Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Gazmend Turdiu, sqaroi qytetarėt nė lidhje me rregullat e zonės shengen, duke thėnė se ēdokush nuk ka tė drejtė tė qėndrojė nė vendet e huaja mė shumė se 90 ditė nga momenti i hyrjes nė zonėn shengen. Pas 180 ditėve e drejta e lėvizjes sė lirė pėrsėritet me njė afat 3-mujor ose 90 ditor tė drejte qėndrimi nė shengen.
Sipas zyrtarit tė Ministrisė sė Jashtme, shtetasit qė duan tė qėndrojnė mė gjatė se 90 ditė nė zonėn shengen, duhet tė kėrkojnė vizėn e tipit D, nė ambasadėn e vendit ku duan tė shkojnė.
Turdiu sqaron se shtetasit qė do tė shkelin rregullat do tė penalizohen me ndalim udhėtimi nė zonėn shengen pėr njė periudhė 5-vjeēare. Sipas specialistit, ndėshkimi pėr shkelėsit e rregullave nuk ėshtė standard dhe ai mund tė jetė mė i ashpėr, varėsisht nga vendi ku ėshtė konsumuar shkelja pasi shtetet e shengen kanė legjislacion tė ndryshėm.
Oficeri i kufirit, do tė kėrkojė nga shtetasi shqiptar, pas liberalizimit tė vizave:
-Pasaportė biometrike
-Mjete financiare, 70 euro nė ditė, pėr ēdo 24-orėsh tė qėndrimit nė shengen
-Siguracion shendetėsor
-Ftesė nga njė person pritės
-Ose konfirmim pėr vendstrehimin