Duhet ruajtur natyra e tyre. Nė pėrgjithėsi, pėr shembull, pėrrallat e veriut kanė natyrė sintetike dhe ashtu mbeten edhe pas ritregimit tim, ndėrsa pėrrallat e jugut janė mė deskriptive e tė gjera. Ndėrhyrja ime nuk ua heq atyre sharmin, - shpjegon ritreguesi. Mė shumė punė ka kėrkuar ripunimi i pėrrallave kosovare, nė njė dialekt tė vėshtirė e tė lodhshėm siē thotė Virgjil Muēi.
Pėrralla pėr tė ėshtė njė qerthull magjepės nga i cili e ka tė vėshtirė tė dalė. Qė nė krye tė herės e ka nisur me pėrralla. Shpatat nuk u ndryshkėn, Si u bė kampione bretkoca Kuak, Rojtari i pyllit, janė disa nga librat e parė tė krijimtarisė sė Virgjil Muēit dhe tė gjithė libra me pėrralla. Ndėrsa sė fundmi qe Italo Calvino qė i frymėzoi nismėn e katėr vėllimeve me pėrralla shqiptare, ashtu siē pati bėrė edhe autori i famshėm i Komikave Kozmike me pėrrallat e vendit tė vet.
As Italo Calvino e as Virgjil Muēi nuk kanė marrė pėrsipėr vjeljen e pėrrallave nga gojėt e popullit. Burimi i tyre, lėnda qė ata kanė punuar, ka qenė folklori. Bibliografia qė ka shfrytėzuar Muēi nis me katėr vėllimet e Folklorit Shqiptar ose Proza Popullore, botuar nė 1963 dhe 1966 dhe tė paribotuara mė vonė. Por nuk mbarojnė kėtu librat qė ka shfrytėzuar autori pėr katėr vėllimet e ripunuara tė Pėrrallave Shqiptare, ndėr tė cilėt dy tė parat titullohen Pėrralla shqiptare pėr 100+ 1 natė nė volumin njė dhe dy, ndėrsa i treti thjesht Pėrralla Shqiptare.
Prrallat Kombtare tė botuara nė Shkodėr mė 1942 nga P.Donat Kurti, nė Vjenė nga Thimi Mitko mė 1924, Spiro Dine, nė Sofie mė 1908, Stavro Frashėri, nė Durrės mė 1936, Visaret e Kombit, vėllimi i 1939, Pėrrallat e Institutit Albanalogjik tė Prishtinės tė 1979, Prozė Popullore nga Drenica nga Anton Ēetta, nga C. Tagliavini, LAbanese Di Dalamacia, janė disa nga librat jo edhe tė shumtė me pėrralla shqiptare qė ka shfrytėzuar autori. A janė vėrtet shqiptare pėrrallat e treguara nė kėto vėllime?
Autori thotė me siguri qė jo, por edhe me bindje qė po. Janė pėrralla tė treguara nė gjuhėn shqipe. Toponimia ėshtė shqiptare. Gjenia e rrėfimtarėve qėndron nė atė qė ata i kanė veshur pėrrallės petk lokal. Por nė fund tė fundit, pėrralla ėshtė njė memorie globale, planetare. Do ta krahasoja pėrrallėn me njė lumė tė nėndheshėm nafte qė i prek tė gjithė vendet ose me polenin e luleve qė mbartet gjithandej.
Vetė Virgjil Muēit i pėlqejnė fort pėrrallat, aq mė tepėr qė siē shprehet ai me keqardhje, gjyshėrit nuk i kanė rrėfyer pėrralla. Mė sė shumti thotė se ka pėr zemėr pėrrallat me humor, grotesket dhe ato me fantazi tė harbuar. Tė tjera i pėlqejnė pėr frymėn moderne. Ēmoj edhe pėrrallat qė kanė nė vetvete farėn e njė tragjizmi tepėr tė fortė, gati-gati shekspiriane. Dhe nuk ėshtė ēudi, pėrralla Tre bijat e Mbretit nė volumin e fundit tė Pėrrallave Shqiptare tė kujton vetė ato tė pėrshkruarat nga Shekspiri nė veprėn e tij Mbreti Lir.
Pas kėtij udhėtimi tė gjatė nė botėn e pėrrallave shqiptare, Virgjil Muēi ėshtė i bindur se pėrrallat janė njė lėndė e pashterrshme, qė mund tė ushqejė krijimtarinė e gjithė shkrimtarėve. Ai pėrmend Kadarenė si eksploruesin mė tė shkėlqyer tė folkloristikės shqiptare. Qė prej 1996 nė qarkullim, vėllimet e pėrrallave shqiptare vazhdojnė tė shiten shumė dhe ndaj tyre lexuesi ka treguar shumė interes. Njė pjesė e mirė e tirazhit ėshtė tėrhequr nga shqiptarėt qė jetojnė jashtė shtetit pėr fėmijėt e tyre.
Pėrrallėza atje, shėndeti te ne. Pėrrallėza nė lesh, shėndeti prej nesh. As pėrrallėzė ju rrėfeva se pa dashka ju gėnjeva. Pėrralla nė lesh, e mira prej nesh, Pėrralla nė vargu, e mira nė ty e nė mu. As atje qeshė, as drejt dėftova, hipa nė shkallė e firova. Pėrrallėza u mbarua, ai shkoi mirė, po edhe neve do tė shkojmė mirė e mė mirė.
Ky libėr do jetė sė shpejti nė Dyqanin Virtual Shqiptar
Marrė nga Shekulli