Receta Gatimi

Oracle e IBM me marrėveshje rreth Java-sė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Oracle e IBM me marrėveshje rreth Java-sė


    Miliona zhvillues tė softuerit kanė mbajtur kolektivisht frymėn pasi Oracle pati blerė Sun Microsystems mė herėt gjatė kėtij viti. Marrėveshja vuri nė rolin e udhėheqėsit kompaninė Oracle edhe pėr teknologjinė softuerike Java, qė u zhvillua fillimisht nga Sun nė vitin 1995.

    Hapat e parė nuk ishin inkurajues. Nė gusht, Oracle paditi Google, duke pretenduar si sistemi i saj operativ Android qė fuqizon celularėt e menēur, pėrdor nė mėnyrė ilegale ide dhe kode nga Java. Siē dukej Oracle e kishte seriozisht punėn e tė drejtave tė saja pronėsore nė Java, duke kėrkuar tė fitojė tė hyra pėrmes marrėveshjeve tė pagesave.

    Por I.B.M paralajmėroi tė hėnėn se do tė lė anash armiqėsitė e moēme me Sun qė datojnė qysh kaherė, dhe se do tė zhvendos tentimet e saja zhvillues nga iniciativa qė ka sponzoruar deri mė tash e qė quhej Apache Harmony, drejt asaj qė quhet Java. “Kjo do tė duhej tė largojė disa paqartėsi rreth tė ardhmes sė Java” tha Rod Smith, zėvendės president pėr teknologji tė reja pranė I.B.M.

    Java ka rėndėsi tė madhe nė treg sepse gjen pėrdorim tė madh. Java, pėrkatėsisht gjuha programuese, ėshtė gjuhė mėsimi nė shkolla tė mesme dhe kolegje. Veglat e Java qė ofrohen pėrkrahė gjuhės vendosen nė aplikacione softuerike qė bazohen nė ēdo gjė prej mainframes e deri tek celularėt e menēur.

    Sun ka kthyer Java kah komuniteti me kod tė hapur nė vitin 2006, por ka vazhduar ta mbajė atė nėn kontroll. Oracle ka trashėguar ndikimin e Sun ndaj Java, kur ka blerė kompaninė. Ekzekutivėt e Oracle dhe IBM arritėn javėn e kaluar tė ulėn nė tavolinė dhe tė bisedojnė dhe marrėveshja rezultoi shumė shpejtė pas bisedimeve. Ata thanė se inovacioni Java duhet tė vazhdojė me shpejtėsi pėr tė zėnė hapin me zhvillimet harduerike, siē janė mikroēipat qė vazhdimisht janė duke rritur numrin e bėrthamave llogaritėse.

    “Marrėveshja ėshtė pasqyrim i realitetit strategjik me tė cilėn pėrballemi tė dyja kompanitė” tha Adam Messinger, zėvendės president softuerik pranė Oracle. “Ne jemi duke bashkėpunuar dhe kombinuar resurse pėr tė pėrshpejtuar inovacionin nė platformėn Java”.

    Pajtimi i tyre mbulon pėrdorimi i softuerit Java qė pėrdoret zakonisht prej qendrave tė tė dhėnave e deri tek ueb programet. Por nuk ėshtė diskutuar rreth zgjerimit tė bashkėsive tė veglave qė ofron Java nė celularė dhe pajisjet tjera mobile.

    Douglas Lea, njė shkencėtar kompjuterik pranė Universitetit Shtetėror tė Nju Jorkut nė Oswego, dhe njė veteran i standardeve Java dhe grupeve zhvilluesve, e quajti marrėveshjen njė “akt pozitiv”.

    Por pavarėsisht tė gjithave, mosmarrėveshjet e Sun me Google ende nė pėrgjithėsi ngulfasin tė ardhmen e Java , dhe sipas z. Lea kėto dy kompani duhet tė komunikojnė mė shumė mes vete pėr tė lėnė prapa shpinės problemet. /pcworld.al

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ishalla me merr ne pune ndonjedite ORACLE

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Hahahahahhaah ReniX t`uroj sukses

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Oracle padit Google
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-08-2010, 11:48 AM
  2. CEO i Oracle, rreth ngjarjeve nė HP
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-08-2010, 07:04 PM
  3. Nokia e Microsoft arrijnė marrėveshje
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 10:14 PM
  4. Berisha takon Berluskonin:Marrėveshje 2.6 miliardė euro me I
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 12:06 AM
  5. [JAVA] Disa klasa ne java per chat
    Nga Lirenti nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-05-2007, 02:15 PM